Balla kërcënon Metën me fjalët e Palmer: Pengimi i procesit zgjedhor, arsye për të mos hyrë në SHBA

9 Qershor 2019, 19:51Politika TEMA
Balla kërcënon Metën me fjalët e Palmer: Pengimi i procesit

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla edhe ditën e sotme ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale një ditë pas deklaratës së Metës për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit.

Balla ka përdorur fjalët e Matthew Palmer ku deklaronte se kushdo që pengonte zgjedhjet nuk do t’i ndalohej hyrja në Shtete e Bashkuara.

“Pengimi i një procesi zgjedhor potencialisht përbën arsye për moskualifikimin për të hyrë në Shtetet e Bashkuara”, deklaronte Matthew Palmer.

Ndërsa Balla shkruan ‘Fiks’, duke lënë të kuptohet se u qëndron fjalëve të Palmer.

3 komente në “Balla kërcënon Metën me fjalët e Palmer: Pengimi i procesit zgjedhor, arsye për të mos hyrë në SHBA”

  1. Zigur Qarri says:

    Johann David Wadephul, reagoi të dielennë një deklaratë për media ndaj vendimit të presidentit të Shqipërisë Ilir Meta ,për
    anulimin e zgjedhjeve vendore më 30 qershor, shkruan DW.“Pas këtij vendimi të presidentit, ekziston një situatë e re politike.
    Të gjitha palët tani duhet të kërkojnë rrugën e pajtimit. Këtu përfshihen zgjedhje lokale demokratike me disa kandidatë të
    mundshëm. Kjo presupozon që të gjithë ta pranojnë vendimin e presidentit dhe pastaj të marrin pjesë në garën politike.
    Çdo gjë tjetër do të ishte jo evropiane dhe do t’i forconte në mënyrë të panevojshme dyshimet mbi dobinë e një procesit të
    aderimit. Kështu do të krijohej një bazë e re për një bashkëjetesë paqësore mes konkurrentëve politikë. Në Evropë, çdo qeveri
    duhet të pranojë një opozitë kritike, dhe çdo opozitë duhet të pranojë një qeveri efektive. Kjo është një bazë qenësore për një
    shtet të qëndrueshëm dhe demokratik.Nëse Shqipëria dëshiron të përshkojë këtë rrugë drejt Evropës, sigurisht që do të marrë
    çdo mbështetje nga Gjermania “.

  2. Z/K says:

    Ore Ball.Nese nuk di anglisht.Pyet dike se nuk humb.Ta perkthej mire Palmerin.Simbas,cfare ke shkrue ke fut nji “Nuk” qe ban te kunderten e deshires tende per Palmerin.Ky “Nuku” lejon cdo autoritet qe pengon zgjedhjet e ka rrugen hapur per ne USA.
    Ishalla nuk e lexon Palmer se cfare ke shpifur.Se per dine e iman te parit qe do ja ndaoljne hyrjen per ne Amerike do jesh Ti vete.

  3. Kuq e zi says:

    Po pra ka ngel amerika qe ti dale ne krah balla…
    Po ligji shqiptar pse nuk permendet apo sepse ska kush e zbaton… nqs eshte keshtu ca dreqin e qendroni ne qeveri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje