Pas humbjes në zgjedhjet europiane, kryeministri grek, Alexis Tsipras ka njoftuar zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Duke e konsideruar rezultatin e tyre si poshtë pritshmërive, Tsipras ka shtuar se do të kërkojë nga Presidenti i Republikës që të shpërndajë Parlamentin.
Mediat greke llogarisin se zgjedhjet mund të mbahen më 30 qershor, pra pas zgjedhjeve rajonale dhe lokale më 2 qershor, ndërkohë që mandati i rregullt i qeverisë aktuale greke mbaron në muajin tetor.
Sondazhet kishin parashikuar fitoren e partisë opozitare Demokracia e Re, por jo rikthimin në vend të tretë të PASOK.
. POPULLI GREK PO “AUTOKTONISET ” PRA QE MOS MUNDOHEM TE IMITOJ “KOLLAROT”, SHQIP , PO VETE EKZEKUTOHET ..!
Te marrin shembull edhe keta tanet. Doreheqja nuk eshte fundi botes, perkundrazi, tregon moral dhe pergjegjesi.