Drejtuesit e një burgu në Brazil kanë lejuar të burgosurit të tregojnë veshjet e tyre të punuara me grep dhe të zbukuruara me ngjyra. Dizenjatorët dhe krijuesit kane bërë një paradë rreth e përqark mureve të burgut ku kanë pozuar për njëri tjetrin veshjet e tyre.
Kjo shfaqje është pjesë e një projekti rehabilitimi për të burgosurit, dhe te burgosurat për ti mësuar ata të bëjnë punime me grep. Ky program është krijuar para 3 vitesh nga Gustavo Silvestre.
Shumë prej te burgosurve janë të dënuar për vjedhje apo trafikim të lëndëve narkotike. Nje prej tyre, ishte Felipe Santos da Silvali, tha per agjencine e lajmeve Agence France Press “punimi me grep më ndihmoi për lënien e duhanit dhe përdorimin e drogës”.
41- vjecari Fidelison Borges, një tjetër i burgosur u shpreh se kjo ngjarje e kishte ndihmuar atë të kishte vetëbesim. “Duke parë krijimin tim ndihesha krenar dhe akoma me shumë krenar për të ditur nëse njerëzit do t’i pëlqenin krijimet e mia’ shtoi i burgosuri.