Analisti Artur Zheji thotë se Presidenti Ilir Meta duhet të ndërmarrë hapa për zgjidhjen e krizës, duke theksuar se deklarata e kreut të shtetit se vë në dispozicion mandatin për zgjidhjen e kësaj krize, përveç se është një deklaratë politike, ka forcë ligjore.
“Do i sugjeroja zotit Meta, siç ka thënë dhe deklaruar se vë mandatin e tij në dispozicion të zgjidhjes së krizës, ta forcojë, konkretizojë dhe ta bëjë linjë politike ndaj qasjes për zgjidhjen e krizës.
Kur Presidenti si institucion dhe jo si individ, bën një deklaratë politike, ka forcë ligjore. Nëse e ka thënë që ‘mandatin tim e vë në dispozicion të zgjedhjes së krizës’, ajo merr formën e ligjit, nuk ndryshon në një pozicion të dytë.
Nëse atij do t’i kërkohet si zgjidhje për zgjidhjen e krizës, ai e jep mandatin e tij si President, nëse ia kërkon mazhoracna për të krijuar simetri të largimit nga politika.
Sepse dihet që Rama është produkt politik i Ilir Metës sepse në vitin 2013 ai nuk kishte asnjë shans që të vinte në pushtet si Kryeministër, pa votat e LSI-së dhe Ilir Metës.
Nëse thuhet se kriza është mos largimi i Ramës, atëherë mos largimin e Ramës e merr përsipër Ilir Meta që e solli në pushtet”, theksoi Zheji në Top Channel.
Ai deklaron se po negociata të fshehta midis palëve për zgjidhjen e krizës dhe kjo është një nga arsyet se pse protesta e opozitës u shty për të dielën dhe jo të premten e kësaj jave.
“Forcat politike po presin negociatat dhe shtyrja e protestës, me 2 qershor, është një dëshmi e fortë e negociatës që po zhvillohet midis Partisë Demokratike, e fondit opozitar dhe të Partisë Socialiste.
Disa takime, ku zonja Kryemadhi ka bërë me Bashën, thotë që janë update-me minutë pas minute midis palëve, të një negociate të ethshme që po zhvillohet nëpërmjet palëve për të arritur në një zgjidhje të pëlqyeshme nga të gjitha palët dhe të pranueshme prej tyre.
Sigurisht që mund të them se është opozita ajo që është bërë palë për zgjidhjen e krizës nga mazhoranca. Kemi të bëjmë me një zbythje reale të Ramës”, tha Zheji.
Ai këshilloi nga distanca zotin Basha që të mos ulet në tryezë me Ramën si krueminstër. Sipas tij kjo do të ishte një humbje e madhe për kreun e PD dhe partinë e tij.
“Nëse Basha ulet me Ramën kryeministër, duhet të ikë në shtëpi. Të paktën mbështetja e shumicës së zërave kritik, të gazetarisë, medies, opinionistëve, do ta humbasë krejtësisht.
Do të fitojë Rama. Në vitin 2017 humbi 200 mijë vota nga takimi me Ramën, nga qepallimi që bëri me Ramën.
Nëse do e bëj tani, do të humbasë gjithçka dhe do krijohen forca të forta politike dhe thoshin ‘na ishte dikur një Lulzim Basha’”, paralajmëroi ai.
Qepalla me Ramen 200mij vota.
Llapa me Monen edhe 30mij te tjera.
Zhejin e komentojn 100 vetadhe artikullin nuk ja lexon as njeri:)
ZHEJI PÉDOPHILE RAMA DHE BASHA DO ULEN DO FLASIN DO VENDOSIN DHE LSI DO DALI JASHTE LOJE
KY ESHTE QELLIMI RAMES DHE BASHA DO NXJERI JASHTE LOJE PARTITE PARAZITE PA ANTARE QE JANE BERE ALEATE THJESHTE PER TU ULUR NE PARLAMENT DHE DO KEMI DY FORCA POLITIKE ( PD DHE PS SUR SIGURISHT PS FITON PASI E MAJTA NE SGQIPERI ESHTE SHUMICA
Z.Rama rezulton se eshte njohes i mire i dallkaukeve, budallenjeve, de.bela e dhe te te paafteve!
Ka larguar zyrtar te larte e deri deputet vec per keto cilesi!
Bajge, zhul dhe kellire je o bixhozxhi i mbytur ne borxhe. S’eshte cudi kur ndonje nga borxhlinjte te te fuse ndonje koqe plumbi dhe ceta e Leshitdhise bashke me Lulash Sunqimin te akuzojne Ramen per eliminimin e ketij “korifeu” te kazanit te mutit.
Rama eshte njesh. Qurramanet qe se mundin dot meren me analiza e bejte. Pas 30 Qershorit; na ishte nje PD, na ish nje Kryetar.