Vendimi i Metës, Rama s’kursehet e bën krahasimin me Nishanin: Kishim marrëveshje me shokun tim Basha, por na kërkoi letër me shkrim. Ku i kam gjet këta shokë

9 Qershor 2019, 18:44Politika TEMA

Këtë pasdite kreu i qeverisë Edi Rama, ka qenë në Dibër ku është takuar me elektoratin e tij dhe ka prezantuar kandidatin për Bashkinë.

Gjatë fjalës së tij ai është ndalur tek vendimi i Presidentit Ilir Meta për shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit, duke e quajtur skandal, e ndërsa tha se ai tashmë nuk e meriton më atë karrige ku rri.

Rama nuk nguroi të bënte krahasimin mes ish-presidentit Bujar Nishani dhe Ilir Metës, kur solli në kujtesë rastin e marrëveshjes së 2017.

“Pasi ne bëmë marrëveshjen dhe ishte publike, presidenti i asaj kohe, mund të themi ca të duam, por Bujar Nishani e kërkoi me shkrim e firmë, në një letër të përbashkët, timen dhe shokun tim që m’ka humb dhe s’po e kap dot më, Lul Bashës, që t’i kërkonim presidentit atë shtyrje brenda kushtetutës, sepse është detyrimi numër një, nuk mund ta vendosë presidenti pasi e ka deklaruar se kur bëhen zgjedhjet, pa pyetur të tjetër”, tha ai.rama

“Doli dhe presidenti, kur protesta e tyre doli qartësisht një protestë që po pakësohet në numër dhe energji, dhe pasi morën një goditje të rëndë, nga SHBA, ku u trajtuan me emra dhe mbiemër, dhe se nuk do të hynin më në SHBA nëse ushtrojnë dhunë pengojnë zgjedhjet.

Doli edhe në mes të lojës që ka filluar, thotë po anuloj zgjedhjet. Ajo që tha ai vlen po aq sa sikur të kishte dalë dje të thoshte anuloj ndeshjen Islandë- Shqipëri, arsyet do t’ua tregoj të hënën.

Ka bërë një akt politik, si përfaqësues i lartë, si lider i opozitës, ka vendosur të na vejë të gjithëve në pozitën sëkëlldisëse, sepse unë mendoj se ai nuk e meriton më zyrën ku rri.

Nuk e meriton më titullin më të lartë të gardianit të kushtetues dhe figurën më të lartë të unitetit kombëtarë. Ajo që ka bërë dje është përçarëse, konflikt-nxitëse, një “vetëvrasje politike”, një nul nga pikëpamja ligjore, dhe morale është një turp i pashembullt që do t’i mbetet atij.

Dëgjoni një shembull për të kuptuar sa skandaloze është kjo: në 2017 ne bëmë një marrëveshje, ku dhe pse u kërkua të shtyheshin zgjedhjet edhe nga ndërkombëtarët, unë thash jo sepse po i shtymë një herë do i shtyjmë gjithmonë, dhe pasi ne bëmë marrëveshjen dhe ishte publike, presidenti i asaj kohe, mund të themi ca të duam, por Bujar Nishani e kërkoi me shkrim e firmë, në një letër të përbashkët, timen dhe shokun tim që m’ka humb dhe s’po e kap dot më, Lul Bashës, që t’i kërkonim presidentit atë shtyrje brenda kushtetutës, sepse është detyrimi numër një, nuk mund ta vendosë presidenti pasi e ka deklaruar se kur bëhen zgjedhjet, pa pyetur të tjetër.

Ndërkohë një shoku im tjetër, nuk e di ku i kam gjet këta shokë që më dalin duarsh gjithnjë, del e bën një skandal dhe thotë anuloj zgjedhjet sepse jam i shqetësuar etj…

Del e u thotë atyre: ju sulmoni fort që të digjet, unë do dal ta shuaj, ju bëni rrëmujë, dhe unë do dal të shpëtoj Shqipërinë, nga kush? Nga ata!

Shqipëria do shpëtojë vetë nga ata më 30 qershor!

Mbajeni mend, njësoj siç u shpërndanë tespiet e plakut Mere, kanë për t’u shpërndarë edhe këta, se ia nxinë jetën këtij vendi e populli”, u shpreh Rama.

4 komente në “Vendimi i Metës, Rama s’kursehet e bën krahasimin me Nishanin: Kishim marrëveshje me shokun tim Basha, por na kërkoi letër me shkrim. Ku i kam gjet këta shokë”

  1. Likja says:

    Se kuptoj pse e vure o z. KRYEMINISTER nje president hajdut,qe vodhi e vodhi bashke me te shoqen.
    Nje njeri te pa moral kurruptiv dhe hajdut.
    E shoqja sa here bie fjala per ate thote kam dy jave qe nuk e kam takuar..ka me turp. Si ai tjetri qe nuk njihte baxhanakun. O zot cfar monstrash kemi mbi krye. Ky kokemadhi predikon qellime te medha o kur se ha mortja…

  2. faro says:

    Po t’i japin vetë në dorë çelësat e fitores!
    Të LUMTË!

  3. Titi says:

    IK MER LEGEN SE NA DOLE PLEHRE SI SALIU DHE TI .FRIKACAK ARROGANT JE,ASGJE ME TEPER.

  4. Mileti says:

    Z.Kryeminister, te lutem mos thuaj qe i ke shok.! Populli thote “ me thuaj cfare shokesh ke te te them se cili je” . Kjo thenje eshte shume e vjeter por eksperience e gjalle. Shyqyr qe nuk i ke me se per cfare ti duash njeri mashtrues i pa pare tjetri hajdut i pa pare.
    Leri ne rrugen qe kane nisur se do bien , ne mos kane rrene ne gropen qe hapen vete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje