30 qershori, delegacioni gjerman: Partitë s'janë të detyruara të marrin pjesë në zgjedhje. Bojkoti i parlamentit do të thotë bojkot i demokracisë

12 Qershor 2019, 14:31Politika TEMA

Përfaqësuesit e delegoacionit gjerman gjatë vizitës në Tiranë në një konferencë për mediat theksuan se sa i përket 30 qershorit partitë s’janë të detyruara të marrin pjesë në zgjedhje.

Më tej një nga pë faqësuesit e delegacionit, konkretisht Juratovic shpjegoi edhe arsyen pse nuk ishte takuar me Presidentin Meta dhe përfaqësues të PD apo LSI.

Ne programin e takimeve kemi pasur vetëm takime me partitë politike parlamentare dhe me sa mbaj mend, aty ishte e përfaqësuar edhe opozita.

Parlamenti është organi më i lartë i një shoqërie demokratike, bojkoti i tij do të thotë bojkot i demokracisë.

Gjithkush është i lirë të bëjë protesta, por bojkotimi i parlamentit është bojkotim i demokracisë.

Por për mua, Parlamenti është njëlloj i shenjtë si kisha.

Kam përshtypjen se është shndërruar në sport të dashur për shqiptarët që nëse nuk më pëlqen diçka thjesht po bojkotoj, shtoi ai.

“Si parlamentarë të Bundestagut që mbulojmë cështjet e Ballkanit, vendeve që nuk janë ende pjesë e BE-së kemi marrë këtë turne në rajon dhe dëshirojmë që përmes këtij turi të informohemi rreth gjendjes dhe reformave. 

Kemi pasur kontakte me përfaqësues të parlamentit, komisioneve parlamentare, kryeministrin Rama, ministren e Drejtësisë dhe të Brendshmin për një panoramë të plotë të vendit dhe reformave.

Për ne ka qenë e rëndësishme të mësojmë ecurinë e reformave për të ditur sa e përgatitur është Shqipëria për negociatat. Shqipëria dhe i tërë rajoni është oborri i brendshëm i BE-së dhe duhet të jetë pjesë e këtij unioni. Për mua, demokracia është një komunitet vlerash.

Janë punë të brendshme të vendit. Por, kam kuptuar se ky vend ka një Kushtetutë dhe Kushtetuta është baza e një vendi. Në Gjermani Kushtetuta vlen si baza dhe për këtë arsye kam besim te ajo që përcakton Kushtetuta.

Nëse Kushtetuta parash që zgjedhjet duhet të zhvillohen në një moment të caktuar, ato duhet të zhvillohen në këtë moment. Sepse vetëm në këtë mënyrë, vetëm duke u bazuar në Kushtetutë. Dhe unë konsideroj që demokracia përfaqësuese në formatin e parlamentit është organi më i lartë demokratik.

Zgjedhjet përfaqëson konkurrencën mes partive politike. Secila parti ka të drejtën e saj për të marrë pjesë ose jo, do të jenë zgjedhësit se cfarë është bërë mirë apo keq.

Zgjedhësit në Shqipëri dhe shoqëria është e informuar mirë se cfarë do apo nuk do dikush. Situata aktuale do të luajë një rol në vendimmarrjen e Këshillit dhe duke qenë se në pjesën më të madhe të vendeve të BE-së janë parlamentet që vendosin.

Jo të gjithë qytetarët në BE janë entuziastë për zgjerimin e unionit. Kush pengon procesin e integrimit pengon ata që besojnë në vlerat demokratike” tha Josip Juratovic. (TemA)

 

6 komente në “30 qershori, delegacioni gjerman: Partitë s’janë të detyruara të marrin pjesë në zgjedhje. Bojkoti i parlamentit do të thotë bojkot i demokracisë”

  1. Amy says:

    bravo Gjermani ! kjo eshte Zgjedhjet do mbahen, dhe kush te doje te marr pjese e ka patur rrugen ta hapur, askush si ka penguar, Po i ka penguar dikush: sali, meta mona luli qe ato te mos behen, por keta jane individe qe nuk ndikojne dot ne nje proces te tille, le te hane mut tani.

  2. Xeni lirise says:

    LULJA THOTE PO VDIQA UNE TE VDESIN TE GJITHE

  3. uskania says:

    Leksion për demokracinë. Rrugaçëve u tregohet kufiri.

  4. Lani says:

    Mendoni se nuk e kane lexuar „Bild“-in keta?!?

  5. Duhet te veproj ligji i futbollit kush nuk paraqitet per ndeshjen ,fiton kundershtari 3 me 0 dhe perjashtohet disa ndeshje….

  6. Bazha says:

    Keshtu funksionon demokracia Kushtetuta e percakton shum qarte . Partite bejne sikur nuk e kuptojne…Populli do votoje per kandidatin qe perfaqson dhe punon me mire

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje