Hapet këndi i dytë më i madh për fëmijë në pjesën jugore të Parkut të Liqenit Artificial

2 Qershor 2019, 13:30Sociale TEMA
Hapet këndi i dytë më i madh për fëmijë në

Parkut të Madh të Liqenit Artificial i shtohet një tjetër kënd modern lojërash për fëmijë. Dy vite pas hapjes së këndit më të madh të lojërave në vend, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me TIKA-n, ka ndërtuar këndin e dytë më të madh, por kësaj here në një hapësirë që më parë ishte krejtësisht e degraduar dhe e pashfrytëzuar në pjesën jugore të Parkut të Liqenit. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga ambasadori i Turqisë në vendin tonë, Murat Ahmet Yörük, edhe nga përfaqësuesit turq të TIKA-s, falenderoi të gjithë ata që mundësuan krijimin e kësaj hapësire, që veç lodrave për fëmijë është i pajisur edhe me një kënd force për më të rriturit.

“E gjithë skuadra, si kolegët turq edhe ata shqiptarë, kanë bërë një punë me aq shumë dashuri, sikur secili ta kishte bërë për fëmijën e vet. Ju jam shumë mirënjohës të gjithëve, që keni kontribuar në çdo cep të këtij këndi fantastik, që me gjasë, pasi të hapet dhe ta marrë vesh gjithë mëhalla, do jetë një ndër vendet më të frekuentuara e të suksesshme në Tiranë”, tha Veliaj.

Ai u shpreh i kënaqur që në këtë mandat të parë e nisi punën me të ardhmen e qytetit dhe po e mbyll po me ta, si mënyra më e mirë për të siguruar që gjenerata e tjetër të rritet e shëndetshme dhe me të gjitha kushtet për t’u arsimuar. “Nuk besoj se kishte një mënyrë më të mirë për ta mbyllur këtë 4 vjeçar, si kryetar i Bashkisë së Tiranës, se sa me një kënd lojrash për fëmijë. Ky është këndi ynë i 44. Pra, në rreth 44 muaj punë, kemi bërë nga një kënd në çdo muaj”, shtoi Veliaj.

Kryebashkiaku theksoi se edhe puna për fëmijët ka hasur shpeshherë në mentalitete që kanë dashur të bëhen pengesë, por pa ia dalë. Ai solli në vëmendje betejën që u bë për këndin tjetër të ndërtuar në Parkun e Liqenit, i cili tashmë është kthyer në vendin më të preferuar dhe të vizituar nga fëmijët, por edhe të rriturit që shfrytëzojnë mjediset sportive në të. “Mbaj mend kur filluam betejën për Tiranën me një tjetër kënd lojrash, në anën tjetër të Liqenit. Në dallim nga ky vendi këtu, i cili ishte kryesisht i zaptuar me ndërtesa informale, këndi tjetër ishte zaptuar nga një mentalitet informal. Aty ndoshta nuk kishte gjëra fizike që kishin bllokuar terrenin, por kishte një mentalitet që kishte bllokuar terrenin”, theksoi Veliaj.

Ai nënvizoi se puna e bërë me këndet e lojërave, çerdhet, kopshtet dhe shkollat, është një tregues i qartë se Bashkia e Tiranës në këto 4 vite punoi për gjeneratën e ardhshme dhe jo për zgjedhjet e ardhshme. “Mbaj mend edhe në ditët e para në Bashki, kur njerëzit thonin: – Ore ç’a pune kemi ne me kalamajtë? Kalamajtë as nuk votojnë, as nuk paguajnë taksa. Ndërkohë, pyetja që i bëmë vetes ishte: Tani do e ndajmë mendjen; ky qytet, ky vend, kjo bashki, do mendojë vetëm për zgjedhjet e ardhshme apo ndoshta duhet të mendojë për gjeneratën e ardhshme? Në qoftë se rritet një brez i ri, që mëson të

luajë bashkë dhe kanë kujtime të bukura nga fëmijëria e tyre, ndoshta raca e ardhshme e shqiptarëve do bëhet pak më e mirë. Nuk besoj se kemi ndërtuar infrastrukturë, por kemi ndërtuar kulturën e një Shqipërise dhe një Tirane të re”, tha kreu i Bashkisë së Tiranës.

Gjithashtu, ai theksoi se përveç këtij këndi, e gjithë pjesa jugore e parkut ka pësuar një transformim total. “Ky cep konsiderohej pjesë e degjeneruar, i përkiste komunës Farkë, as nuk mendohej fare që do kishim një hapësirë kushtuar fëmijëve, për gjithë komunitetin e zonës së Kopshtit Zoologjik, Kopshtit Botanik, gjithë pjesa e autostradës jugore. Por, fakti që nga ora 5 e mëngjesit deri në 2 të natës vrapohet, shëtitet, dhe Liqeni është një nga kontribuuesit kryesorë të uljes së stresit, rritjes së cilësisë së jetës në Tiranë, duhet t’ju bëjë të gjithëve të ndiheni krenarë. Jam i bindur se me të njëjtin zell që e ndërtuam, me të njëjtin zell do ta mbrojmë dhe do ta mirëmbajmë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku theksoi se puna e bërë në këtë mandat do të vijojë edhe në 4 vitet e ardhshme. “Mezi pres që në 4 vitet e ardhshme ta vazhdojmë këtë punë. Kur filluam pastrimin, të gjithë ashtu siç është bërë e udhës thoshin: Mos ma prek liqenin! Gjithmonë thoja: Ore dakord, kështu thoni, mos ma prek atë, mos ma prek sheshin, mos ma prek pazarin, mos ma prek bulevardin, mos ma prek parkun. Në këtë shtëpinë tonë të madhe, po të ishte për të mos prekur gjë me dorë, do ishte fyerje. Pikërisht, se vëmë dorë, prekim gjëra me dorë dhe i përmirësojmë, kemi sot një rezultat më të mirë”, u shpreh Veliaj.

Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, gjatë fjalës tha se parku do të jetë i dobishëm për fëmijët, por edhe për prindërit e tyre. Duke iu drejtuar pjesëmarrësve ai tha se: “Jam shumë i lumtur që jam me ju në këtë inaugurim. Parku do të jetë i dobishëm edhe për fëmijët, por edhe për prindërit e tyre për të kaluar një kohë sa më të mirë. Kryetari më tregoi fotografitë si ka qenë parku më parë, pak a shumë si një kënetë dhe tani është kthyer në një mrekulli. TIKA tashmë është një markë e famshme jo vetëm në Ballkan, por në të gjithë botën për punimet që ajo realizon”.

9 komente në “Hapet këndi i dytë më i madh për fëmijë në pjesën jugore të Parkut të Liqenit Artificial”

  1. DuDu says:

    e shkerdhyet liqenin o katunare. E kthyet nga nje vend arratisje prej zhurmes se qytetit ne nje vend argetimi masiv me turma, asfalt, fusha sportive, parqe lodrash. O shtaze a keni pare si jane parqet e mbrojtur ne kryeqytetet e Evropes?
    Kush te le te ndertosh pika argetimi, ne Hyde Park ne Londer. Provo te ndertosh parqe me lodra, kafe, fusha sporti, ne parqet e Parisit apo te Vienes. Provo te dhunosh e ta trajtosh si kend argetimi e kend sportiv Parkun e Milanos apo parqet e Romes.
    O shtaze, Parku i Liqenit ishte nje oaz qetesie dhe e humbi perfundimisht ate funksion. Hordhite qe shkojne si rezulat i urbanizimit me infrstrukture qyteti e kane perdhunuar komplet. Nga rruga e Elbasanit e kane sulmuar, Shkolla, Pallate, Kafe, Restorante, Sofra e Ariut, Green Park, Dreri, Sheqeri Pikant, nga zona e Universitetit, Pallati i Zamir Manes, ish Sheratoni, Restoranti Shtepia e Bardhe, nga krahu u Gardes Hotele e Restorante, Pallati i “VIP”-ave te leshit, Parku i lojrave te Lalit trapit parkim makinash, Fusha tenisi. Dhunimi vazhdon me zgjerimin e rrugeve e shtimin e tyre sikur te jete qytet e jo pyll. Komplet transformim nga park i mbrojtur ne lulishte argetimi si ato qe jane neper lagje. Tmerr kur fatet e te ardhmes i ka ne dore fshatare e mendje primitive. Ky vend eshte rrjepur si pule pa pupla dhe ne syte e njerezve nga fshati e te militanteve duket si Pallua me pende te praruara. Jetojme ne Tmerr e udhetojme drejt nje Tmerri akoma me te madh.

  2. Aqifi says:

    Po per femijet qe jetojne ne fshat a do te beni dicka o te “zgjuarit” e shekullit te fundit , pasi me kete Tirane , “na moret mente ” ..!

  3. Operacioni Zjarri says:

    Shkaterrojeni Liqenin djema, Mos mbillni peme por beton, gjoja per lojra. Lali erit dhe Edit nuk i plas fare per lojrat e kalamajve. Ju kujtohen lojrat tek rruga e Elbasanit? U shkaterruan per te bere pallate. Keshtu do ndodhi edhe me Liqenin do shkaterrohet per te bere “lojrat” dhe pastaj do shkaterrohen lojrat per te bere pallate.

  4. nord.al says:

    A thua do te bejne edhe nje xhami keto turqit ? Per ato jane specaliste.

  5. Cipe says:

    Drejt e ka thene DuDu shume drejt.Parqe me stola peme e lodra per femije duhet te ndertohen midis pallateve dhe jo ti ndryshohet destinacioni si pyll e oaz i qete.Po me katunaret qe vijne ne pushtet cdo here ketu njeher njera pale dhe njehere tjetra pale dhe arkitektet katunare do ti marrin dihet ai muhabet.Mjafton te marresh modelet e qyteteve me kryesore te Evropes,po keta injorantet bejne shpikje te shpifura.

  6. armir says:

    e pergezoj erjonin dhe e mbeshtes ne punen e tija. kam nje sygjerim te mos perdori betonin ne projektet e tija por alternativ tjeter.
    flm.

  7. armir says:

    Ë dua të shtoj dhe diçka. të kotrollojë shkarkimet në liqen.
    flm.

  8. aleksandri says:

    Ë dua të shtoj dhe diçka. të kotrollojë shkarkimet në liqen.
    flm.

  9. aleksandri says:

    Ë dua të shtoj dhe diçka. kujdes me betonin dhe të kotrollojë shkarkimet në liqen.
    flm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje