KQZ hedh shortin: Kjo është renditja e partive në fletën e votimit

30 Maj 2019, 21:14Politika TEMA
KQZ hedh shortin: Kjo është renditja e partive në fletën e

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar këtë të enjte fletën e votimit me renditjen përfundimtare të partive politike për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Kjo do jetë renditja që do të sjellë edhe listën e anëtarëve të këshillave bashkiakë.

KQZ hodhi shortin pasditen e sotme por për shkak se dy parti me emër të ngjashëm ishin pranë, është ri-hedhur për të mos krijuar probleme tek votuesit duke sjellë edhe këtë renditje përfundimtare.

Partia e parë në fletën e votimit është FRD e Bamir Topit. Më pas është koalicioni “Shpresa për ndryshim” me 7 parti. E teta është renditur Partia Komuniste e Shqipërisë, ndërsa e nënta Partia Personat me Aftësi të Kufizuar.

Më pas vjen koalicioni i majtë, “Aleanca për Shqipërinë Europiane” me 21 parti. Partia Socialiste e Shqipërisë është në fund të koalicionit dhe mban numrin 30, numër ky i njëjtë me atë të paraqitur nga kryeministri Edi Rama në bluzën që me sa duket do ta shohim shpesh në fushatë.

Partia e Bindja Demokratike e Astrit Patozit është renditur me numrin 36 dhe në fund janë tre kandidatë të pavarur.
Kujtojmë se Partia Demokratike, partia më e madhe opozitare, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe parti të tjera opozitare nuk janë regjistruar për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

1 komente në “KQZ hedh shortin: Kjo është renditja e partive në fletën e votimit”

  1. Naim Frasheri says:

    Po LGBD e Gaz Bardhit dhe Mesila Dodës, ça Numri kanë?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje