"Zgjohet" Prokuroria e Krimeve të Rënda: Burg kush nxjerr detaje nga “Dosja 339”

5 Qershor 2019, 17:49Kronika TEMA

Prokuroria e Krimeve të Rënda, e drejtuar nga Donika Prela disa orë pas publikimit të audio-përgjimeve të Dosjes 339 nga gazeta gjermane Bild ka marrë një vendim ekstrem.

Sipas urdhrit të firmosur nga prokurorët Vladimir Marra dhe Dritan Prençi, nga sot e në vijim, çdo media dhe gazetar që publikon detaje nga dosja hetimore “339”, do të ngarkohet me përgjegjësi penale sipas nenit 295/a/3 të Kodit Penal.

Sipas këtij neni, kushdo që zbulon akte ose të dhëna secrete, do të dënohet me gjobë ose me burgim deri në 5 vite burg.

“Zbulimi ndaj të tretëve i të dhënave ose ndihma për të zbuluar të dhënat, të cilat ligji i përcakton si sekret, nga ana e një funksionari publik ose e një personi të ngarkuar me një shërbim publik, në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës ose duke abuzuar me cilësitë e veta, përbën vepër penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet.

Zbulimi i akteve sekrete ose i të dhënave, që përmbajnë aktet sekrete, nga prokurori ose oficeri i policisë gjyqësore, si dhe mosrespektimi i detyrimeve të përcaktuara në nenin 103 të Kodit të Procedurës Penale, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

Zbulimi i akteve sekrete ose i të dhënave të përmbajtura në aktet sekrete nga persona të tjerë, që kanë dijeni për të dhëna për procedimin penal e që janë paralajmëruar nga prokurori ose oficeri i policisë gjyqësore për moszbulimin e tyre, dënohet me burgim deri në tre vjet.

Zbulimi i të dhënave sekrete, që kanë lidhje me identitetin, procesin e bashkëpunimit, të mbrojtjes ose për vendndodhjen e dëshmitarëve e të bashkëpunëtorëve të drejtësisë, të cilët përfitojnë mbrojtje të veçantë, sipas ligjeve në fuqi, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga dy deri në gjashtë vjet”, thuhet në Kushtetutë.

Megjithatë, Prokuroria është kujtuar shumë vonë, pasi vetë prokurorët e saj e kanë shpërndarë ngado dosjen hetimore dhe pjesë kryesore të saj tashmë kanë dalë në media.

9 komente në ““Zgjohet” Prokuroria e Krimeve të Rënda: Burg kush nxjerr detaje nga “Dosja 339””

  1. Flutura says:

    O prokuror,
    Kush ua jep informacionin gazetareve?
    Ky eshte ai qe duhet te denohet, pra ju aty, dhe.mbas vertetimit te shperdorimit te detyres, nuk ka me vend ne sistemin e drejtesise per keta njerez.

    1. Keta jane shakatare te medhenj says:

      Ato jane nxjerre. Keta thone burg per ata qe do te nxjerrin te tjera. Cafre komedie tragjike! Ore c’do te beni me ato qe jane nxjerre? Ky eshte problemi.

  2. Sandokani says:

    Do fusni ne burg ate korrakun Ballaban Qorrakun ?

  3. aBC says:

    Tani qe pjeset e dosjeve ku del bashkepunimi Dako-Habilaj jane hapur per te gjithe shtypin dhe opionistet dhe nuk ka mbetur gje per te zbuluar, prokuroria urdheron te mos publikohen pjeset ku perfshihet LSI dhe Agron Duka
    Prokuroret jane te etur per te nxitur rrumpallen me shume se politikanet dhe kete nuk e kupton vetem naltlartesija e tij qe po i shkohet uji nen rogoz.

  4. pjeter says:

    Kjo nuk me duket e drejt,dhe rshte shume e tepruar.Prokurorija te hape qe c’ke me te hetime dhe te gjeje fajtoret kush ka shkelur ligjin per mbrojtjen e sekretit hetimor,por kete nuk mund ne asnje menyre,tja kerkoje medias.Media per moral,drejtesi,dhe detyrim profesional ndaj publikut duhet te publikoje gjithnje informacione me nje interes te gjere publik,dhe ne kete rastin e pergjimeve jane te tilka,por vetem ne qofte se jane te verteta.Nuk mundet ne asnje menyre ti kerkosh mediave te te ruajne sekretin hetimor,nuk eshte pune tyre,dhe nuk duhet te kete as me te voglin ndeshkim,ne qofte se duam demokraci.Eshte organi hetimor vete qe duhet ta beje kete pune,dhe te ndeshkoje ata qe ju japin informacion sekret mediave.Tani mediat te ne nuk eshte se jane shume profesionale e te pa varura nga politika,apo te bejne interesat te publikut shqiptar,kjo dihet tashme,por kur eshte shume eshte shume.Kazani egziston e eshte nje gje,publikimi i fakteve eshte gje tjeter, dhe nuk duhet te jete krim per tu ndeshkuar,prokurori e nderuar.Gjithesesi ne qofte se egziston nje ligj i tille nuk eshte faji i prokurorit we aplikon ligjin,por e ligjbersave,kush e krijoi e mirstoi ne parlament.

  5. Tonini says:

    Nuk eshte faji juajqe dalin ne pazar dosjet e mesiperme,keto dosje ne bashkepunim me uerdher te ish prokurorit jane vene ne dispozicion gazetarve te caktuar,nga prokuror qe i kane pasur ne hetim,me urdher te ish prokurorit te pergjithshem,me kerkese te udheheqsit te opozites

  6. Zambi says:

    Keta nuk denojne ata qe jane ne pergjime po ata qe nxjerrin pergjimet.
    Hajde muhabet shqiperie

  7. Ushkuri says:

    Ne nje shtet tjeter kush eshet duke zhvilluar hetimin (prokuror apo hetues qofte) do te ishte prej kohesh ne burg. Çeshtja eshte mese e thjeshte: Kryeprokurorja merr ne dore hetimin (te cilin duhet ta nise kryesisht), sekuestron materialin e pergjimit, e heton permbajtjen, e nese konstaton se ajo cfare kane botuar ne kete Bild (apo kudo tjeter) gjendet edhe ne lenden zanore te CD-ve, merr ne hetim trajtuesit e materialeve te pergjimit, te cilat prokuroret qe jane ngarkuar per hetim, duhet medoemos te kishin vendosur ne karantene.
    Gazetarit qe pretendon se ka marre informacione konfidenciale kollaj mund ti kerkohet burimi, nese nuk e jep atehere duhet te akuzohet per “fake news” apo shpifje e ta rrasin brenda rehat.

  8. shqip says:

    Shteti paralel . Ne kete vendin tone Shqiperia, Albania i thone te huajt, dikush me dhe pa lapsus e quan Albani-stan, ka rrenje te thella shteti hije. Ose shteti paralel qe shpesh eshte 1, 2, 10 hapa para shtetit “de jure” . Po si arrin ky shtet te kete kaq ndikim ne jeten e qytetareve? Pikerisht kete po duan te çmontojne nderkombtaret. Ne pamje te pare duket nje praktike e thjeshte. Ja e marrim Saliun, e fusim brenda, dhe ketu mbaron. E shikoni qe nuk eshte keshtu? Megjithese ka tre vjet qe po perpiqen te pastrojne plerat nga pallati drejtesise, akoma sot qe flasim jemi ne kushtet e dekonspirimit te materialeve sekret hetimor. Kjo qe po ndodh tani nuk eshte fundi i botes. Bota nuk ndryshoi asnje presje kur Assange publikoi kabllograme qe “mund”ta fusin ne lufte boten. E me kryesorja ne kete histori te Babalepsur, eshte fluturimi me presh i opozites qe ka perfunduar ne rruge. Ne Bruksel keto lloj skenaresh, i perceptojne me neveri . Haha ! Dhe ti shpellar mendon qe bota ka lindur sot? A thua se jane kaq te padjallzuar , qe te mos kuptojne nxjerrjen e sekretit hetimor, me hallin e rruge pa rrugeve qe kane mbetur rrugeve. E vetmja gje qe ata llogarisin jane provat ne gjykate. Pa fole gjykata, gjithshka eshte nul. Saliu nuk ka vetem kete cd. Kete e hodhi si shashke te radhes. Pastaj do provoje nje tjeter, me vone nje tjeter, deri sa ti dali vesi me shpirtin. E keni degjuar korin e kukuvajkave? E bejne gurgule nje ngjarje qe jo vetem nuk ka mbaruar si hetim, po as nuk eshte gjykuar ne disa shkalle. Do kete perplasje thote kazani dhe ata qe kallaisin kazanin e shpuar. Po ç’perplasje do kete? Po te kishte vertete perplasje, po do kishte ndodhur. Do çoheshin mbeshtetes te gjithe kraheve, e do mernin me dru kush tu dilte perballe. Po masa nuk eshte e rrjedhur ti veje pas nje te rrjedhuri. 300 vete jane ata qe prezantohen ne apel per mitingjet e opozites. Jane stafet e tyre dhe maskeratet me pagese. Pamjet nga larte me dron, i nxjerrin zbuluar. Nje grusht grerezash qe sillen si po**a neper breke aty ne mes te rruges. Te perbuzur e te urryer nga 95%e shqiptareve. Perfshire ketu votuesit historike te PD. Tani qe ta permbledhim kete fortune ne gote te zbrazur. Sa me shpejte autoret e kesaj maskarade te dalin nga sistemi, te denohen, e te sqarohen edhe ata pak derdymene qe mbajne frymen se mos po ndodh “Hapu Sezam “. O tru peshk, shpellar i pa nxene. Po te ishte kaq e thjeshte te permbysesh rezultatin e zgjedhjeve dhe nje shumice qe eshte dy, tre fish me shume se pakica, atehere i bie qe bota te ishte katrore, dhe jo sferike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje