Abuzoi me fondet, dënohet me 3 vjet e 5 muaj burg zv.ministri i Transporteve

30 Maj 2019, 15:31Bota TEMA

Gjykata e Xhenovas në Itali ka dënuar me 3 vjet e pesë muaj zv.ministrin e Transporteve, Edoardo Rixi. Rasti u përket viteve 2010-2012 dhe ka të bëjë me shpenzimet e Legës në këshillin rajonal në Liguria. Vendimi i gjykatës ka tejkaluar edhe pretencën e organit të akuzës, e cila kishte kërkuar 3 vjet e 4 muaj.

Rixi është dënuar për pesë akuza. Abuzimet në vlerë dhjetëra mijëra euro janë shpenzime për dreka dhe darka, të cilat janë paguar nga fondet e këshillave rajonalë.

Dënimi mbi 2 vjet burg, kur janë në lojë fondet publike, mund të bëhet subjekt i ligjit Severino, që në rrethana të caktuara vlen edhe për vendime pas shkallës së parë të gjyqësorit. Rixi rrezikon pezullimin deri në 18 muaj nga detyra si deputet.

Por nga ana tjetër, ai nuk humbet emërimin si zëvendësministër, një detyrë e marrë pas formimit të qeverisë “Conte”. Kjo pasi, akti “Severino” prek vetëm postet në të cilat subjekti është zgjedhur me votë. Në këto kushte, Rixi mbetet numri dy i Transporteve, nëse nuk ka një vendim vullnetar për dorëheqje.

Megjithatë, marrëveshja e qeverisjes Lega-Lëvizja 5 Yjet parashikon që duhet të japë dorëheqjen cilido anëtar i qeverisë që dënohet nga gjykata. Partia e Rixit, Lega, është shprehur kundër largimit të tij dhe kjo mund të bëhet shkak për një tjetër “fërkim” mes dy partive që qeverisin Italinë në koalicion.

Rixi, ish-këshilltar rajonal në Liguria, gjatë mandatit të tij të parë në këtë detyrë ka falsifikuar dhe përvetësuar fonde publike. Si përgjegjës për menaxhimin e rimbursimeve të destinuara për grupin e partisë së tij, Lega, Rixi ua ka shpërndarë paratë kolegëve të partisë së tij, pa verifikuar nëse kërkesat e tyre justifikoheshin ose jo. (TemA TV)

2 komente në “Abuzoi me fondet, dënohet me 3 vjet e 5 muaj burg zv.ministri i Transporteve”

  1. katarakti says:

    Kur lexova titullin thashe me vete se me ne fund qenka denuar edhe njezevendesminister ne Shqiperi. Me hajer. Por kur lexova brendine pashe se ishte fjala per Italine.

  2. sapa says:

    I kane plotesuar kushtet shqipot per ne BE eh?apo i nxjerrin qe te kujtojne shqiptaret se te korruptuarit po arrestohen ne shqiperi?nejse mund ti jape edhe Italia borxh ndonje te arrestuar poliqikareve qe te perparojne ne BE!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje