Negociatat, Zaev: Gjermanët frikësohen nga kërcënimet e mikut tim Edi Rama, se nëse lihet jashtë, Shqipëria bashkohet me Kosovën

6 Qershor 2019, 10:06Rajoni TEMA

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, nga Brukseli ka folur për vendimin e BE-së për nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Ai tha se Holanda dhe Franca kanë më shumë rezerva për nisjen e negociatave me Shqipërinë, ndërsa shtoi se gjermanët frikësohen nga kërcënimet e palës shqiptare se vendimi mund të ndikojë për jostabilitet në rajon, sidomos në Kosovë.

“Ata mendojnë se nëse i hapin negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe lihet jashtë Shqipëria, do të krijohet problem dhe mund të ndikojë tek Kosova.

Gjermanët frikësohen nga kërcënimet e mikut tim Edi Rama për ndryshime të mundshme të kufijve ose bashkimit me Kosovën, por unë nuk besoj në këto punë, pasi kjo do të thotë kthim prapa për 10 vjet për Shqipërinë.

Ndërsa një gjë të tillë nuk e dëshiron askush”, tha mes tjerash Zaev.

Ai gjithashtu theksoi se shtyrja e mundshme e vendimit për datë nga ana e BE-së me Maqedoninë e Veriut, mund ta vendos në rrezik qeverinë dhe mund të kthejë forcat nacionaliste në pushtet.

Zaev këtë deklaratë e bëri para grupit të zgjedhur të gazetarëve të mediave të huaja, të cilët presin votimin në Parlamentin gjerman, prej të cilit varet dhënia e datës për negociatat me RMV-në.

“Shtyrja e sërishme e rrit rrezikun e qeverisë. Bundestagu duhet të dërgojë mesazh.

Nëse nuk sjellin vendim në seancën e kësaj jave, do të kenë mundësi në fund të qershorit, ndërsa nëse nuk e bëjnë këtë atëherë mbetet që Këshilli i BE-së në tetor, që do të thotë se Bundestagu do të votojë në shtator.

Edhe atëherë ekziston mundësia që ka humbim shumicën në Kuvend, për të cilën vërtetë jemi angazhuar”, tha Zaev, shkruan Zhurnal.

11 komente në “Negociatat, Zaev: Gjermanët frikësohen nga kërcënimet e mikut tim Edi Rama, se nëse lihet jashtë, Shqipëria bashkohet me Kosovën”

  1. marjani says:

    ca esh me e mira u befte, puna eshte me urgjente se kaq, shqiptaret jane teper te lodhur, dhe sa do durojne, cdo gje ka kufi jeta eshte teper e shkurter, uroj nje shanc te madh per shqiptaret. europianet shqipo qe kane kontribuar nder shekuj qe ajo Europe mos prekej dhe cenohej sot e vene ne diskutim jane apo sjane ,kujt I plasi me zor nuk behet boll qe karvani te ece perpara,nje veprim madhor I menduar dhe peshuar mire shancet do ishin super te mrekullueshme.

  2. Detari says:

    albanistanit ja kalon dhe kjo krijesa qe quhet maqedoni veriore

    ska faj ajo/ai serbi, shqiptaret jane popull pa identitet dhe te pabese.

    1. undefined says:

      “Pa identitet e te pabese” por gjuhen e tyre e flet o ndyresire….kjo tregon me teper se kush jane shqiptaret…te fala matufit me pampersa…

    2. Aspropigos says:

      He mo qobano di te shkruash ti . Bravoo jua kalove jevgeve, me fal grrekeve.

    3. nusja marinarit says:

      Po detaret mos jane ata qe i shalohen grate???…

  3. Donald says:

    Shin kur te thote Rama na hapni negociatat se do bashkoj Shqiperine me Kosoven, Camerine, Kalabrine, Maqedonine Perendimore , do marrim Shen Naumin e Mal te zi, plave e guci….mjaft qe te fshihet skandali I pushtetit te ngritur mbi njerez pacavure e para te ndyra…Deshtaket me cdo cmim duan ti ikin realitetit kazan qe ka filluar te rrjedhe llave…

    1. ik ere pirdhu says:

      Realiteti eshte ndryshe nga c’mendon ti mor psikopat! Realiteti eshte qe Saliut, Lulit, Ilirit dhe Mones ju ka ardhur burgu ne prag!!!

  4. rexha 10 says:

    PO NESE NUKE BASHKOHET ME KOSOVEN ,A THUA SE PO E PRETE TURKU APO RUSI.RAMA TANI PER TANI ESHTE I LIDHUR ME DJALLIN QE KA NE SHQIPRI.TE SHIKOJME SE SI DO NDAHET ME FLORIRIN DHE BERISHEN.RAMA NUKE TE GARANTON ASE EDHE 1ORE,DHE JO ME TE TE FUSE NE EUROPE.JANE KRIJUAR CA BANDA Q KANE KAPUR BANKAT ,SIGURACIONET ,KONCESIONET APALTET PUBLIKE,SPORTET,ARTIN , DREJTESINE,TRANSPORTIN,LERI PASTAJ QE TE MOSE FLASIM PER RESORSET TE ATIJE VENDI. PRESIN NE DARKE ZARFIN ME LEFTA. I BESONI SE CFARE BEJNE ,DHE JO SE CFARE FLASIN.JANE KTHYER NE LYPSARE KU KERKOJNE NGA 200MIJE EURA PER TI BERE FRESKE NJERI TJETRIT.
    ECE QEVERIA E RILINDJES PA SHTYLLE KURRIZORE,QE QENDRON NE KEMBE SI NJE KUKULLE BUKUR.

    1. yp Xhixh says:

      Te fala trurit se t’paska fluturu ?

  5. Kuq e zi says:

    I nderuar zaev
    Cjane 10 pas ne krahasim me bashkimin … do ishte super
    10 vjet pas per shqiperine duhet te llogaritesh qe bashkimi do conte 40 vjet para kosoven pra sdo kishte nevoje per okb,interpol, unesco etjer
    Pra me llogari te varfer kombi yne do fitonte te pakten 20 vjet

  6. Iliria e bashkuar says:

    Mos ki merak se edhe Iliret do te bashkohen si gjermanet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje