Ilir Meta i ftuar sot në emisionin “Debat Plus” të në TV Dukagjini, deklaroi se “dialogu Kosovë-Serbi është një përgjegjësi ekskluzive e udhëheqësve të Kosovës dhe e institucioneve të Kosovës.
Çdo përfshirje e Shqipërisë apo institucioni të Shqipërisë në temat e dialogut Kosovë-Serbi, do të ishte një ndërhyrje e panevojshme”
Ju faleminderit që na jepni mundësinë të shuani kureshtjen lidhur me disa çështje që kanë të bëjnë me marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë, por edhe me qëndrimet tuaja që kanë të bëjnë me korrigjimin e kufijve, por edhe me tema të tjera që lidhen me këtë aspekt. Përse keni deklaruar dhe pse jeni kundër korrigjimit të kufijve, nëse një ide e tillë përfundon dhe e çon deri në fund problemin mes shqiptarëve dhe serbëve apo mes Kosovës dhe Serbisë?
Presidenti Meta: Në mënyrë fare të qartë e të kristaltë, qëndrimi im i vetëm si President i Republikës së Shqipërisë në raport me çështjen e dialogut Kosovë-Serbi ka qenë, është dhe do të mbetet i pandryshueshëm, me çdo faktor të Kosovës apo të Shqipërisë dhe me çdo përfaqësues të faktorëve ndërkombëtarë: dialogu Kosovë-Serbi është një përgjegjësi ekskluzive e udhëheqësve të Kosovës dhe e institucioneve të Kosovës.
Shqipëria, duke e mbështetur këtë dialog do të pranojë dhe duhet të pranojë çdo zgjidhje për të cilën institucionet e Kosovës do të shprehen në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe në përputhje me vullnetin e popullit të Kosovës.
A e dinë të gjitha institucionet e Shqipërisë këtë që po thoni ju? A e di institucioni i kryeministrit?
Unë këtë qëndrim ia kam bërë të qartë edhe kryeministrit tonë, zotit Rama. Ua kam bërë të qartë edhe faktorëve të tjerë. Kam bërë edhe një qëndrim publik.
Çdo përfshirje e Shqipërisë apo institucioni të Shqipërisë në temat e dialogut Kosovë-Serbi, do të ishte një ndërhyrje e panevojshme, që mund të mos rezultonte ndihmuese për sa i takon, në radhë të parë demonstrimit të autoritetit dhe legjitimitetit të plotë të institucioneve të Kosovës. Dhe së dyti mund të krijonte keqkuptime të panevojshme.
Shqipëria ka për detyrë, mendoj unë, t’i kërkojë Kosovës një bashkëpunim, një koordinim, një unifikim për këto tema. Natyrisht edhe një koordinim tepër të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë të Kosovës, por edhe të Shqipërisë dhe të gjithë procesit të integrimit euro-atlantik dhe europian të rajonit tonë.
Kam theksuar me të gjithë, se nevojitet një koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mënyrë të veçantë, por edhe me Gjermaninë, sepse është një faktor kyç dhe do të jetë gjithmonë kyç përsa i takon së ardhmes europiane të rajonit tonë, me Britaninë e Madhe që ka pasur dhe ka një rol të rëndësishëm për rajonin tonë, sidomos për pavarësinë e Kosovës dhe me faktorët e tjerë relevantë e të interesuar pozitivisht për perspektivën e këtij rajoni. Pastaj vendimet i takojnë popullit të Kosovës, u takojnë institucioneve të Kosovës.
Ti je hajdut me bllok ne dore o kurve…. si del e flet per politik o bq.. o monikqor si nuk te nxihet surrati o pis muti , o koklop …. yyyyyy rrace e pisët…
,Ky flet sikur te jete peresidenti i Haitit dhe Shqiperia eshte Haiti. Ne jemi Shqiptare dhe Shqiperia e ka detyre te kujdeset per popullin Shqiptar. kudo qe ndodhet ai. Kete iliri e di mire, por me sa duket ka dale te beje tregeteti dhe interest shqiptare dhe mendon se tregetia me Merkel eshte me leverdi te madhe sepse ai shet interest tona shume lire per tu dukur “moderator” dhe mbeshtetesi me i madh i gjermaneve ne Shqiperi. Nuk mundet zoti Ilir te kenaqesh interest Amerikane dhe ato Shqiptare qe kerkojne bashkimin e trojeve dhe interest Gjermane qe kerkon “konfliktin e ngrire”. Qe te mos zgjatem shume ti edhe kete e di por te ka rene bytha ne uje dhe mendon se duke shitur Shqiperine dhe shqiptarizmen do shpetosh koken tende. Je teper vone. kete ta kishe menduar qe ne kohen e floririt….
Rusia është e duhur në këtë dialog. (nëse ka kohë).
Edhe mosperfshirje, edhe koordinim dashka Likja, edhe si detyre thote ky koordinimi per Shqiperine!!!
Se cfare do koordinoje ky pa u perfshire ne koordinim… se di as vete!
Ky eshte nje ndyresire qe duhet shporrur sa me pare nga Presidenca. Si ka mundesi qe te thuhet se “Shqiperia nuk duhet te perzihet ne punet e Kosove” kur atje jetojne 2 miljon shqiptare dhe Qeveria jone e ka detyrim kushtetues te mbeshtese shqiptaret kudo ku jetojne. Greqia ka nje komunitet shume te vogel minoritaresh dhe fut hundet ne cdo pune te tyre ketu tek ne, por ne nuk paskemi te drejte te perzihemi ne punet e te tjereve, qe ne fakt jane vellezerit tane te nje gjaku?