Beteja për Berlinin/ Frenezi lobimi pro dhe kundër hapjes së negociatave: Balla-Gjonaj përballë Meta-Bashës

31 Maj 2019, 20:01Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Javën e ardhshme pritet një betejë finale e dy grupimeve në Shqipëri: ai që është pro hapjes së negociatave me BE, pra mazhoranca, si dhe ata që janë shprehur dhe lobojnë për të mos i hapur negociatat.

Aq absurde është bërë kjo lojë, sa energjia negative në Tirana është futur në mes të Berlinit dhe ka infektuar edhe politikën gjermane.

“Beteja për Berlinin” bëhet më interesante kur që më datë 3 qershor, Meta dhe Basha nga njëri krah dhe Balla, Lleshaj dhe Gjonaj nga krahu tjetër, do të jenë në Berlin me axhenda të ndryshme, por sigurisht “lobingu” kundër apo pro hapjes së negociatave do të jetë qëllimi kryesor.

Aq sa në mes CDU-së, partisë së Angela Merkelit, po përplasen për Shqipërinë. Për ta bërë sa më të fortë dhe me nivel të lartë lobimin, javën e ardhshme do të jenë në Berlin presidenti i Republikës Ilir Meta dhe kreu i PD-së Lulzim Basha, që do të marrin pjesë në një mëngjes lutjesh, një lobim politik i grupimeve të djathta, ndërkohë që krerët e mazhorancës; numri dy i PS-së, Taulant Balla dhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, do të jenë në takime të larta bilaterale të ftuar nga Bundestagu gjerman, si me deputetë të CDU-së, PSD-së, por edhe të të gjelbërve, që kanë rritur peshën e tyre në zgjedhjet e fundit europiane.

Pas një deklarate për DW të deputetëve të CDU, Wadephul dhe Schmidt, ku për zgjedhjen e krizes u përmend si mundësi edhe diskutimi për një shtyrje të mundshme të zgjedhjeve lokale, ka patur tre reagime të forta nga brenda  grupit të mazhorancës CDU/CSU.

I pari ishte Nikolas Lobel, i cili deklaroi zgjedhjet jo vetëm nuk duhet të shtyhen, por opozita duhet të kthehet në institucione.

Më pas Mark Hauptman me një deklaratë të forte e cilësonte deklaraten Wadephul-Schmidt ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë dhe shkelje e sovranitetit dhe Kushtetutës, dhe sot anëtari i Kryesisë së CDU, Olav Gutting.

“Ne duhet të jemi të ndjeshëm në mesazhet që dërgojmë nga Gjermania në Shqipëri.

Problemet e brendshme janë shqetësuese, por ne duhet të jemi të kujdesshëm në këshillat që i japim Shqipërisë, për shembull në lidhje me datën e zgjedhjeve.

Ne vetëm mund të themi se largimi nga Parlamenti dhe hedhja e molotovëve nuk është një mundësi. Kjo madje është e gabuar dhe nuk përputhet me vlerat tona.

Mosmarrëveshjet politike duhet të zgjidhen përmes dialogut dhe debateve parlamentare, jo përmes luftimeve në rrugë”, shprehet Olav Gutting.

Zoti Wadephul, i cili njihet per afrimitetin me kryetarin e PD, Basha, pati nje reagim tjetër për Shqipërinë, duke mos permendur më datën e zgjedhjeve, por për progres-raportin e KE, që rekomandoi fillimin e bisedimeve për anetaresim mes BE, duke shprehur rezerva për përmbushjen e kushteve nga Shqipëria.

Po ashtu edhe Krachbaum deklaroi se vendimi do të merret në tetor.

Lidhur me krizën në Shqipëri, reagimi i parë ishte në momentin kur PD dhe LSI dorëzuan mandatet.

CDU/CSU përmes deputetit Florian Hahn, zëdhënës për Çështjet Europian deklaroi se “Shqipëria për momentin është duke luajtur shumë me kredibilitetin tek miqtë europianë.

Në rast se perspektiva për çeljen e negociatave për në BE në mesin e vitit të kaluar ishte ende rozë, tani po shfaqen re të zeza.

Protestat e aktuale në Tiranë pengojnë qeverinë, si dhe paralizojnë funksionimin e parlamentit.

Protestat dhe demonstrtratat bëjnë pjesë tek të drejtat e njeriut dhe janë një tipar dallues i demokracisë, në rast se ato zhvillohen në mënyrën e duhur.

Por deputetët e partive tona partnere në Shqipëri i bëjnë një shërbim të keq (autogol) qëllimit të tyre, nëse nëpërmjet dorëzimit masiv të mandateve do të shkaktojnë një stanjacion politik dhe do të nxisin protesta të dhunshme. Një qëndrim refuzues nuk i shërben as vendit, as qytetarëve”.

Megjithatë qëndrimi zyrtar i Gjermanisë është i shprehur qartë nga ministri për Europën, Michael Roth:

“Në rastin e Shqipërisë, do të doja veçanërisht të theksoja arritjet e thella dhe të nënvizoj reformën e pashembullt gjyqësore. Veçanërisht në shqyrtimin e gjyqësorit, per gjyqtarët dhe prokurorët, Shqipëria ka bërë përparim të ndjeshëm.

Deri tani, pothuajse 100 persona janë kontrolluar duke përfshirë të gjitha 57 rastet prioritare. Janë marrë 97 vendime, 19 njerëz kanë dhene dorëheqja e tyre nga procesi”, thekson ministri gjerman në letrën e tij.

Ai informon Budenstagun për rezultatet e vetting-ut në Shqipëri me largimin e njerëzve të drejtësisë të korruptuar.

Ai shkruan se Gjykata Kushtetuese do të jetë plotësisht funksionale përsëri në gjysmën e dytë të vitit.

Dhe me institucionet e krijuara rishtazi, rruga është gjithashtu e qartë për krijimin e një strukture të veçantë për të luftuar gjithashtu korrupsionin dhe krimin e organizuar nga Byroja Kombëtare e Hetimeve.

18 komente në “Beteja për Berlinin/ Frenezi lobimi pro dhe kundër hapjes së negociatave: Balla-Gjonaj përballë Meta-Bashës”

  1. ¬ says:

    Virusi ndodhet në BE për negociatat. Ne s’mund të bëjmë më shumë se sa duhet.

    1. vang says:

      Pale qe Basha pas deklarates se ”ai qe eshte mysliman i mire eshte dhe demokrat i mire”,cfare do thote ne nje lutje mengjezi protestante.????…..

  2. Ana says:

    Vdekshin ishalla se me bastard race nuk paska njojt perendia. Populli i varfer Shqiptar meriton sh me shume por maskarenjte antishqiptar po bejne cmos te mos hapen negociatat. Mallkuar qofshi ju dhe femijet tuaj o tradhetare te pabese.

  3. Like says:

    Like jepu ca floŕi
    Keni turp o antishqiptare
    SPAK ku je??

  4. Sqepari says:

    Shkopinjt ne rrota synojne te ndalojne ose pengojne reformen e sistemit te drejtesise. Edhe me budalli e merr vesh kete. Pra, detyrojne Ramen te dorehiqet, kjo shemb perfundimisht PD-se, shkohet ne zgjedhje, ku mbase ne aleance armiqte e popullit fitojne. Varrin e reformes e kane gati. Rri indiferent po deshe, para ketyre maskarenjve!

  5. "BOHOTINA" says:

    Si nuk u vjen turp nga kostumet firmato dhe kollarua? Kini 30 vjet qe moret tere vendin zvarre. Ku do ishim sot nese do punonit sic duhet.

  6. Realisti says:

    MALLKIMI ME I MADH PER KRIMINELET E SHQIPERISE
    BERISHA
    LUL BASHA
    MONIKA
    LIKE FLORIRI.
    Qe nuk e len vendin te integrohet.
    Jete e shendet Edi Rama je ne kohen e duhur ne vendin e duhur….Je shpresa e fundit qe ky vend te mund te behet…te shpetoj nga SERBI SALI BERISHA.

  7. irrustemi says:

    shoqeri e semure kembe e krye!

  8. sali says:

    Vetem ne Shqiperi ndodh qe Presidenti vendit te loboje qe vendi i tij te mos pranohet ne Ewrope e mos ju jepen te drejtat shqiptareve qe te jetojne si gjithe ewropa.Po kur jane kunder perse femijet e tyre keta maskarenj i cojne per te mesuar ne ewrope

  9. On says:

    Balla Gjonaj pa lidhje ky eshte niveli i shtetit shqiptar…nuk u gjend njeri tjeter?

  10. Komentuesi says:

    Epo te ngrihesh edhe kundra vendit tend,nuk kemi pare ndonjehere,vetem keta te opozites pd dhe LSI,Berisha,Basha dhe Meta me Moniken qe shkojne jashte dhe flasin keq per shqiperine,kundra hapjes se negociatave,nuk do te kete turp me te madh.Duan dhe pushtet keta muter.Kuur pd-ke dhe LSI ne pushtet.Harram e paçin dhe mallkuar qofshin deri atje ku u dhemb me shume.

  11. Dani says:

    Uaaaau edhe pas 100 e ca viteve ne jemi njesoj.Kam lexuar se kur behej konferenca e Londres per ndarjen e kufijeve ne ballkan te gjitha shtetet ballkanike kishin nga nje delegacion nga shqiperia ishin nja 5 – 6 delegacione,te gjithe ishin kunder njeri-tjetrit .Shiko dhe sot e njejta gje,gati ti ngulin thiken njeri-tjetrit.Dicka eshte gabim me genin tone.

  12. Arber iliri says:

    Kurre nuk e mendoja sr dote dilej kaq hapur kunder interesave kombetare.e pabesuedhme.tradhetaret e kombit dolen shedhit ma zi se shkjau.

  13. Phoenix says:

    Se ç’ka një aureolë prej Koreje Veriore kjo foto.

  14. jaku says:

    XHAXHAI IM THOSHTE
    NE NJEREZIT ,,JEMI AJO QE MENDOJME
    AJO QE FLASIM
    AJO QE BEJME
    ME KETO 3 FRAZA ARMIQTE E SHQIPEISE QE E KANE SHITUR TEK SERBET ,RUSET,GREKET ,DALIN ASHIQARE,JANE SALIU,LULI ILIRI .MONIKA E TJERE NDYRESIRA
    PERPARA EDI RAMA ME KOKEN LART PER TI SHTYPUR NJE HERE E PERGJITHMON KETO NJERES TE VPOSHTE
    ZOTI QOFTE ME SHQIPTARET

  15. beni says:

    Po ky Rama citjanet e turkut ka veshur?
    Ketej kërkon eu -ne ketej me Erdoganin e citjanet e zgjyrës turke anadollake!!!!!

  16. Lani says:

    A kjo paska qene Partia qe lindi per te bere Shqiperine Europe?!

  17. Lorenco Luka ( Ish deputeti i famshem i PD) , antikomunist i paepun. says:

    Spo asht koh e mire , po un po shkoj per Velipoj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. ラブドール

    ラブドール 小さい コロラドからのご挨拶!私は仕事で退屈しているので、昼休みに私のiPhoneであなたのサイトをチェックすることにしました。私はあなたがここで提供する情報が大好きで、家に帰ったら見

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje