“Reporter pa kufij” i ka kushtuar një artikull dhunës që është ushtruar në protestat e opozitës ndaj punonjësve të medias.
Në artikull përmendet edhe rasti i operatorit të Top Channel, Besfort Kryeziu i cili mbeti i plagosur në protestë.
Në një intervistë për Top Channel, më herët gazetarë të ndryshëm u shprehën për këtë gjë.
“Mbaj mend që mes të maskuarve ishte dhe një zonjë me moshë sa të mamasë time që sulmonte.
Njerëzit duhet të na shohin ne si persona që bëjmë një profesion dhe pasqyrojnë atë që ndodh në terren dhe jo si keqbërës, nuk jemi të tillë”, thotë Eno Xhaja.
Arsen Rusta punon prej 15 vjetësh në gazetari. Ai thotë se Italia është i vetmi vend në Europë që ka një Institut privat për pensionin e gazetarit.
“Po ndodhin ndryshime në Kodin Penal dhe askush nuk e kategorizon dhunën ndaj gazetarit si vepër më vete, ashtu si për mjeket dhe mësuesit. Ka ardhur koha që gazetari të ketë një status”, shprehet Arsen Rusta.
Esiona Konomi që prej 5 vjetësh ndjek aktivitetet opozitare dhe qeveritare thotë se në tubimin e fundit protestuesit rrethuan makinën me logo dhe nuk e lejonin të lëvizte, duke dhunuar fizikisht disa prej reportereve të Report tv.
“Zoti Basha dhe zoti Rama ndahen per 1000 arsye, por janë në unison në sulmin ndaj gazetareve dhe operatoreve që sa vjen dhe po shtohet”, thotë Esiona Konomi.
Klodiana Lala punon prej gati 15 vjetësh në terren si gazetarë kronikë.
“Ta marrin vesh njëherë e mirë, policia, qytetarët dhe politika që gazetari është i shenjtë. Ai është aty për të raportuar ngjarje me paanshmëri, detaje që publiku nga shtëpia nuk i sheh”, shprehet Klodiana Lala.
Shumë mirë që Reporterët pa kufij kanë pasqyruar dhunën ndaj gazetarëve dhe kameramanëve, por nuk kuptoj qëndrimin e gazetarëve që kanë raportuar tek Reporterët pa kufij. Çfarë pune ka pozita në këtë rast, a ishte pozita apo opozita me maska dhe dhunoi gazetarin? Sa për Klodiana Lalën e dimë që ka hall të madh që nuk ja zgjidh dot qeveria, sepse të keqen e ka nga ata që ajo i quan të sajt. Sa për dijeni, a u prononcua opozita për dhunën ndaj jush apo ishte dakort. Kur raportoni gazetarë të dashur,raportoni për rastin dhe jo për çfarë mendoni ju, se i bëni lëmsh gjërat pastaj.
PO ku jeni ju gazetare ???? Ju nuk i sherbeni gazetarise. Ju shohim ne medien televizive dhe ne median e shkruar,neper gazeta.
Cfare drejtesi tregoni ju,???? Ju i sherbeni partive , dhe na vjen keq se i sherbeni atyre qe ushtrojne dhune.
Te ishit ju gazeare ne shtetet e perparuara te Europes,e kam fjalen per ato shtete te perparuara ne demokraci,sepse ju akoma se keni kuptuar fjalen DEMOKRACI.
Qe do te thote shprehje e te drejtave ligjore,por ju nuk e dini se cka eshte ligji kur mbroni njerez qe dhunojne shtetin,dhe institucionet shteterore
njerez qe dhunojne policine. Nuk e quani dhune ate qe protestuesit bejne,per ju gazetaret eshte normale,sepse jeni ju qe e nxitni
dhunen me shkrimet dhe me qendrimet qe mbani neper studjot televizive.
Ajo nuk eshte gazetari. Ju nxitni dhunen dhe per kete ju duhet denuar Po kush te ju denojne ju?????
Na moj ti e Tik Llalles
Kur u bere e shenjte ti??
Po qe llaposni genjeshtra e shenjte
eshte..e??
Po qe merrni nga dosjet e prokurorise e i botoni e?
A kane te drejte gazetaret shqiptare te ankohen? 100%te drejte.A duhet edhe ne media nje autoreforme? 100% qe duhet.Mediat ne shqiperi nuk jane te pa varura,jane te lidhura ngushte pe politiken.Shume gazetare ne shqiperi nuk kane bazen per ate profesion,nuk respektojne bazen e gazetarise qe eshte verifikimi i burimeve,dhe personalisht mendoj qe mediat ne shqiperi duhet te organizohen ne menyte serioze,me njeres serioze e te pergatitur,qe ti mbrojne interesat e kategorise por edhe te flakin tutje shatlatanet,dhe hajnat qe jane fshehur ne ate profesion.Me pas eshte me lehte te kerkosh e te arrish ne rezultat ,nje kuader ligjor te pershtateshem per kategorine,madje te gjesh edhe nje mbeshtetje shume me te gjere ne popull per kerkesen me se legjitime,por pak si para radhe sipas mendimit tim modest.