Anulimi i zgjedhjeve, Hysi: Argumentet e Metës janë politike dhe s'ka bazë ligjore, precedent i rrezikshëm

11 Qershor 2019, 10:51Politika TEMA

E ftuar në “Dita Jonë” nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi deklaroi se presidenti dha argumente politike dhe jo kushtetues, veprim që sipas saj, krijon një precedent shumë të rrezikshëm.

Hysi u shpreh se ky vendim rrezikon të kthehet në një precedent të rrezikshëm.

“Në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri ka pasur raste të shtyrjes së zgjedhjeve, por nuk kanë ardhur nga Presidenti, por ka qenë rezultat i një marrëveshje mes forcave politike. 

Data e re është në periudhën e parashikuar nga Kushtetuta. Në rastin konkret, shtyrja e zgjedhjeve është bërë nga Presidenti pa u kërkuar nga partitë politike dhe është kapërcyer çdo afat kushtetues, duke krijuar një precedent. 

Nëse lexojmë argumentet, ato janë politikë dhe nuk ka bazë ligjore.  E dyta, duke cenuar Kushtetutën, krijohet një precedent i rrezikshëm. 

Sa herë një forcë politike nuk pëlqen mazhorancën, të përdorë këtë lloj mekanizimi dhe në Shqipëri humbet roli i zgjedhjeve. Çdekretimi nuk njihet në Kushtetutë”, tha ndër të tjera Hysi.

1 komente në “Anulimi i zgjedhjeve, Hysi: Argumentet e Metës janë politike dhe s’ka bazë ligjore, precedent i rrezikshëm”

  1. kastriot says:

    E keqja ose e mira eshte se kur te jete ne pushtet pd dhe lsi ky precedent nuk vlen.Kjo eshte provuar ne zgjedhjet e mepareshme kur u dogjen kutite e votimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje