Shkrimtarja dhe publicistja Flutura Açka, e ftuar në emisionin “Provokacija” me Mustafa Nano ka ndarë mendimin e saj për çështje të politikës së gabuar që kanë rrjedhur në vitet e tranzicionit.
Sipas Açkës, gabimet e politikës kanë filluar që me mos-purifikimin e shoqërisë nga krimet komuniste, që sipas saj nëse kjo do ishte bërë në kohën e duhur, ndoshta do të kishim një zhvillim ndryshe të jetës politiko-shoqërore në Shqipëri.
Mustafa Nano: Në këtë vend kanë ndodhur shumë gjëra të shëmtuara dhe për shkak të këtyre gjërave te një pjesë njerëzish kanë filluar të rikuperojnë një lloj nostalgjie për komunizmin, kjo është një nga pasojat më të rënda të gjerave që bëjmë sot, si mendoni?
Flutura Açka: Në fakt kjo nuk erdhi vetëm si shkak i një nostalgjie por edhe si në formën e një trendi, të mos harrojmë që në vitet e para të qeverisjes socialiste, trendi u pa menjëherë, që me shfaqjen e portreteve të Enver Hoxhës dhe ky trend vazhdoi për keq.
Mustafa Nano: Ju mendoni se i ka inspiruar dikush?
Flutura Açka: Kjo gjë e ndihmoi këtë lloj nostalgjie sepse për 25 vite kishte një lloj topitje, ky trend e ndihmoi këtë lloj nostalgjie. Partia Socialiste mendoj se për disa vota bëjnë edhe pakte me djallin.
Mustafa Nano: Lidhur me qëndrimin ndaj komunizmit sidomos kur bëhet debati lidhur me luftën nacional çlirimtare dhe me disa figura të luftës, Edi Rama bëri një gjest interesant lidhur me ceremoninë e varrimit të Mit’hat Frashërit, ishte një gjest interesant që synonte përafrimin e palëve në qëndrimin që do të mbajnë ndaj disa figurave, si mendoni?
Flutura Açka: Sigurisht edhe referencat që ai ka shpesh ndaj këtyre njerëzve, ka qenë një gjest për tu respektuar bëri atë që nuk e bëri PD-ja, bëri një shtëpi gjethesh, një muzeum tjetër të kësaj natyre pavarësisht se një pjesë e tyre janë “kica” dhe “kallp”.
Mustafa Nano: Jeni kundër?
Flutura Açka: Jo nuk jam kundër, jam pro por problemi është që kur shkon, im bir ma ka bërë këtë pyetje kur e pamë shtëpinë e gjetheve bashkë, “o mam unë shoh aty viktimat po vrasësit kush janë?”. Derisa jep viktimat duhet të japësh edhe vrasësit se kjo është historia. Janë fshirë vrasësit, më falni por historia ka dy anë jo vetëm një: “ata që ne kemi interesin për tu marrë votat”. Kemi nevojë të tregojmë të vërtetën.
Mustafa Nano: Nuk është kaq kollaj të japim recetat e shkëputjeve prej regjimeve totalitare siç ishte ai komunist i Enver Hoxhës, ka praktika të ndryshme por të gjithë ankohen për shkëputjen nga regjimi diktatorial, sublimohet pak regjimi spanjoll, që duket ka qenë më i miri, mirëpo ai ka synuar pajtimin e palëve jo dënimin e tyre.
Flutura Açka: Edhe trendi ynë ashtu ka qenë në fillim fare, mos harroni formulën me të cilin erdhi Berisha në pushtet, unë kam qenë skeptike ndaj asaj formule, “të gjithë jemi bashkëvuajtës të gjithë jemi bashkëfajtorë”, jo zotëri unë nuk jam bashkëfajtore sepse prej meje nuk ka vuajtur askush dhe ky mund të ketë qenë fillimi i atij gabimi, që tani ne shohim këto pankartat papritur.
Mustafa Nano: Në vitet 90 nuk e kisha menduar kurrë, që në vitin 2019, unë bashkë me të tjerë do flisnim ende për komunizmin e Enver Hoxhës, duhet ti kishim zgjidhur këto probleme mendoj.
Flutura Açka: Po këtë po them, jemi shumë vonë, na ka kaluar treni. Ndoshta ne kemi ngelur në stacion dhe nuk dimë çfarë treni të marrim më sepse nuk i bëmë atëherë kur duheshin bërë. Nuk digjen etapat, çdo etapë duhet në kohën e duhur dhe me njerëzit e duhur.
Trupeshk njerez pas 30 vjetesh prap me komunizem meren…
Pata rastin te degjoj disa nga komentet te Flutures mbreme me Muc Nanon. Komente idioteske. Kerkon falje ndaj te persekutuarve por harron qe nuk ka mbetur persekutor qe te kerkoje falje. Te gjithe ata qe i persekutuan ata njerez ose kane shkuar ne boten tjeter ose kane rrjedhur nga trute se jane mbi 90 vjecare. Kush do tu kerkoje falje te persekutuarve komuinisti Sali Berisha qe gjoja ishte me te persekutuarit dhe i persekutoj me keq? Kjo hidhet me inat kunder Rames, kur Rama vete ka qene femije kur komunizmij persekutonte qytetaret qe thyenin ligjet e asaj kohe dhe nuk ka te beje me persekutimin e tyre. Pra, kush te kerkoje falje? Flutura, me fal por je nje njeri i mbushur ter inat dhe zemerim. Do te helmoje melcine. Cdo shtet kush i del kundra te hedh ne burg. Shiko ne Spanje, nje vend i BE-se dhe demokratik. I rrasi ne burg 5 deputete te saj ne Parlamentit Europian vetem pse mbeshtesin pavaresine e Katalanjes. Pra, mesimi eshte se kushdo qe thyen ligjet e nje shteti qofte ne komunizem qofte ne demokraci perfundon ne burg. Ata, ne fund te fundit thyen ligjet e asaj kohe dhe e pesuan. Nuk ka kerkim falje per thyeresit e ligjit. Falja e shoqerise ndaj tyre eshte bere duke i paguar thyeresit e ligjit me cdo qindarke qe kane qene ne burg, me parate e taksapaguesve dhe me favoret qe ju kane bere gjate ketyre 30 vjeteve duke u dhene punesime me perparesi dhe duke i trajtuar ne menyre specifike. Lidhur me vrasesit, a mendon Acka qe ne muzeun e Hitlerit ne Poloni do te vihen te gjithe emrat e miliona ushtareve qe i sherbyen Hitlerit per te vrare e cfarosur popujt europiane. Mjafton vetem emri i Hitlerit dhe kuptohet se kush eshte persekutori. Regjimi! Flutura, per fat te keq ka inat te madh. Por, kjo do te lere qe te jesh e persekutuar edhe per 30 vjet te tjere. Fale persekutorin tha Krishti: Madje me sakte tha: “Fali o Zot se nuk dine se cfare bejne; per ata qe e gozhduan ne kryq’. A mund ta beje kete Flutura? Mendoj se JO. Por duhet te beje me shume perpjekje per ta arritur kete gjendje.
Ketaj goje corapes zoti e meshirofte…shiko moj hallin qe te ka rene se do ndeshkohesh perseri nga te ligat qe ke insideout.
Kesaj Zonjes i ka mbetur sahati ne vitin 1990!? Harron se komunizmi ka mbaruar si ideologji. Por ne aspektin e mendesise se berjes se puneve, ende ekziston dhe ket e ngriti ne sistem, komunisti diabolik SB.
Po shkoj mo kare bej mdonje gje te hajrit. Te ka ngel ora te komunizmi.
Rama ben ” pakt ” me djallin per disa vota.!!!!
Kurse idhulli yt kryekrimineli Bisha – Berisha ben pakt me vrasesit per te qendruar ne pusht – et dhe. per te kenaqur egon tende te ndyre. Qelbesire
Po për komunistin “e orëve të para” nga shpellat e Tropojës, idhullin tënd diabolik-skizofren, kriminelin “me patentë” Sali Berisha, që hiqet si Prometeu i Demokracisë, nuk na thua “ndonjë gjë” moj Fluturë-shkrimtare i shumëditur…???!!! Juve që ju ka mbetur ora tek krimet e komunizmit, duke nxjerrë bishtin tuaj përjashta (?!), mbartni më shumë se kushdo mentalitetin dhe frymën komunisto-diktatoriale dhe shëmbulli real për këtë që them, është “udhëheqësi” juaj, konglomerat hibrid idioto-fashisto-komunisti, pastrues uturaqesh të Bllokut, e dashur zonjë…!!!
Po pse merreni me kokrren e idiotes
Ksaj i ka ngel sahati ne shqiperi se andej nga hollanda s e pjerdh askush dhe do me qen ne qender te vemendjes po katunare ngelet.
Kush merret me dava gollobordese…..u be shkrimtare…u be politikane….u be ….kurve…
shpesh njeriu priret per te bere komente dhe pastaj i thua vehtes ,cvlere kane keto komente!ne jemi nje popull qe i provuam te dy sistemet madje dhe sisteminfeudal ne te cilen e gjeti qeverija e enver hoxhes.nuk po fflas per arritjet e saj dhe mangesit,por vetia me e mire e njeriut eshte te harroje.po pse nuk po harrohet sistemi i kaluar,sepse ssikur e sotmja te ishte me e mire se e djeshmja do ishte harruar dhe do thonim qe dikur ka qene dhe nje sistemtjeter por shume larg me kete qe kemi.Na habisin pjesa me emadhe e shoqeris se mesme,e cila tek ne zenee nje perqindje me te vogel se shoqeria e varfer .kur shoqeria e mesme te arrij 70% e me teper si numer popullsije ahere askush sdo kujtohet me te kaluaren.le ta arrije kete qeverit tona dhe te shikoni se qe ahere do te jete e kuptueshme te flasim per te kaluaren duke thene qe rakija dikur behej nga rushi.