Kryeministri Markoviç: Malazezët dhe shqiptarët urë e fortë evropiane

29 Maj 2019, 13:07Rajoni TEMA

Bashkëpunimi i mirë ndër-fqinjësor është bazë për qëllimet e përbashkëta të Kosovës dhe Malit të Zi, të cilat janë të orientuara që t’i përkasin strukturave evropiane, ka deklaruar kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviç, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë.

Kryeministri malazez Markoviç, i cili është pritur nga krerët më të lartë institucional të Kosovës, ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Qendrës për Zhvillim të komunitetit malazez në Kosovë.

Ai ka theksuar se kjo qendër do t’i kontribuojë forcimit të lidhjeve të malazezëve të Kosovës me shtetin amë, Malin e Zi, për të kultivuar identitetin, kulturën dhe vlerat e veta.

Kryeministri i Malit të Zi, Markoviç, po qëndron për vizitë në Kosovë, me ftesën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Përveç takimeve me liderët institucional të Kosovës, Markoviç do të marrë pjesë edhe në ceremoninë e inaugurimit të autostradës “Arbër Xhaferi”.

Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, thanë se bashkëpunimi më Malin e Zi është i rëndësishëm në kuadër të procesit të integrimit evropian si dhe për faktin se ky vend fqinj është anëtar i NATO-s.

1 komente në “Kryeministri Markoviç: Malazezët dhe shqiptarët urë e fortë evropiane”

  1. undefined says:

    Kush na qenka keto malazeze ne Kosove …shqiptaret ortodoks te sllavizuar…se ne ate pjese kane jetuar historikisht malesoret shqiptare dhe qe dihet qe disa u sllavizuan per shkak te fes….vete malazezet kane nje te kaluar shqiptare kjo dihet historikisht…..7 fiset shqiptare te Malit te Zi…qe u sllavizuan….te tilla perralla me lesh k degjon vetem ne Gadishullin tone por fajin e kemi vete sna e ka kush tjeter….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje