Pacolli i shkruan Mogherinit: Jemi të shqetësuar me sjelljet e Beogradit, BE-ja të ndërhyjë

27 Maj 2019, 11:01Rajoni TEMA

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh edhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli i ka shkruar letër përfaqësuese së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherinit.

Përmes kësaj letre, Pacolli i ka shprehur Mogherinit shqetësimin lidhur me arrestimin dhe kërcënimin e vazhdueshëm të qytetarëve të Kosovës nga autoritetet serbe.

Pacolli i ka bërë thirrje BE-së, që të ndërhyjë dhe ti ndalojë këto veprime të Beogardit.

Postimi i plotë i Pacollit:

Unë i kam shkruar sot, për të disatën herë, Federica Mogherinit Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme për të shprehur shqetësimin e thellë të Republikës së Kosovës për arrestimin dhe kërcënimin e vazhdueshëm të qytetarëve të Kosovës nga autoritetet serbe në kundërshtim me marrëveshjen e lëvizjes së lirë dhe të drejtat e tyre themelore .

Unë i bëj thirrje BE-së që të ndërhyjë dhe të ndalojë këto veprime nga Beogradi. Kosova është e gatshme të marrë masa për të reaguar dhe për të mbrojtur qytetarët e saj të të gjitha përkatësive etnike dhe fetare. 

1 komente në “Pacolli i shkruan Mogherinit: Jemi të shqetësuar me sjelljet e Beogradit, BE-ja të ndërhyjë”

  1. Titi says:

    Perpara reagoni dhe me pas i shkruani Mogerinit! Nuk ka me cic-mic me serbet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje