VIDEO/ BD nis fushatën, Astrit Patozi: Voto bindjen tënde më 30 qershor!

2 Qershor 2019, 09:49Politika TEMA

Nga Astrit Patozi

Për ne të gjithë, Shqipëria është e para. Për secilin nga përfaqësuesit tanë, qyteti i tij është i pari.

BINDJA DEMOKRATIKE është sot në shërbim të dashurisë dhe respektit për Shqipërinë dhe për qytetin.

Në këto zgjedhje ne kemi kandidatë për kryetarë dhe këshilltarë bashkie nga Tropoja, në Sarandë dhe nga Korça në Durrës. Punë të mbarë dhe suksese secilit prej tyre!

Edhe pse forcë e re politike, BINDJA vjen si një ofertë serioze për 30 qershorin, në kontrast të fortë me ”Rilindjen” e konsumuar, që kemi përballë, por edhe me të vjetrit e tjerë, që kanë ikur nga procesi.

Ndaj mos iu bind atyre që të ftojnë në të njëjtin eksperiment të dështuar, që konsumohet prej gati 30 vjetësh në Shqipëri, por voto BINDJEN tënde!

Ne kemi hyrë në këtë garë për të mundur dhe rivalizuar kandidatët e Partisë Socialiste, kudo ku marrim pjesë. Sepse nuk gjejmĕ asnjë ndryshim mes qeverisë së korruptuar në Tiranë dhe zgjatimeve të saj në të gjitha bashkitë e vendit.

Në këtë fushatë, nuk do t’i thërrasim kurrë qytetarĕt të mblidhen rreth nesh, por do të shkojmë ne të përulur tek ata për t’i dëgjuar. BINDJA DEMOKRATIKE shpall refuzimin për mitingjet acaruese të politikës së lodhur, të cilat janë, sa të sforcuara, aq edhe poshtëruese për zgjedhësit.

Le ta theksojmë që në formë diferencën e thellë që kemi me “Rilindjen” dhe modelin e saj të shëmtuar, duke qenë një ofertë e re për Shqipërinë dhe për qytetet tona.

Mos iu bind Edi Ramës dhe politikanëve të tjerë, që duan t’ju përdorin sërish për interesat e tyre të mbrapshta!

Voto BINDJEN tënde më 30 qershor!

11 komente në “VIDEO/ BD nis fushatën, Astrit Patozi: Voto bindjen tënde më 30 qershor!”

  1. Suksese dhe ju qofte rruga e lehte.

    1. Grigor says:

      Uroj qe Bindja Demokratike te fitoje Bashkine e Durresit. Durrsaket po qe se nuk Jane vrerosur nga trapi Vangjush Dako, atehere Jane te gjithe trapa dhe e meritonin Gjush Korrupsionin.
      Nderroni vote o durrsake, dhe votoni nje grua me dinjitet si kandidatja e BD-se.
      Kur u be Durresi socialist? Edhe Shkodra duhet t’i jape shuplaken e saj PD-se duke votuar per nje kandidat qe ta çoje Shkodren 20 vjet perpara.

  2. Zagali says:

    Suksese zoti Patozi.Ruhu nga Sali Berisha, se ai eshte gati te beje vendin tym edhe flak dhe ne kete do te vrasin edhe ty si SOKOL OLLDASHIN ndjes past.Urime per 30 Qershorin.

  3. Kujtesë says:

    Mos shko as për gjueti e as për peshkim. Dhe… mos ha në restorant.

  4. Engjell says:

    Bindja Demokratike alternativa e vetme per ndryshim.

  5. kooperativisti says:

    Teksa shohe portretin e sterlodhur te Astrit Palloshit m kujton vitet 90 kur te sapozbriturit kishin ardhur ne Tirane dhe kerkonin te jepnin receta qytetarie!Po koha tejet e gjate tregoi se gamori ,gamor mbetet sado ta veshesh me kostum!Per Astritin do ti sygjeroje qe te hapte ndonje ferme e kish me pas ba shume para!

  6. "BOHOTINA" says:

    Eshte i ri ne politike ky apo eshte degjuar dhe me pare…

  7. Ripjellja says:

    Mos shko as per te bere shurren dhe as mos dhit se mos te futet na nji hu. Kalo ndonje here nga rama per ndonje gojore dhe zoti do te ruaj.

    1. Grigor says:

      Ty ta paska futur Saliu me kohe. Turp te kesh per kete koment.
      Partiaket e kane lene mbrapa Shqiperine. E çfare ndryshimi ke ti nga komunistet e flakte te Enverit?
      Mos u nxeh, se nuk ndryshim jo. Komunist i flakte i Saliut je edhe ti.
      Edi Rama do iki ashtu siç erdhi, me vote. Vete populli do ta heqe. Por nuk ka daj populli qe gogoli Sali mvan Ramen ne kembe. Atje kerkoje fajin, dhe Jo tek Ripjellja. Por ju (domethene grupi juaj), jeni si ato konet qe lehin shume, por keshtu per te kafshuar, me nder te rr…….., Opo lere fare. Shkon dem sapuni tek barbonë si puna juaj.

  8. shkurt2014 says:

    Z Astrit Patozi me BD jane shpresa rreale e shqiptarve,nuke duhet kurrsesi ta humbim kyt shans te votojme BD,3 partite e dalura bojet duhet me cdo kusht ti largojme me 30 qershore.Largimi i ktyre banditve rrealizoht duke votuar me 30 qershore per te ardhmen e vendit tone.BD eshte alternativa rreala ta votojme pa hezituar kyte Parti.URIME BINDJES DEMOKRATIKE,per nji fitore te thedhe sic e meritone,me njerzit e paster qe drejtojne,e qe ka kjo parti.

  9. Malo says:

    Ah sa Loqe ne o Astrite,ishe mire Si Fshesaxhi ne PD o lumadhi ti,cdi deshe a Derezi ctu deshe,Rama Qi te gjithe me ministra e Ministre tanò vajte Edhe ti te hashe nje Sallatore,hajde urime Athere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje