Një burrë i paemëruar në Kinë ishte viktimë e keqtrajtimit, pasi e dashura e goditi shuplakë mbi 52 herë në publik, pasi ishte nervozuar që nuk ia kishte blerë telefonin e ri për festën e “Shën Valentinit kinez”.
Çifti nga Sichuan është bërë hit në internet për shkak të reagimit të ashpër të vajzës, e cila nuk fitoi atë çfarë kishte pritur nga i dashuri për festë.
Shumica e çifteve më 20 maj festonin atë që kinezët e quajnë festa 520, ku një nga tre ditët e vitit i kushtohet plotësisht dashurisë dhe romancës. (TemA)