Refuzuan dekretin e Metës, forcat e sigurisë marrin në mbrojtje 4 anëtarët e KQZ

12 Qershor 2019, 14:02Politika TEMA

Merren ne mbrojtje kater anetaret e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, qe vendosen me vote, pak dite me pare, te refuzojne dekretin e presidentit Meta, per anulimin e 30 qershorit si date e zgjedhjeve vendore.

Mesohet se kerkesa eshte bere ne Ministrine e Brendshme nga vete kater anetaret e KQZ, e pas kesaj atyre u jane vene ne dispozicion truproja qe i mbajne nen mbikeqyrje.

Keshtu ne mbrojtje jane vene nenkryertari Denar Biba, Edlira Jorgaqi, Bledar Skenderi dhe Rezarta Bitri.

Nderkohe, sot KQZ do te vijoje me mbledhjen e radhes, sipas rendit te punes ne kuader te procesit zgjedhor te 30 qershorit.

Ne mungese te kryetarit Klement Zguri, qe ishte per respektim te dekretit te Metes, mbledhjen e drejton Denar Biba.

2 komente në “Refuzuan dekretin e Metës, forcat e sigurisë marrin në mbrojtje 4 anëtarët e KQZ”

  1. Shtet Bananesh says:

    Gjigandi Biba me bodigard, shtet qesharak deri ne dhimbje. Bananistani ne shkelqim

  2. Toni says:

    E futen ket vend ne lufte civile. car bohet kshu me keto mut politikanesh??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje