Skënder Gjinush i përgjigjet kritikëve: Në shkencë jam si Zidan që s’luaj më futboll por jam trajner, ja e vërteta e përplasjes me gazetaren

28 Maj 2019, 10:15Politika TEMA

Skënder Gjinushi thotë se incidenti me gazetaren Enkelejda Mema pas zgjedhjes së tij në krye të Akademisë së Shkencave është keqinterpretuar.

Ai thekson se në bashkëbisedim përdori kriterin e proporcionalitetit, duke nënkuptuar se incidenti mes tyre ndodhi pasi gazetarja ishte e revoltuar.

Gjinushi shprehet se s’do kishte kandiduar nëse nuk do ishte shtyrë pothuajse nga të gjithë anëtarët e Akademisë së Shkencave.

Zërave që e veçojnë nga shkenca ju përgjigjet se ndihet si Zinedin Zidan, që nuk luan më futboll, por është trajner.

Në takimin e parë me Edi Ramën në cilësinë e kreut të Akademisë së Shkencave, ai shprehet e ka këshilluar kryeministrin që zgjidhja me opozitën të gjendet me dialog dhe më pas të merren masa.

Komentet kryetari i ri i Akademisës Shkencave, Skënder Gjinushi i bëri në studion e emisionit “Politika Online”.

3 komente në “Skënder Gjinush i përgjigjet kritikëve: Në shkencë jam si Zidan që s’luaj më futboll por jam trajner, ja e vërteta e përplasjes me gazetaren”

  1. faro says:

    E kanë zili se është burrë i zgjuar. Madje edhe gjatë diktatures u dallua si një nga të RRALLËT, që mbronte idetë e tij, svsngardde, ndërkohë që të tjerët as nuk guxonin t’i çonin ndër mend.

  2. ¬ says:

    Kjo s’rrezikon të ndodhë. Deklarat fatëkeqe e social demokratëve.

  3. faro says:

    E kanë zili se është burrë i zgjuar. Madje edhe gjatë diktatures u dallua si një nga të RRALLËT, që mbronte idetë e tij, avangarde, ndërkohë që të tjerët as nuk guxonin t’i çonin ndër mend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje