FOTOT: Lindi 250 grame, foshnja më e vogël në botë arriti të mbijetojë

30 Maj 2019, 14:25Lifestyle TEMA
FOTOT: Lindi 250 grame, foshnja më e vogël në botë arriti

Materniteti në San Diego  të mërkurën lindjen e vajzës me peshën më të vogël të regjistruar ndonjëherë, e cila peshonte vetëm 245 gramë kur erdhi në jetë muajin dhjetor.

Kur u lind, vajza e vogël me emrin Saybie peshonte sa një mollë.  Ajo kaloi në barkun e nënës vetëm 27 javë, nga afro 40 sa duhen kaluar normalisht.

Mjekët i thanë babait të foshnjës se ajo kishte maksimumi një orë jetë.

Por kanë kaluar më shumë se pesë muaj dhe ajo ka shkuar në shtëpi si një foshnjë e shëndetshme, që peshon tashmë 5 kilogramë.

Spitali ka ndarë historinë e bebes pasi morën lejen e prindërve, dhe këta të fundit i nderuan infermierët duke ua lënë atyre që të zgjidhnin emrin “Saybie”.

 

1 komente në “FOTOT: Lindi 250 grame, foshnja më e vogël në botë arriti të mbijetojë”

  1. Gaz says:

    4 pound peshonte ne prill (sipas fotove), qe i bier pak me shume se 1,8kg. Sipas perkthimit tuaj, sot peshon 5 kg!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje