Zhvendosje për kohën e luftës: 20 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Kumanovës

9 Qershor 2019, 18:04Bota TEMA

Më 9 qershor 1999 u nënshkrua marrëveshja e Kumanovës në aeroportin e Agji Tepes, e cila e dha fund bombardimeve të NATO-s në Jugosllavinë e atëhershme. Çfarë kujtojnë punonjësit nga ajo kohë?

20 vite më parë në aeroportin e Agji Tepes në Kumanovë zbritën avionë ndryshe nga të zakonshmit.

Më 9 qeshor 1999 aty u bë nënshkrimi i Marrëveshjes së Kumanovës, që i dha fund bombardimeve të NATO-s në Jugosllavinë e atëhershme.Forcat serbe u tërhoqën nga Kosova për t’ia lënë vendin forcave ndërkombëtare të paqes.

Sot aeroporti që u kthye atë vit në dëshimtar të luftës shfrytëzohet sërish  nga Aeroklubi i Kumanovës. Por çfarë kujtojnë punonjësit e aeroklubit nga ajo kohë?

Nikola Petrovski, drejtor i klubit Aeroklubit Kumanovë ka qenë edhe vitin 1999 drejtor i këtij aeroklubi. Ai i ka ndjekur në atë kohë bisedimet.

“Nuk isha aty në momentin, kur u nënshkrua marrëveshja, por vija përditë në aeroport për të kontrolluar mjetet tona dhe avionët. Kishim edhe kontakt me shtabin e NATO-s këtu në aeroport”, kujton ai.

Zhvendosje për kohën e luftës

Pilotët dhe instruktorët e tjerë në atë kohë u zhvendosën në qytetin maqedonas verior Shtip. Dragan Sazdovski, menaxher i Aeroklubit Kumanovë kujton: “Atëherë duhej të largoheshim nga aeroporti dhe u zhvendosëm në Shtip. Atje vazhduam aktivitetin tonë dhe u kthyem pas një viti sërish. Vetëm atëherë hymë në aeroport, kur gjithçka kishte mbaruar.”

Aeroklubi i Kumanovës ka një tradite 80 vjeçare. Pas largimit të forcave të NATO-s në këtë aeroklub rifilluan trajnimet për pilotët e ardhshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje