Për herë të parë, një transgjinor kryetar bashkie në Itali

28 Maj 2019, 11:48Lifestyle TEMA

Nga Alba Kepi

Zgjedhjet europiane në Itali të 26 majit kanë përkuar me zgjedhjet vendore në rreth 3800 komuna italiane ku është votuar për zgjedhjen e kryetarëve të Bashkisë dhe Këshillave bashkiake.

Për herë të parë në Itali, një transgjinor është zgjdhur kryetar bashkie.

Transgjinori  Gianmarco Negri, që në lindje quhej Maria, e me profesionin avokat ,është kryetari i ri i bashkisë së komunës Tromello me 3 mijë banorë në provincën e Pavias

Në zgjedhjet e 26 majit ai fitoi kundër kandidatit legist me 37.5% të votave.

“Që në fëmijëri jam ndjerë mashkull, thotë ai, e mundohesha të shtypja qënien time femër. Derisa më moshën 35 vjeçe vendosa të ndryshoj seks.”

Transgjinori Ginamarco Negri është votuar nga shumica e bashkëqytetarëve të tij, e një sinjal ky pozitiv që kjo qytezë e vogël sjell ndaj komunitetit LGBT e shoqërisë italiane.

1 komente në “Për herë të parë, një transgjinor kryetar bashkie në Itali”

  1. ¬ says:

    Kriza ekonomike që ka mbërthyer Italinë., ja ka ulur vlerën në botë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje