FOTO/ Rrjeti tallet me Bashën e presidentin: Duke pritur Metën të anullojë “21 janarin” nga kujtesa e shqiptarëve

9 Qershor 2019, 22:44Politika TEMA
FOTO/ Rrjeti tallet me Bashën e presidentin: Duke pritur Metën të

Rrjetet sociale kanë qënë tejet të ngarkuara këto ditë, duke parë se dhe budallallëku politik ka shpërthyer sheshit dhe po lëviz pa frena në çdo cep.

Sot radhën e ka pasur deklarata e Presidentit Ilir Meta, i cili paralajmëroi zhdekretimin e datës së zgjedhjeve, një akt i paparë në analet e politikës botërore dhe që implementohet pë rherë të parë në Shqipëri.

Nuk ka thënë kot shoku Enver se shqiptarët janë trima dhe ecin gjithnjë rrugëve të pashkelura.

Por vendimi i Metës për t’i dhënë një ‘dorë’ opozitës, ku gjendet dhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi ka shkaktuar humbor në rrjetin social.

Kështu, pasi i “kërkuan” Metës që të anulonte dhe ndeshjen mes Shqipërisë dhe Islandës, të cilën e humbëm, apo Rama u tall se mos e dhëntë zoti që me dekret Meta t’i shpallë luftë SHBA, radha i ka ardhur Bashës.

Me të janë treguar të pamëshirshëm, teksa kanë shkruajtur: “Duke pritur që Meta të anulojë 21 janarin nga kujtesa e shqiptarëve”.

Rrjeti social ka “festë” tashmë dhe nuk përmbahet as në të ardhmen, do ketë xhevahire.(TemA)

3 komente në “FOTO/ Rrjeti tallet me Bashën e presidentin: Duke pritur Metën të anullojë “21 janarin” nga kujtesa e shqiptarëve”

  1. Isuf kapertoni says:

    Sa te shpifur jeni bere sinqerisht. Po pse kush e votoj meten per president, fryma e shenjte apo PS?

  2. Lili says:

    Rrjeti?! Apo Tema?

  3. Laku says:

    RRJETI I BASHKISE DHE ATYRE QE SHESIN BYTHEN PER NJE RROGE NE SHTET,PO KUSH E RRUAN PER ATA 50 VETA QE DUAN TE DUKEN SI 50 000 O MERO MAVRIA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje