Zv.ministri i Mbrojtjes: Berisha, mjeshtër i hipotezave vëllavrasëse. Kujt i interesonte vrasja e ish ministrit Ahmet Krasniqi

2 Qershor 2019, 14:00Politika TEMA

Zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koçi akuzon ish kryeministrin Sali Berisha se sa herë Shqipëria ka qënë përballë sfidave të rënda, sidomos për çështjen kombëtare, ka vepruar kundër.

Njëherësh ai flet dhe për vrasjen e ish ministrit të Mbrojtjes së Kosovës Ahmet Kjrasniqi, duke nënvizuar se politika shqiptyare nuk kishte interes për të patur pasiguri të tillë.

“Berisha në kohën e krizës së Kosovës që u shoqërua me angazhimin e ushtrisë serbe për spastrimin etnik të shqiptarëve në Kosovë mobilizoi Partinë Demokratike në demonstrata kundër qeverisë që përballonte krizën me parullën “Qeveri tradhtare, qeveri komuniste, qeveri hajdute”.

Nuk duhet të presim tjetër gjë nga kjo ndërgjegje antishtetërore veçse hipoteza që mbjellin përçarje dhe vëllavrasje.

Vrasja e ministrit Krasniqi mbetet një ngjarje e rëndë në atë periudhë që ka nevojë të zbardhet. Por jo nga tezat e politikanëve. Shqipëria s’kishte asnjë interes për bëma të tilla.

Sepse ato nxisnin pasiguri dhe tronditje të mëdha që mund ta komprometonin bashkëpunimin dhe rolin e Shqipërisë në përballimin e krizës dhe zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Në atë ngjarje motivet mund të ishin sa për larje hesapesh të brendshme politike në Kosovë aq edhe nga ndërhyrje e mundshme shërbimesh të huaja jo dashamirëse ndaj shqiptarëve.

 Këtë e zgjidh zbardhja e vrasjes dhe jo mjegulla që duan dhe e hedhin qëllimisht ujqit politike”, ka qënë deklarata e Koçit.

3 komente në “Zv.ministri i Mbrojtjes: Berisha, mjeshtër i hipotezave vëllavrasëse. Kujt i interesonte vrasja e ish ministrit Ahmet Krasniqi”

  1. ¬ says:

    Kosovart mendojn se ne jemi armiku tyre, ndaj vazhdojn të tkurren në investime me interes të përbashkët.

  2. Derveni says:

    Kolonel Krasniqi ishte i angazhuar me forcat e Bukoshit por kishte dhene shenjat qe do ti bashkohej UCK sepse ai me te vertete donte te luftonte kunder Serbise.Dhe njerezit e Bukoshit dhe Berishes e hoqen qafe duke ja hedhur autoresine e krimit Uck.Berisha ja ka kushtuar komplet jeten e vet kauzave serbe.Njeriu me i zi ne keto 100 vjet.Ja ka kaluar dhe Esat Toptanit per tradhti.

  3. Miku says:

    Vrasja e Ahmet Krasniqi,i interesonte Hashim Thacit, Fatos Nanos e Fatos Klosit.Kete e luftonin FARK-un,me te gjitha mynyrat ne Laprake per llogari te UCK -s,keta per llogari te Hashim Beogradit. Nuk donin ta ndanin pushyetin .Keta ishin enverista se bashku me Petrovicin.Sali Berisja ka bere te 99, por kete nuk e ka bere Saliu e donte FARK ,ai po e ndihmonte.Ju e vrate me kriminelin Fatos Klosi, per llogari te Hashim Beogradit.Ti Petrovic dhe shoket e tu, pse nuk e zbulono nga 1998 deri ne 2005 ne pushtet??Po cfare te zbuloni vehten?Me Saliun ju mbuloni poshtersite tuaja,me gogolin Sali, ju qeverisni.Po te iki Saliu ju as 5 dite nuk qendroni ne pushtet,shkoni per lesh o LESHKO

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje