Standardi i dyfishtë i Berishës për shtyrjen e zgjedhjeve dhe Kushtetutën

29 Maj 2019, 21:25Politika TEMA

Emisioni “Opinion” nis me aktualitetin politik, për shtyrjen e zgjedhjeve lokale. Në studio, drejtuesi i “Opinion”, i nxjerr një video Sali Berishës, të vitit 2006. Berisha si kryeministër, në mënyrë kategorike nuk pranonte shtyerjen e zgjedhjeve, që kërkohej me ngulm në atë kohë nga kryetari socialist, Edi Rama.

“Data e zgjedhjeve nuk mund të shtyhet është vetëm në dorën e presidentit….”, deklaroi asokohe Sali Berisha.

“Ky është një nga shembujt tipik të funksionimit të politikanëve tanë me dy standarte. I njëjti politikan që dikur mbronte të njëjtën tezë duke iu referuar kushtetutës që kushtetuta nuk lejon shtyrjen e zgjedhjeve, sot këto deklarata i gjejmë të përmbysura”, tha Mentor Kikia, gazetar.

“Është deklaratë kundra-thënëse. Në atë kohë z. Berishanuk donte të shtynte datën e zgjedhjeve, tani gjen arsye”, tha Mirela Miroli, gazetare.

Dhe përveç videos së paraqitur në Opinion, Top Story gjeti edhe deklarata të tjera të kryeministrit Berisha në vitin 2006. Ai përmendte edhe kushtetutën, si argumentin kryesor që ndalonte shtyerjen e zgjedhjeve.

Por ndryshe nga kriza parazgjedhore e 2007-tës, kur Berisha mbronte kushtetutën sepse nuk lejonte shtyrjen e zgjedhjeve, sot ish kryeministri ka një tjetër qëndrim.

“Kushtetuta nuk është e para, por pluralizmi politik”, deklaroj në “Opinion” Berisha.

“Kur u intereson politikanët kushtetutën e quajnë barrierën më të madhe që nuk duhet shkelur, anashkaluar, kur nuk u intereson është një dokument i zakonshëm që mund të ndryshojë sa herë të duan”, tha Mentor Kikia.

Pra, jemi përballë një historie ku liderët politikë, ndërrojnë vendet mes pushtetit dhe opozitës, por, nuk mbajnë përgjegjësi për standartin e dyfishtë të tyre.(Top Story)

5 komente në “Standardi i dyfishtë i Berishës për shtyrjen e zgjedhjeve dhe Kushtetutën”

  1. Jep says:

    Atij Sja ndjen per kushtetuten e shqiprise or zotri, ai njeh vec kushtetute te serbise. Ai dhe nja 100 kuksian e bathorsa udbasha qe e ndjekin. Ai esht I vetmi politikan qe Ska byth te shkoj ne vend lindje se rrezik ja q.. E robt e vrasin fare. Kaq trim eshte..

  2. Loku says:

    Ky vend shpeton kur te shkoj ky ne Tufine ose Sharre

  3. j says:

    Cfare politicanti thoni ?
    Ky eshte si ato gropat septike pa asnje derdhje.
    Aty ku muti qendronte nga koha e faraoneve te egjyptit.

  4. prizem says:

    Kufome politike…

  5. Amb says:

    Standart ky kafsha ka vetem burgun e Recit, tani qe shkaterroi PDne dhe po ngordh si force talebane antiperendimore, haxhiqamilase , antishqiptare, me krime berishiste, me duart me gjak dhe plage te tmerrshme ndaj Shqiperise.
    Por nese ky qelbesira qe po ngordh, vazhdon te provokoje me ndonje avventure tjeter te rrezikshme, nuk eshte cudi qe ti rezervojne bashke me familjen e tij kriminale nje fund shume me te hidhur se burgu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje