“Nuk i hapet rrugë politikës qorre dhe të dhunshme”, Rama: Ja pse nuk shtyhen zgjedhjet. Falenderoj Metën që më tregoi mrekullinë e kanioneve

8 Qershor 2019, 11:45Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama nga Skapari tregoi arsyet se pse nuk duhet të shtyhet zgjedhjet e 30 qershorit.

Duke folur para banoreve të zonën, Rama falenderoi Metën  që i tregoi mrekullinë e kanioneve.

Më tej Rama foli sërish për përgjimet e publikuara nga “Bild”, duke thënë se hetimet “duhet të ishin kryer me kohë e me vakt”, por, sipas tij, nuk janë kryer sepse “nuk bëhet fjalë për luftë kundër krimit zgjedhor, por shantazh kundër reformës në drejtësi, qeverisë dhe PS-së”.

“Siç e keni parë e dëgjuar dje nga prokurorja e Krimeve të Rënda, nuk bëhet fjalë për luftë kundër krimit zgjedhor, por shantazh kundër reformës në drejtësi, qeverisë dhe PS-së që është e vetmja forcë që e mbështet Reformën në Drejtësi”, tha Rama.

Kryeministri shtoi se disa “prokurorë me shumë hije në karrierë kanë preferuar që në vend që të hetojnë, të mbledhin llumrat, t’i bashkojnë në një kazan dhe ta dorëzojnë kazanin te PD-ja me synim për të ndotur Shqipërinë”.

“Me kryetarin e bashkisë së Skraparit kemi bashkëpunuar dhe kemi bërë punë të mira, por mundësia për të bërë më tepër është në dorën tonë. 

Administrata është tej fryrë me njerëz që nuk jetojnë fare këtu në Skrapar dhe marrin rroga.

 Kush e di që është aty si mbush i topit të një partie apo një tjetër do të largohet që në datë 1 korrik. Ja di për nder Ilir Metës, që më ka sjellë dhe treguar mrekullinë e kanioneve, ka potencial të jashtëzakonshëm për turizmin dhe ekonominë.

Do të përfundojmë rrugën Skrapar-Përmet. Nuk kemi bërë sa duhet për furnizimin me ujë të zonës 24 orë. PS-ja ka kaluar përmes divorcesh dhe martesash, u bëj thirrje socialistëve që të shkojnë në kutitë e votimit sepse duhet një mbështetje jo thjeshtë për kandidatët tanë por për Shqipërinë që duhet të ndahet nga politika e baltës dhe sherrit e një individi që e mban Shqipërinë nën tension prej 30 vitesh. 

Ato forca duhet të shpërbehen duke dalë nga duart e tij. Keni dëgjuar kur thonë se përse nuk shtyhen zgjedhjet.

 Nëse i hapet rrugë dhe shpërblehet kjo politikë qorre dhe e dhunshme dhe atëherë nuk është cështja se po çtensionohet situata tani, por do ta marrë përpara për disa vite Shqipërinë se një parti tjetër mund të dalë me këtë kërkesë, pastaj një tjetër dhe një tjetër dhe kthehet në një lojë të rëndë” tha Rama. (TemA)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje