FOTOT: Mysafiri i paftuar në kuzhinë, tronditet 77-vjeçarja

1 Qershor 2019, 12:43Lifestyle TEMA
FOTOT: Mysafiri i paftuar në kuzhinë, tronditet 77-vjeçarja

Një pronare është befasuar nga një mysafir i paftuar që ishte futur në kuzhinën e saj. Gruaja 77-vjeçare nga Florida u zgjua në mëngjes për të gjetur një aligator 3.3 metra në kuzhinë.

Mary Wischhusen u ngrit rreth orës 03:30 pasi dëgjoi një zhurmë të madhe në banesë. Kur shkoi për të parë se çfarë po ndodhte u përball me zvarranikun e madh.

Aligatori hyri brenda në kuzhinë nëpërmjet disa dritareve të ulta në dhomë. Wischhusen u mbyll në dhomën e saj të gjumit dhe njoftoi policinë.

Një kapës zvarranikësh arriti ta largonte aligatorin nga shtëpia. Ndërsa Wischhusen tha se ishte e lumtur që zvarraniku nuk shkoi në dhomën e saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje