I pyetur nëse ka menduar të japë dorëheqjen, kryeministri Edi Rama thotë se nuk e menduar një hap të tillë, pasi siç thotë nuk mund të tradhtojë qytetarët, të cilët i kanë dhënë mandatin.
“Unë kam një detyrë që ma ka ngarkuar shumica e shqiptarëve dhe qytetarët nuk i tradhtoj kurrë”, ishte përgjigjja që dha Rama.
Ndërkohë, analisti Neritan Sejamini e ka pyetur kryeministrin Edi Rama se kur do të largohet nga politika sepse deri më tani ka 21 vjet në politikë. Shefi i qeverisë iu përgjigj duke i thënë se për momentin as nuk e ka çuar ndërmend largimin.
“Është e vërtetë që kam në politikë qysh në vitin 1998. S’kam qenë në nivelet më larta, por ministër Kulture dhe falë meje kjo ministri u bë e rëndësishme.
Pastaj u bëra kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe falë meje u kthye Tirana në një qendër të rëndësishme si niveli i dytë i pushtetit.
Pastaj u bëra kryetar i PS, kalova opozitën dhe sot jam këtu.
Nëse do kisha ndjesi se qeverisja po shkon jo mirë, nën sensin e objektivave dhe rezultateve dhe gjërat që duhen bërë, ose nëse do kisha ndjesinë e lodhjes do e kisha menduar, por s’kam as të parën as të dytën dhe mbi të gjitha kam sensin e palëkundshëm të detyrës ndaj njerëzve dhe do ta çoj këtë punë deri në fund.
Për sa i përket kësaj që dalin në rrugë, aty është një popull imagjinar, me punonjës bashkish, kanalizimesh…”, deklaroi Rama në “Open”.
Ne demokraci k/ministri rrezohet vetem nga maxhoranca parlamentare,ose nga ana morale kur jep doreheqjen per ndonje reforme madhore qe nuk e mbeshtet populli,bie fjala siç ishte rasti i k/ministrit Italian Renxi. Asnjerin nga keto kritere per largim nuk i ploteson k/ministri jone. Me djegjen e mandateve nga ana e opozites k/ministri fitoi kredo nderkombetare , e kete per faj te opozites, pasi bene nje veprim antidemokratik e te rendomte ne aspektin profesional, pasi nuk kane te drejte morale para popullit te qahen si langaraçe, te cilet nuk kane lene gje pa vjedhur, e keto i dine sh.mire edhe aleatet tane nderkombetare.
Oligarket,drogaxhinjt dhe kriminelat nuk i ke tradhetuar,perkundrazi,i ke mbrojtur,ndersa qytetaret dhe Shtetin i ke tradhetuar
e masakruar,sepse ke 21 vjet duke i vjedhur!Kur ishe Kryetare Bashkie,merrje 20%,tani qe je Kryeminister 80%.Afro nje miliard
Euro eshte shuma e vjedhur nga D’Rama dhe banda e tij.Karrikja elektrike eshte pak per kete bandit qe e ka kthyer Shqiperine
ne Kolumbine e Europes.
Ka plotesisht te drejte, o shoku Edi, popull real jane vetem perkrahesit e PS. Sa u perkret te paaneshmeve dhe perkrahesve te opozites, keta jane popull imagjinar, ashtu si me te drejte edhe ti i klasifikon. Pse punonjesit e bashkive dhe te kanalizimeve do konsiderojme popull real ne? Rrofsh shoku Edi, te pacim sa malet! Kesaj I them mendje une. Dhe shiko, se mos na tradheton, te mos kemi llafe pastaj? He, me rruac! Na, se dhe per pak harrova, do shkruac ndonje leter tjeter per Bashen sot, mo?
Shume mire.Kete do populli qe te mos japesh dorheqjen,pavaersisht se ate e duan qent e opozites.Ata le te lehin,nuk na behet vone, se populli, (duke perjashtuar grupin e rrugaçeve te opozites),do paqe dhe begati.Doreheqja e Rames e le popullin ne doren e ujqerve,qe ata pastaj te bejen reprazalje sipas qejfit,ashtu siç bente Berisha kur ishte kryeminister.Respekt zoti Rama.Fitorja eshte e ps-te,
Kryeministri Rama eshte histori suksesi dhe dhurat per vendin ……….kush si ai mund te bente kete perparim te dukshem te prekshem anembane vendit . Flm Edi !