Presidenti Ilir Meta dhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha do të vizitojë javën e ardhshme Gjermaninë, ku parashikohet të flitet për krizën politike në vend.
Një fakt të tillë e bën të ditur Deutche Welle në një artikull ku theksohet se javën e ardhshme në Gjemani pritet të vijnë një sërë politikanësh nga Ballkani Perëndimor, ndër ta edhe kreu i opozitës së Shqipërisë, Lulzim Basha dhe presidenti i Republikës, Ilir Meta.
Vizitat e tyre janë jozyrtare, por nuk përjashtohet mundësia që të flitet për mundësitë e ndihmesës gjermane për kapërcimin e krizës në Shqipëri.
Basha ndërkohë, do të ketë takime edhe me aleatët e tij të CDU, të cilët orët e fundit janë shprehur kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë.
Negociatat, qëndrime të kundërta mes Wadephul dhe Roth
Zëvendëskryetari i grupit parlamentar CDU/CSU dhe njëherazi kryetar i grupit parlamentar të Ballkanit Perëndimor, Johann David Wadephul, aleat i Lulzi Bashës, thotë se Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë nga kushtet e caktuara në Këshillin e Ministrave të Jashtëm, të datës 28 qershor 2018.
Wadephul e publikoi këtë deklaratë të enjten paradite në Berlin, si reagim ndaj rekomandimit të Komisionit të BE-së për çeljen e negociatave me Shqipërinë. Wadephul pohon se ekziston një marrëveshje me grupin parlamentar socialdemokrat që çelja e negociatave me Shqipërinë të trajtohet në shtator të vitit 2019.
“Grupi parlamentar CDU/CSU do të shqyrtojë me kujdes raportet e progresit mbi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe do ta krahasojë atë me analizat e tjera që ka në dispozicion. Vetëm në këtë mënyrë mund të marrim një vendim të përgjegjshëm nëse janë plotësuar me të vërtetë kushtet e fillimit të negociatave për anëtarësim të këtyre dy vendeve në BE”, pohon Wadephul, duke shtuar se “një shqyrtim i këtillë nuk mund të bëhet me nxitim”.
Sipas tij, kjo as nuk do të justifikohej dot para popullsisë gjermane, e as nuk do të ishte e drejtë ndaj vendeve në fjalë. “Ndaj Bundestagu gjerman do të mund të vendosë vetëm në fund të shtatorit për çeljen e negociatave të anëtarësimit, sikurse është rënë dakord me kolegët e grupit parlamentar socialdemokrat”.
Ky qëndrim i grupit parlamentar CDU/CSU, të kancelares Angela Merkel, bie ndesh me atë të ministrit të Gjermanisë për Evropën, Michael Roth (SPD), i cili ngul këmbë që Shqipërisë t’i çelen negociatat në qershor, sikurse është premtuar një vit më parë. Roth argumenton në një artikull të publikuar të mërkurën në gazetën Frankfurter Allgemeine Zeitung se Shqipëria i ka plotësuar detyrat e saj dhe se e meriton çeljen e negociatave.
CDU, Wadephul: Asnjë kusht i ministrave nuk është përmbushur
Në anën tjetër, Wadephul është kundër këtij perceptimi, me fjalët se “sipas një analize fillestare Shqipëria deri më tani nuk ka arritur të përmbushë asnjë nga kushtet e vendosura nga ministrat e jashtëm të BE-së, më 26 qershor 2018. “Wadephul jep si shembuj “mosfunksionimin e sistemit gjyqësor, mungesën e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë”. “Nuk janë krijuar ende as organi i posaçëm antikorrupsion e as Byroja kombëtare e Hetimit. Ka përparime në nivelet e ulëta dhe të mesme në luftën kundër korrupsionit. Por ka shumë pak procedura gjyqësore për raste korrupsioni të nivelit të lartë dhe asnjë dënim. Kjo ishte një nga kërkesat e ministrave të jashtëm të BE-së, në qershor të vitit 2018”, shkruan në deklaratën e tij deputeti kristiandemokrat.
Sipas tij, po aq të dobëta janë përpjekjet në luftën kundër krimit të organizuar. “Nuk është hapur asnjë proces gjyqësor kundër politikanëve dhe kriminelëve, që në fillim të vitit dolën se kishin të bënin me blerjen e votave”, thotë ai. Një mangësi që përmend Wadephul është edhe “mospërfundimi i ligjit zgjedhor, një kusht ky i vënë nga ministrat e jashtëm një vit më parë”.
Wadephul pohon se “Shqipërisë i duhet edhe shumë kohë derisa të jetë gati për negociatat e anëtarësimit” dhe se “duhet të bëjë përpjekje maksimale për të përmirësuar kushtet për një vendim pozitiv të BE-së në shtator.”
Ende pa opinion zyrtar për negociatat
Qeveria gjermane ende nuk ka krijuar një opinion unik për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Megjithëse ministri Roth është i mendimit se Shqipëria i ka plotësuar kushtet, zëvendës-zëdhënësja e qeverisë gjermane, Martina Fietz, tha të mërkurën se “do të analizojmë me kujdes progres-raportet dhe pastaj do të shohim se cilat janë konkluzionet operative që do të ndërmarrim”. Në të njëjtën linjë argumentoi edhe zëdhënësja e Ministrisë së jashtme, Maria Adebahr, e cila lajmëroi se tema e çeljes së negociatave do të jetë në axhendën e ministrave të jashtëm të BE-së, më 18 qershor të këtij viti.
Për të dhënë një “po” për çeljen e negociatave, qeverisë gjermane i duhet më parë opinioni i shumicës së deputetëve gjermanë. Sipas burimeve të DW në Berlin, ditët e fundit ka pasur shumë ecejake për ta bindur Parlamentin gjerman ta trajtojë këtë çështje në fillim të qershorit. Burimet tona thonë se deputetët konservatorë deri tani nuk e kanë pranuar këtë kërkesë. Një vendim ky që, sipas analistëve, ka qenë më i lehtë të merret, në një kohë kur edhe vende të tjera, si Franca, Holanda dhe Danimarka, janë kundër fillimit të bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Opinione të ndryshme për krizën
As për zgjidhjen e krizës në Shqipëri qeveria e kancelares Angela Merkel nuk ka krijuar një opinion unik, megjithëse kohët e fundit në Shqipëri janë dëgjuar shumë deputetë nga partia e saj me përfytyrime pjesërisht të ndryshme nga njëra-tjetra për zgjidhjen e krizës. Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme, Maria Adebahr, e quajti të mërkurën “të gabuar vendimin e opozitës për t’u larguar nga Parlamenti” dhe shprehu “keqardhjen që opozita nuk merr pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit”.
Për dialogun pozitë-opozitë
Zëvendëskryetari i grupit parlamentar CDU/CSU e përmend në deklaratën e tij të ditës së enjte sërish krizën në Shqipëri dhe kërkesën e tij për “një dialog të mirëfilltë mes qeverisë dhe opozitës për kapërcimin e krizës shtetërore” dhe vazhdon të ofrohet për të dhënë ndihmesën e tij në zgjidhjen e krizës. “Grupi parlamentar CDU/CSU është ende i gatshëm të ndihmojë. Të dyja palët duhet të jenë të gatshme për një dialog të tillë pa parakushte. Asnjë temë nuk duhet përjashtuar që më parë”, thotë Wadehpul.
Në një deklaratë të mëparshme të dhënë për DW, së bashku me kolegun e tij Christian Schmidt, raportuesi për Shqipërinë në Komisionin e jashtëm, Wadephul kishte lënë të hapur edhe opsionin e shtyrjes së zgjedhjes, si një mundësi për të dalë nga kriza.
Nuk më zë vendin kur lexoj lajme të tilla….si nuk arrijmë të bëhemi një grup sado i vogël dhe të manifestoj perpara PD (shqup) kundër shpifjeve per Shqiperine që bëjnë këta të dy nëpër vendet e tjera. Si mundet kryetari i opozitës, që pretendon të bëhet kryeministër, të shkojë e të shaj vendin e vet vetëm sepse ka mundësi ta bej. Ky nuk mund të jetë kurrë kryeministri im….është diçka e shpifur vërtet…
mendo pastaj qe Presidenti jone Meta te kete besim tek Lulushi kur ai ka thene qe lulushit nuk i beson as per oren kur e pyet sa eshte ? hde keta kane nderrmare te shkojne te nxijne shqiperine ne Europe, e shikoni cfare njerezish dua qe te marrin pushtetin ? dhe hajde tu japesh vote ketyre, ose tu shkosh pas ne protesta, qofte larg
Ka e mesuat ket lajm, nga Mero Abazi?
Normale, se ecja perpara e Shqiperise i nxjerr jashte loje dhe perfundimi dihet, burgu i sigurt.Ata duan te shpetojne gjene e vjedhur dhe te mbajne mbuluar krimet qe kane bere.Po Rama pse ja lepin bythen Bashes apo eshte dhe ai pjese i klanit te tyre?
Mbas drekes pese oreshe te Like Floririt me Plakun e Vicidolit u vendos: Ushtari i Plakut, Kryetari i Opozita se rruges, Basha dhe vete Like Floriri (perfaqeson gruan opozitare) por eshte President i pavarur nga qeveria, por i varur nga gruaja dhe Plaku, te nisen ne vizite jozyrtare ne Gjermani. Ajde kryetar shteti dhe opozite! Do priten ne Gjermani nga Arber Cekaj (Kulici) per te folur per fatin e Shqiperise!
Shqiperise nuk i Kane dhe nuk i mungojne Esad Toptanet . Askush nuk mendon per Shqiperine nga keta politikanet tane sahanlepirsa
TE TURPSHEM , TE FANDAKSURIT , QE KANE FRIKE NGA SPK , ME LOBIME DENOJNE SHQIPERINE , POPULLIN . GJERMANET AKOMA ME TE POSHTER, QE MARRIN PARATE DHE GJOJA LUFTOJNE KUNDER SHQIPERISE . DO TE NA MARRIN TE KEQEN . SHQIPERIA DO TE FUTET NE EUROPE ,PA DESHIREN E POLITIKANEVE TE KORRUPTUAR , ASHTU SI HYRI NE NATO .
Po Meta me cfarë roli shkon? Si përfaqsues i LSI-së? E ka dërguar Mona? Se president nuk mund të jetë, pasi s’e ka ftuar njeri? Pse shkon me Lulin? Ose edhe pa Lulin por në të njëjtën kohë me Lulin viziton të njëjtin vënd, shtrohen shumë pyetje. Si është e mundur të shfrytëzojë postin e presidentin për të bërë kryetarin e LSI-së? Ai paguhet për president bashkë me 86 punonjësit e presidencës, por si duket bën punën e partisë familjare. Pika presidentit se Lulit i ka rënë damllaja. Ulëret si Hitleri, ngre gishtat si Hitleri, të rrisë mustaqet dhe fix-Hitler.
NUK ESHTE FAKTI I I PAR APO I NJEZETI QE KANE TREGUAR HAPET SE JANE KUNDER SHQIPERIS DHE SHQIPETAREVE ME GJITHFAR FORMASH. JA PAK QE DUKEN TE ZAKONESHME. LULI NUK PRANOI TE MIRRTE PER SHOQE JETE NJE SHQIPETARE, OSE PALLATIN E VJEHRRIT QE NDERTOI NE NJE VEND PER TE SFIDUAR GJITH VLOREN E SHQIPERIN DUKE BLLOKUAR PAMJEN ME TE BUKUR TE GJIRIT TE VLORES QE SHFAQEJ KUR DILJE NGA SHKEMBI. SHIKOJE VETEM FORTIFIKATEN E HOLLANDEZIT ME GUR HEKUR E CIMENTO, E ME GJITH KETO E TE TJERA PA NUMUR PRETENDON TE BEHET I PAR I SHQIPETAREVE. EDHE VETEM PER SHKATERRIMIN E ASAJ NGREHINE EDI RAMA E KA JUSTIFIKUAR VOTEN E POPULLIT DHE PO NUK ERDHEN HOLLANDEZET TI VJEDHIN VOTAT EDI RAMA DO RIZGJIDHET EDHE DISA DEKADA NDONSE KA GABIME E MANGESI.
Po qe se shkojne me kete mendje ti bejne hesapet mire se populli ka kohe qe po i duron keto mbetje te periciklueshme.
Keta per interesa personale,siç jane ato te vjedhjes,vrasjeve dhe tradhetise te cilet do pergjihjen nje dite,jane gati te djegin shqiqerine.Nuk kame pare e degjuar qe nje opozite e tere dhe nje president nuk i duan te miren e vendit siç eshte ajo e negociatave me BE-n.Me sa duket po u vjene mortja.Armiq te betuar te popullit shqipetar.
Parlamenti Gjermanisë (bundestagu)., s’votoj për hapjen e negociatave me Sërbin., ç’dreqin kanë me ne ?.
Mos futja ne grop me falni EUROP e forcon meShumPushtetinE ediRames,,,,,policin e ka ushtrin e ka popullin po qe po. Atehere ku do ven keta plera ti fusi ne burg dhe ti tredhi ta harojn 97 tani ka shtet do zoti sna pranojn se europa i katandisi keshtu italin greqin gjith te vegjlit ,,,,,,,edi duhet ti thot europes se ka planin,,,,A,,dhe B,,,,,,dhe greqia ska mire te vi ketu turku fundja njeriu vete me ate qe te do,,,,smund te jetosh me nje qe te uren nga halli