Presidenti serb Aleksandar Vuçiç njofoi se do të flasë nesër në konferencën GLOBSEC në Bratislavë për situatën në Kosovë dhe do t’u kërkojë ndihmë nga amerikanët që Prishtina të heqë taksën.
Në programin e mëngjesit në TVPrva, ai tha se së pari do të takohet me Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Evropoën dhe Euroaznë Filip Reeker, dhe do të ketë takime bilaterale me zyrtarë të tjerë, por jo me Hashim Thaçin, i cili po merr pjesë në “GLOBSEC-në”.
Ai tha se sjellja e Serbisë është gjithmonë konstruktive dhe se dëshiron të diskutojë një zgjidhje kompromisi për problemin e Kosovës.
Presidenti serb gjatë kësaj interviste, ka ripërsëritur se përcaktimin e kufirit me shqiptarët e ka quajtur “diçka të guximshme” kur e ka propozuar, duke besuar se është “diçka më e shëndetshme për Serbinë dhe serbët”, por sipas tij ishin qytetarët që dolën kundër dhe se këtë mesazh ai e ka kuptuar mirë, transmeton “Blic”serb.
Vuçiç u shpreh i vetëdijshëm se i ka rënë popullariteti pas seancës së Kuvendit të Serbisë për Kosovën, në të cilën ka “folur shumë hapur dhe me sinqertitet për këtë temë duke mos dashur të anashkaloj qytetarët”.
Sipas tij “referendumi sa i përket çështjes së Kosovës… do të mund të thirrej, nëse do të ketë diçka t’i ofrojë popullit, megjithatë ka pranuar se nuk ka një propozim konkret”.
“Kam propozuar, guximshëm dhe shumë hapur, diçka që më ka kushtuar me popullaritet. Kam thënë se jam për përcaktimin e kufirit me shqiptarët dhe nuk turpërohem për këtë”, ka deklaruar Vuçiq në televizionin Prva.
Ai konsideron se një gjë e tillë “është më e shëndetshme për Serbinë dhe serbët, por se populli serb ishte kundër një propozimi të tillë”.
“E kam kuptuar shumë mirë gjithçka që është folur dhe çfarë kanë treguar hulumtimet e opinionit, pasi i shqyrtoj me shumë kujdes për dallim nga të tjerët, sepse kur na bie popullariteti i di arsyet dhe nuk i fsheh”, ka shtuar Vuçiç.
njoha e Kosoves si shtet i pavarur eshte e domosdoshem. ju kriminela e shwkulli 20
njoha e Kosoves si shtet i pavarur eshte e domosdoshem. ju kriminela e shekullit 20
Kosova eshte realitet, shtet me vete, teritor qe e keni humbur me lufte, per te cilin keni nenshkruar. Beni njohjen e Kosoves dhe vazhdoni dialogun.
Nepermjet jush ja kerkoi Europa dhe nuk arriti gje.
Kuptojeni po nuk dhate nuk merrni gje.
Vetem keni kerkuar pa dhene asgje, megjithese keni bere barbarizma pa dhene llogari e kerkuar falje.Si keni guximin e kerkoni o i paturp.
Kosovën e pushtuat me luftë dhe e humbët me luftë, thjesht fare nuk ishte kurrë tuaja.