Paralajmërimi i SHBA, Basha nxjerr Gaz Bardhin: Beteja jonë është për vlerat Europiane, nuk kemi lidhje me dhunën por me paqen

8 Qershor 2019, 14:40Politika TEMA

Partia Demokratike ka reaguar pas paralajmërimit të Shteteve të Bashkuara se do t’i hiqet viza çdo personi që cënon procesin zgjedhor dhe se Partia Demokratike duhet të heqë dorë nga dhuna e të ulet në tryzën e bisedimeve.

Ka qenë sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i cili doli publikisht për të thënë se PD s’ka lidhje me dhunën.

“Dënojmë deklaratën e policisë së Shtetit se në protestë do të ketë dhunë. Ajo dezinformon dhe mashtron opinionin publik. Dhuna nuk është kurrë qëllimi dhe mjeti i PD. Deklaratat synojnë përplasje, konflikt dhe frikë tek qytetarët. Ne i kemi thirrur kundër dhunës qytetarët dhe jemi të angazhuar për protestë paqësore. PD ka refuzuar dhe refuzon dhunën e bashkëpunimin me krimin për të ardhur në pushtet”, tha Bardhi.

Ndër të tjara ai shprehet:

“Partia Demokratike dënon me ashpërsi deklaratën e Policisë si një deklaratë që nxit dhunë dhe nuk i shërben stabilitetit të vendit.

Qeveria ilegjitime që qëndron në pushtet me votat e blera nga krimi i organizuar dezinformon dhe mashtron opinionin publik për qëllimin e protestës së opozitës. Dhuna nuk është dhe nuk do të jetë kurrë qëllim dhe as mjet i Partisë Demokratike.

Deklaratat e Policisë së kapur nga krimi janë një sajesë e neveritshme, që synojnë përplasje, konflikt dhe frikë tek qytetarët.

Partia Demokratike ka thirrur sot në protestë të gjithë qytetarëve kundër dhunës, për Shqipërinë si gjithë Europa.

I sigurojmë qytetarët se Partia Demokratike është e angazhuar vetëm për protestë paqësore. Partia Demokratike është parti e lirisë dhe e vlerave europiane dhe euroatlantike, ajo ka refuzuar dhe refuzon dhunën dhe bashkëpunimin me krimin për të ardhur në pushtet.

Dhuna është mjeti kryesor me të cilin Rama mban pushtetin, duke goditur qytetarët e pambrojtur. Është Edi Rama ai që nxorri me gaz lotsjellës nga shtëpitë banorët tek bregu i Lumit, që kërcënon banorët e Astirt me shkatërrimin e shtëpive, që ka futur në burgje mbi 10 mijë qytetarë që nuk paguajnë dot energjinë elektrike, që u ka hequr bukën e gojës mijëra të tjerëve. Ky është zemërimi në rritje i mijëra e mijëra qytetarëve të tjerë, të poshtëruar e të dhunuar nga regjimi I Edi Ranës.

Partia Demokratike është e vendosur: asnjë hap pas për të drejtën themelore të njerëzve të lirë, votën e lirë, të pandikuar nga krimi dhe korrupsioni, njësoj siç ndodh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Britani, Francë, Gjermani, Itali dhe kudo. Protestat tona i shërbejnë vetëm këtij qëllimi.

Ripërsërisim sot apelin tonë drejtuar qytetarëve, që pavarësisht provokimit kriminal të drejtuesve të Policisë së Shtetit, që do të kenë fatin e njëjtë me atë të Edi Ramës, duhet të mbrojnë punonjësit e thjeshtë të policisë, të cilët kanë të njëjtat halle dhe probleme me secilin prej qytetarëve që dalin në protestë.

Skenarët kriminalë të Edi Ramës, pengimi i të drejtës për të protestuar, dhuna dhe terrori mbi protestuesit nuk kanë për të na ndalur.

Beteja jonë është për standartet dhe vlerat Europiane, prandaj ka bashkuar shumicën dërrmuese të shqiptarëve të ndershëm.

Regjimi në grahamat e fundit është i tmerruar. Bashkimi i sotëm do të jetë madhështor. Fundi i modelit të Qeverisë së Avdylajve, është më i afërt se kurrë.

Të gjithë si asnjëherë të bashkuar sot në orën 19.00, për t’i dhënë qartë dhe prerë Qeverisë ilegjitime të banditëve, verdiktin se shumica e bashkuar e shqiptarëve, nuk e pranon kurrë pushtetin e marrë me dhunë dhe të bërë njësh me krimin.

Te gjithë bashkë, sonte në orën 19.00, për Shqipërinë si gjithë Europa!”

22 komente në “Paralajmërimi i SHBA, Basha nxjerr Gaz Bardhin: Beteja jonë është për vlerat Europiane, nuk kemi lidhje me dhunën por me paqen”

  1. Kritiku pa kritika says:

    Saliu ta ka shkruar kete fjalim?

    1. Protestuesi paqesor me bombe me vete says:

      E dine budallacke Ameriken keta kaqola , i kane hyre detit me kembe e flasin percart tani, ua qaj hallin.

  2. SHKODRA says:

    Bandite kriminele. Ju a ndjeu bytha lageshtiren dhe dilni beni demagogji ne nje kohe qe ne popull eshte krijuar bindja se banda e juaj superkriminale, ka organizuar po sonte vrasjen po nga vete ju e ndonje protestuesi te gjore qe ju te shetisni me arkivol neper Tirane si parathenie per te gjakosur Shqiperine.
    Faleminderit ShBA. Faleminderit Zoti Palmer. Faleminderit Ambasades se ShBA dhe i vendeve mike te BE.
    Megjithe kete deklarate MASHTRIM benditet e tjere ish deputete jane perhapur gjithandej per te inkurajuar ngrupet e zjarrit te PD e LSI me shprehjen ” mos i a varni amerikaneve”
    Cili person e ka sonte radhen te vritet nga keto banda kriminale me inicialet PD-LSI-PR=PAA-PBDNJ-PDIU-Demokristian dhe Zheji-Bushati-Shkullaku-Gjekmarkaj-Lela-Lubicici-Peka me ne krye kryemadfjozin META.

  3. apapa says:

    Bravo Bardhi, PD nuk ka lidhje me dhunen, pervec 30 viteve te fundit qe jane thjesht nje aksident qe mund t’i ndodhi cdo partie.

  4. Mashkullori says:

    Rradhen e ka Fatmir Gerdec Mediu.Saliut i duhet vdekjes e tij per dy aresye:
    E para,nderpret lidhjen Shkerdjen- Fatmir ne ngjarjet tragjike te Gerdecit…
    E dyta,i sherben per tensionim te protestuesve si ne rastin Hajdari…
    Te shohim e degjojme,por mund te jete dhe ndonje Aldo Bumci i faksit per Zenon….

  5. Gent says:

    doli ky pederasti i PD? skeni ku shkoni mer bythqire ,aty rrugeve do zvarriteni!

  6. FLUTURA says:

    Te fala Nora Malajt!
    Dua ti kujtoj asaj ate barcoleten qe stigmatizonte amerikanet, kur ishte e ftuar ne nje studio disa ore perpara protestes se radhes te dhunshme.
    Ja qe amerikanet qenkan poliglot…..

  7. Horri i bulevardit says:

    Mbase e kane sjelle te vrarin e kane futur ne thes dhe pritet ta hapin thesin dhe ta hudhin ne bulervard kur te mbaje fjalimin i madhi Lyrzim dhe te deklarojne osht vrare me thike me helm stilolaps pistolete ( cadra sot nuk ka)

  8. Populli says:

    Fajeminderit SHBA

  9. 19 says:

    Te nxjeri dhe nja 3 veta bythqima si ky bardhi dhe Pd kurre svjen ne pushtet.se me balliun noken e kompani jo e jo .po kte Bardhin e kan gjet tamam per te treguar qe jane parti bythqimash .

  10. Populli says:

    Faleminderit SHBA

  11. Kulufi says:

    Me genjeshtrat e Saliut jemi mesuar dhe i durojme, ashtu sic durojme ne plazh WC-te e pa lara. Por te te genjeje Lul Basha eshte si me ta fut breshka. Imagjino tashti te te genjeje ky Gazi i vogel me byc te bukura, eshte njesoj si me ta fut Sala, Luli dhe krejt maloket e PD. Ka futur Rama ne burg mbi 10 000 qytetare qe nuk paguajne korentin ?????????? Cudi se edhe ne Kine po te ishim nuk do kishte burg qe ti nxinte kta 10 000 qytetaret e Gazit.

  12. Arifi says:

    O sa karagjoz jane kta!! Hahaaaaaaa . Nuk u ngeli me gje ktyre kellirave. Do ngelen ne histori dhe do tregohen barsalet ter jeten.

  13. Johani says:

    O majmun ziu nuk te ban emri njeri o kriminel, e gjithe bota e ka pare e po e shef se ti dhe ju skeni te bani me njerezine por me krimin, ti o majmun me syze kujt i shet mend se ju spaskeni tbani me dhunen,po dhunen dhe mollotovin kunder policise kush po e ban pra pse nuk distancoheni,po kur pomicia po ndalon dhunuesit ti pse shkon ne komisariat dhe kerkon lirimin e tyre, pastaj pse kercenon policine meqe ti qenke paqesor, apo shqiptaret i konsideron lavire qe ti dhe kryetari yt mund tju hypni kur tju qohet dhe ta vrisni ke ju doni,ves qe vetem millosheviqi e kishte e ju paska lane trashegim juve qe edhe pasi ti hypni diluj dhe ti shfryeni epshet e vrisni viktimen se ju la qefin ne gjysem,ti je nje cope muri qe as dreqi qe ha prandaj je ne PD dhe sot shqiptaret ( ata qe jane njerez jo ata ne PD) amerika dhe europa ju urrejne.

  14. Sulaj says:

    Haha very funny ky pederi sikur do vendoste sovrani sot??

  15. Berti says:

    Nuk na duhet imperializmi amerikan, nuk na intereson fare çfare thote Palmer, lexoni gazeten Bild.

  16. Drejtesi says:

    Se si mund te katandisen qe ne mashtruesa te ketij niveli ata e dine?

  17. Shqiponje says:

    Te te nxjerri nje 80 vecar ne rruge qe ishte 25 vjete me teser partie ,pastai 29 vjete te tjera ne lufte me SHBA dhe i padeshiruari i tyre , SALI BERISHA SKA MORAL PER ASNJE NDRYSHIM, LULZIMI ESHTE I ZGJEDHURI I TIJ E KESHTUNME RRADHE NUK JA VLENE TE TRADHTOSHE VETEN DHE VENDIN PER NJE PREMTIM PARASH A POSTI , TRADHETIA DHE ANTILOGJIKA NUK KANE QENE E NUK JANE VLERA EUROPES

  18. Ali-Baba says:

    Ik more qyp e tregoja keto perralla ndonje gomariu qe ju vjen nga pas per 20 euro… Po protestat e me parshme ishin paqsore…!??? Po shashkat, kapsollat e bojen kush i hodhi… Keni te drejt kur nuk ju marin per zverku e t’iu hedhin ne burg. Ju s’jeni gje tjeter vec se frikacake, qe e ndjeni qe po ju vjen fundi dhe prandaj nuk ju leverdis as reforma ne drejtesi e as hapja e negociatave. Luldonkishoti dhe Monadylqina e kane birucen gati… Po me Like floririn si do i vej halli.HAHAHA!

  19. Stark says:

    Si duket kanë ndërruar profesioninb. Tash merren edhe me humor. ?

  20. Taraboshi says:

    DoliBardhi ne vend te Bashes Kaq tutkune jeni ju te PD sa kujtoni se DASH nuk jukupton dhejupoja hidhni se nuk foli Basha por Bardhi.
    DASH nuk ka folur ne emera te perveceshem.por per te gjithe ju or derdimene.Prandaj qe te gjithe ndigjoni porosine e DASH se do te shkoni atje ku nuk thuhet.Trupat e SHBA nuk kane ardhur per turizem.por me ja leruar nenen atij qe shkel ligjin.Provojeni ne keni bythe.

  21. Coli loli says:

    Jam dakort me ju pasi vetem juve ju provokojne si policia ashtu dhe pushtetaret qe jane ne krye tani. Por mos e ke nga mendja jote kete pergjigje apo lulushi ka marre leje tek Edi Lesi qe eproret e tij jane dakort dhe nga Saliu e Flamur Ndoka nga serbet?
    Je djale i zgjuar dhe mos bej gabim te veprosh kundra se te heqin nga PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje