E PLOTË/ Të arrestuar dhe të plagosur në veri të Kosovës: Ja çfarë ndodhi

28 Maj 2019, 13:11Rajoni TEMA

Gjatë një aksioni të Policisë së Kosovës në veri të vendit janë arrestuar shumë persona. Policia njofton për të plagosur me armë zjarri.

Një operacion në shkallë të gjërë zhvilloi policia në mëngjesin e sotëm (28.05.2019) në veri të Kosovës, duke arrestuar disa zyrtarë doganorë, zyrtarë të policisë dhe qytetar që dyshohet të jenë të përfshirë në vepra të ndryshme kriminiale.

Të ndaluarit dyshohet se janë të përfshirë, në vepra, pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal, kontrabandim me mallra, keqpërdorim i pozitës zyrtare, dhënie e ryshfetit dhe tregti e ndaluar, njofton policia e Kosovës.

Sipas medieve lokale serbe, në mesin e të arrestuarve është edhe komandanti serb i policisë së komunës së Zubin Potokut, komunë kjo e banuyra më shumicë serbe.

Gjatë operacionit policia ka hasur në rezistencë të armatosur të grupeve të serbëve ku njoftohet se ka pasur edhe policë të plagosur.

Plagosjet e policëve

“Përkundër hasjes në rezistencë të armatosur në veri të Mitrovicës, operacioni policor është duke vazhduar, përfshirë arrestimin dhe kontrollin e disa lokacioneve, të cilat kanë rezultuar me konfiskimin e dëshmive relevante përfshirë edhe armë të gjata”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Mediet lokale njoftojnë se grupe serbësh në veri po mbajnë të bllokuara rrugët kryesore të veriut për të vështirësuar operacionin e policisë së Kosovës.

Policia mohon që operacioni në veri të Kosovës ka të bëjë me rastin e policit të vrarë në veri vitin 2011 Enver Zymberi dhe për rastin e vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq. Gjithashtu, policia pohon se aksione për arrestimin e të dyshuarve janë zhvilluar edhe në Drenicë dhe jo vetëm në veri të Kosovës.

“Këtij operacioni policor i ka paraprirë një hetim disamujor i Inspektoratit të Policisë së Kosovës IPK, dhe Policisë së Kosovës i udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Kosovës, i cili ka rezultuar me dyshimin e bazuar të përfshirjes së disa zyrtarëve policorë dhe të disa qytetarëve në veprimtari kriminale “pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal” dhe vepra tjera të specifikuara. Ky operacion policor është ende në vazhdim e sipër.

Si pasojë e rezistencës në Veri të Mitrovicës, një zyrtar policor është plagosur por është jashtë rrezikut për jetë, përderisa deri më tani janë arrestuar disa zyrtarë policorë, disa qytetarë si dhe janë konfiskuar gjësende të ndryshme përfshirë edhe disa armë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa zëdhënësja e spitalit të Mitrovicës, Nita Mustafa ka deklaurar për mediat e Kosovës se ndërkohë numri i policëve të plagosur është rritur. “Për momentin katër policë janë të plagosur, por ata janë jashtë rrezikut për jetë. Tre prej tyre janë duke u trajtuar në emergjencë dhe njëri në kirurgji”, tha Mustafa. Këto të dhëna ende nuk janë konfirmuar nga Policia e Kosovës.

Reagimi i Kforit

Kfori pohon se kjo është vetëm një operacion policor dhe se as Forca e Sigurisë së Kosovës ose ndonjë forcë tjetër ushtarake nuk është vendosur në veri të Kosovës.

Për shkak të ndjeshmërisë politike të momentit, komandanti Kforit fton të gjitha palët që të merren me mosmarrëveshjet në mënyrë paqësore dhe me përgjegjësi, pa asnjë forcë ose dhunë. Njerëzit duhet të qëndrojnë të qetë, nuk kanë asgjë për t’u frikësuar.

Kfori vazhdon të monitorojë situatën dhe është i gatshëm të intervenojë, nëse kërkohet si përgjegjës i tretë, në mënyrë që të garantojë sigurinë për të gjitha komunitetet, në përputhje me mandatin e vet sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, thuhet në kumtesën e Kforit. Nga veriu njoftohet edhe për fluturimin e një helikopterri të forcave ndërkombëtare, por nuk ka pasur ndonjë ndërhyrje.

Reagimet e zyrtarëve

Edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se operacioni policor në veri ka në shënjestër individë të përfshirë në kontrabandë, krim të organizuar dhe aktivitete të tjera kriminale. “Disa prej personave të përfshirë në këto vepra janë zyrtarë doganorë, policë por edhe qytetarë të rëndomtë. Operacioni u zhvillua me sukses edhe në komunat veriore të Kosovës. Si kryeministër i vendit, konfirmoj se bëhet fjalë për zbatim të ligjit dhe asgjë tjetër. Ftoj serbët e veriut ta ruajnë qetësinë dhe ta respektojnë ligjin”, shkroi në profilin e tij kryeministri Ramush Haradinaj.

Edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ftoi serbët e veriut që ta ruajnë qetësinë, sepse sipas tij, operacioni i policisë është kundër grupeve kriminale dhe për zbatim të rendit dhe ligjit.

“Institucionet e rendit dhe ligjit kanë nevojë për besim dhe përkrahje maksimale të tërë shoqërisë në luftën e pakompromis kundër krimit të organizuar, kontrabandës dhe korrupsionit, në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Shpreh keqardhjen time për plagosjen e policit tonë në krye të detyrës dhe i uroj shërim sa më të shpejt. Në dekadën e dytë të Republikës së Kosovës s’do të ketë vend për krim të organizuar dhe ata që merren me aktivitete të kundërligjshme do të përfundojnë prapa grilave”, shkroi në profilinn e tij Presidenti Thaçi.

Për operacionin e njësive speciale të policisë së Kosovës në veri i menjëhershëm ishte edhe reagimi i Beogradit zyrtarë. Medium publik i Serbisë RTS, shkruan se Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuciq, ka urdhëruar, “vendosjen e të gjitha njësive të Forcave të Armatosura të Serbisë në gjendje të plotë të gatishmërisë luftarake”. Ndërkohë, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, tha për mediet në Serbi se “nëse ndërkombëtarët nuk e ndalin Policinë e Kosovës, Serbia do të kundërpërgjigjet”.

“Flas në emër të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i kemi informuar përfaqësuesit ndërkombëtar se nëse nuk e ndalin aksionin e Prishtinës, kundëraksioni i Serbisë do të ndërmirret brenda ditës së sotme”, citon RTS, Marko Gjuriqin.(DW)

12 komente në “E PLOTË/ Të arrestuar dhe të plagosur në veri të Kosovës: Ja çfarë ndodhi”

  1. undefined says:

    Shkop koqeve …..keshtu marrin vesh pic derrat…qe kujtoj se mund te ….shine leme…si te duan…keshtu eshte per tju a bere dhe atyre 200 koloneve jevgjite ne Himare ardhacakeve qe na bejn “grekun….tju a heqesh pantallonat megjithe breke nga qafa….

    1. Tanguli says:

      Shko fshi qurret o tukrkoshqipfoles qe sdii se ca te pjerdh vrima e gojes.

      1. undefined says:

        Hahahahahaha te dogji o zgjebs bodrumesh o jevgjito-vlleh i ndyre qe qelbesh era coban….

    2. sunitet nuk bejne ''shtet''...........lloji i kafshes! says:

      mjere kolotrypida e sunitit se cdo te heqe,poutaniari Poutin nuk bon shaka,ai madje nuk e rrun nga askush……………….allah uakbar!

      1. xxxxx says:

        Te na rruaj kkkk Putana se nuk jemi si dhjaret e Pontit qe i shkerdhen Erdogani ne Qipro dhe rrine si kurva i lepijn bolet e turkut ketu e 45 vjet jevgjiti mou…..hahahahahahaha shko q…dhjare…bythec sufllaqesh

      2. zenon balla says:

        Mirë thua ti, sunitët nuk bëjnë shtet por perandori, e bëlbëzon kur ia dëgjon kollën…TURKIYE

  2. ¬ says:

    Sërbia thotë botërisht për barrazim politik në mes nesh dhe Beogradit. Meqënëse vëndi ynë është në NATO, duhet ti ndërpritet rruga për në BE, dhe për interesat e saja thotë që s’jemi në NATO, na takon BE, incidentet e fundit demaskojn hapur synimet primitif të tyre.

  3. ben says:

    Serbia do kunderpergjigjet duke ngrene si zakonisht rracionin e mutit qe marrin rregullisht nga kosovaret.

  4. Gora says:

    Ku Jane TFG te komentojne

  5. janullaqis says:

    Ramush haradinaj qenka burr per kombin shqiptar i tha serbve ju leroi motrat ju terhek zvarr dhe e beri sot ,radhen e kan gjak prishurit qe quajn veten grekafon jevgjit egjypti homoseksual si janullati i bejn pipa turkut si kurvat gojore mjer kush e quan veten grrrek

  6. lisi says:

    SERBET E KUPTUAN DHE E PRANUAN ME NE FUND SE GJEJA E VJEDHUR GJITHMONE KTHEHET TEK I ZOTI.

  7. Sanxhaku says:

    Anhlesët what Comes round goes round. Edhe Serbët një dit do I shohim me plaçka në krah drejt karpateve atje ku rusët i shpërngulën me dhunë se ishin barbarë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje