Vizita “blic”, kreu i NATO-s Stoltenberg takohet në Tiranë me Ramën para protestës së PD

30 Maj 2019, 21:55Politika TEMA

Ditën e diel, pak orë para protestës së PD dhe aleatëve të saj, Tiranën pritet ta vizitojë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Mësohet se Stoltenberg do të qëndrojë vetëm disa orë në një vizitë të paplanifikuar, ndërsa do të takohet me kryeministrin Edi Rama.

Në qendër të bisedës pritet që të jetë siguria rajonale, por edhe aktualiteti politik në Shqipëri.

Pas Shqipërisë, Stoltenberg do të udhëtojë drejt Maqedonisë për të zhvilluar disa takime me zyrtarët e lartë të vendit fqinj në Shkup.

Ndërkohë, të shtunën shumica hap zyrtarisht fushatën për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. PD dhe aleatët e saj jo vetëm që i ka bojkotuar, por kanë paralajmëruar pengimin e tyre.

Lulzim Basha ka refuzuar thirrjet dhe letrat e kryeministrit për dialog, ndërsa ka kushtëzuar edhe angazhimin e Gjermanisë për të ndërmjetësuar, pasi kërkon me çdo kusht largimin e Edi Ramës.

1 komente në “Vizita “blic”, kreu i NATO-s Stoltenberg takohet në Tiranë me Ramën para protestës së PD”

  1. Komentuesi says:

    Ai do t’ja liroi nenat Bereishes,Bashes,Metes dhe Moniçkes.D t’u shkoi shurra bisk neper brek.Me sekretarin e NATO-s nuk behet shaka.Aq me mire se vendi yne eshte anetar i NATO-s dhe ai nuk ka per te lejuar kure shkelje te rregullave te demokracise ne shqiperi se eshte prekje edhe per vete NATO-n.Ardhja e tij eshte shume pozitive per vendin tone dhe zi per opoziten e veteperjashtuar nga parlamenti dhe zgjedhet e 30 Qershorit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje