Petrit Vasili i LSI zbulon skemën si blihen votat, Shijakut i vjen në “ndihmë” Lezha: Qeveria të largohet për 24 orë

5 Qershor 2019, 12:07Politika TEMA

Ish-deputeti i LSI Petrit Vasili përmes një deklarate për mediat tha se përgjimet tregojnë se shteti është kapur nga kriminelët.

Vasili thekson se pas skandalit të përgjimeve, qeveria duhet të ikë për 24 orë, pasi shqiptarët nuk mund të pranojnë të qeverisen nga kriminelë.

“Shqiptarët panë sot sesi kriminelët telekomandojnë pushtetin, sesi kriminelët imponojnë pushtetin, sesi kriminelët komandojnë kryeministrin, kryetarët e bashkive, drejtorët e gjithë të tjerët.

Shqiptarët e panë sot qartë se ata që nuk votojnë Rilindjen e Edi Ramës ngelen pa punë. Shqiptarët panë sesi rilindasit qeverisin me kriminelët e puthen e përqafohen me njëri-tjetrin.

Shqiptarët e panë se kemi një shtet që ka vdekur . Kryeministri dhe as ministrat e tyre nuk mund të qëndrojnë dot as 24 orë në zyra.

Qëndrimi i mëtejshëm është puç shtetëror në mënyrën më të paligjshme të mundshme. Në rast se këta nuk largohen nga zyrat e tyre, populli shqiptar nuk mundet dhe nuk do të pranojë kurrë të qeveriset nga kriminelët. Koha e kriminelëve në pushtet ka mbaruar.

Betejën e fitoi e vërteta, populli shqiptar. Sot shqiptarët panë një të vërtetë, që duhet të buçasë, sesi është shembur përdhe institucioni i votës së lirë.

Ky kryeministër dhe ministrat e tij duhet të braktisin zyrat, pasi ora e hakmarrjes popullore ka ardhur”, tha Vasili.

I cili si pa dashje ka zbuluar dhe skemën se si blihen votat, pasi LSI dhe lidershipi i saj ka një përvojë të gjatë në këtë drejtim.

Rasti i Lezhës përmes fotos, kur ditën e zgjedhjeve Meta jep lekë për një militant në Lezhë, i vjen në “ndihmë” rastit të Shijakut, që janë në përgjime.

3 komente në “Petrit Vasili i LSI zbulon skemën si blihen votat, Shijakut i vjen në “ndihmë” Lezha: Qeveria të largohet për 24 orë”

  1. Il says:

    Gjithe te zezat pane por njesoj jeni…bile jeni me keq por Edi Ramen se degjuam gjekundi…..mos na dini per budallenj

  2. kasemi says:

    Po more qelbesire titi, mos harro se ne lac u vra nje person qe shperndate para ne emer te lesh e lise dhe u plagos nje tjeter, i cili u be edhe deputet. Keto e shume e shumeeeeeeeeee vjedhje vote te tjera jane te lesh e lise dhe tuajat more pleh.

  3. Albnr1 says:

    O Titshkolleshumi ngele duke bere deklarata cdo ore, nuk i ka hije nje politikani te kalibrit tend te konsumohet kaq shume. Titshkolleshumi te te them edhe dicka shume sinqerisht, po deshe me beso po deshe mos me beso, nuk pjerdh njeri cfare thua ti cdo dite, nuk i paksohen votat Edit nga perallat e tua, mos u lodh kot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje