Formacionet zyrtare të Islandë-Shqipëri: Edi Reja debuton me kuqezinjtë, eksperiment në rreshtim!

8 Qershor 2019, 13:45Sport TEMA

Shqipëria luan sot ndeshjen e tretë zyrtare kualifikuese për në Europianin e vitit të ardhshëm ku përballë ka Vikingët e Islandës.

Të besuarit e Edi Rejës do të synojnë të lënë pas periudhën e errët të Panuçit dhe të marrin rezultatin e dytë pozitiv radhazi për të rikthyer shpresën për një kualifikim të mundshëm.

Sa i përket formacioneve, Reja debuton me eksperiment duke e konfirmuar 3-5-2 e tij me Dermakun, Ismajlin dhe Veselin në qendër të mbrojtjes ndërkohë që në krahë janë të vendosur Hysaj dhe Lenjani.

Qendra e mesfushës përbëhet nga Basha e Xhaka ndërkohë që Abrashi qëndron para mbrojtjes.

Sulmi i është besuar dyshes Cikalleshi-Balaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje