Zyrtare: Skënderbeu pa trajner, largohet Orges Shehi!

8 Qershor 2019, 14:17Sport TEMA

I ftuar në emisionin “Kuqezi” në Supersport, Orges Shehi ka konfirmuar se ka vendosur të largohet nga klubi korçar i Skënderbeut, ku ka mbajtur postin e trajnerit në sezonin që sapo u mbyll.

Durrsaku është bërë pjesë e korçarëve 9 vite më parë, ku për 8 sezone ruajti kuadratin e portës, ndërsa për shumë kohë mbajti edhe shiritin e kapitenit.

Shehi është një nga emrat e periudhës së lavdishme të korçarëve, që gjatë viteve të fundit fituan 7 tituj kampionë dhe morën pjesë dy herë në grupet e Europa Leagues.

Verën e kaluar Shehi vendosi tërheqjen, ndërsa klubi i propozoi detyrën e trajnerit, një eksperiencë e re për ish portierin, të cilën e kreu me sukses, duke renditur korçarët në vendin e katërt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje