Të paktën shtatë persona kanë gjetur vdekjen mbrëmë pas përplajes së dy anijeve në Danub në Budapest, ndërsa 19 të tjerë janë ende në kërkim.
Në pamjet e mëposhtme do të shikonin momentin e aksidentit, kur anija përplaset me një anije tjetër më të vogël pranë ndërtesës së Parlamentit hungarez.
Përplasja, e publikuar nga portali hungarez Blikk.hu tregon një trafik të dendur lumor dhe momentin kur dy anije u përplasën.
Siç është përmendur nga mediat hungareze, në një varkë të vogël, turistike që u mbyt pas përplasjes ishin kryesisht turistë nga Koreja e Jugut, e cila u gjet në një nga shtyllat e urës Margaret.
Sipas autoriteteve, aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:15 në afërsi të Parlamentit të Hungarisë. (TemA)