Kandidati i PS për Elbasanin, i sinqertë: Kundërshtarë kam veten dhe nusen

5 Qershor 2019, 10:07Politika TEMA

Gledian Llatja, ish-prefekti i PS, tashmë kandidat zyrtar i socialistëve për bashkinë e madhe të Elbasanit, do të garojë i vetëm në këto zgjedhje lokale.

I ftuar në emisionin e mëngjesit të Flavio Qarrit, Llatja tha se kundërshtar ka veten dhe nusen.

Flavio: Janë hapur zyrat elektorale?

Llatja: Jo s’i kemi hapur

Flavio: S’ka shumë nevojë këtë rradhë. Kë keni kundërshtar?

Llatja:  Kam veten, gjithmonë kemi pas veten ose më mirë të them ndonjëherë është edhe nusja ajo që kundërshton.

Mjafton që nusja të jetë e kënaqur se pastaj, pjesa tjetër është thjesht pjesa jonë.

Kundërshtarët garën e kishin të hapur, gara vazhdon akoma.

Do bëjmë maksimumin tonë, me apo pa kundërshtar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje