Bill Gates bamirësi më bujar: në 20 vjet ka dhuruar mbi 45 miliardë dollarë

6 Qershor 2019, 21:00Bota TEMA

Mbi 45 miliardë dollarë është shuma e parave që Bill Gates dhe bashkëshortja e tij Melinda kanë dhuruar ndër vite.

Një shumë astronomike, e cila e bën Gates-in bamirësin më bujar në botë. Ka dy arsye pse ata vendosën ta japinv një pjesë të pasurisë së tyre për bamirësi.

“E para, sepse është një veprim domethënës. […] Ne mendojmë se është përgjegjësi për këdo që ka shumë para “, shpjegoi themeluesi i Microsoft-it (kompania arriti $ 1 trilionë prillin e kaluar).

“E dyta, sepse kënaqemi duke e bërë këtë gjë. Të dyve na pëlqen të gërmojmë në shkencë pas punës sonë “.

63-vjeçari nga Seattle, Bill Gates, me një pasuri neto prej mbi 100 miliardë dollarë,  është personi i dytë më i pasur në botë (pas Jeff Bezos).

Më 2010 bashkë bashkë me Warren Buffet me programin “Giving pledge” (Dhënia e Premtimit) nxit miliarderët e tjerë për të dhuruar të paktën gjysmën e pasurinë e tyre në nisma bamirësie.

Ai bën bamirësi nëëprmjet Fondacionit “Bill & Melinda Gates”.

Për t’i kushtuar vetes kohë të plotë ai u largua nga Microsoft në moshën 63 vjeç në vitin 2008, pas 33 vjetësh pune.

Për të njëjtën arsye, Melinda u largua në vitin 2006 nga bordi i drejtorëve të Drugstore.com.

Corriere della Sera

2 komente në “Bill Gates bamirësi më bujar: në 20 vjet ka dhuruar mbi 45 miliardë dollarë”

  1. ne 2008 ishte 63 vjec ,ne 2019 perseri 63 !!!

  2. Nasi says:

    Po keto jane gazetaret tane… kur shkruajne jane duke fjetur gjume.. Gazetar LESHI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje