I nxehti sapo ka filluar, çfarë sjell vera për shqiptarët?

12 Qershor 2019, 21:23Sociale TEMA

Qershori nisi me mot të freskët dhe shi ku në vetëm 3 ditë janë plotësuar rreth 80% e normave të reshjeve mujore.

Megjithatë, shumë shpejt qershori solli mot të kthjellët dhe të nxehtë në Shqipëri.

Në vijim, ky muaj pritet të jetë i nxehtë dhe sipas zonave përkatëse temperaturat mesatare mujore do të jenë 3-4°C mbi vlerat tipike të një qershori normal.

Më e ndjeshme nxehtësia pritet të jetë në zonat Lindore si Dibra, Mati, Librazhdi, Pogradeci dhe Korça ku jemi mësuar që edhe vera të jetë e freskët.

Edhe korriku 2019, sjell tablo termike të ngjashme me qershorin, ndërsa ka sinjale që gushti të sjellë temperatura më afër vlerave normale mujore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje