“Ka mundësi për kompromis, të gjithë aktorët politikë janë të thirrur ta kërkojnë atë”, thekson në intervistë për “Deutsche Wellen”, korrespondenti i “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, Matthias Rüb, që mbulon Shqipërinë.
Në Shqipëri frontet janë ashpërsuar pas vendimit të presidentit, Ilir Meta për anulimin e 30 qershorit si datë zgjedhjesh. Si e shikoni ju këtë krizë?
Shikoni, që frontet ashpërsohen nuk është diçka e re për fat të keq në Shqipëri. Kushdo kush ka qenë në pushtet, demokratët apo socialistët, gjithmonë ka pasur akuza të rënda nga partia që ka qenë në opozitë, që partia qeverisëse është e korruptuar, që shkel kushtetutën. Është e vështirë të gjykosh, cili pozicion është i drejti, kjo lidhet edhe me ngjyrimin politik: Nëse bëhet fjalë për një protestë legjitime popullore kundër një regjimi të korruptuar, apo për përpjekjen e opozitës që të arrijë në mënyrë jo parlamentare rrëzimin e një kryeministri të zgjedhur në mënyrë legjitime, kjo është çështje e kontestuar. E pakontestueshme është që kjo e dëmton Shqipërinë, që i pengon përpjekjet për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Në këtë fazë kritike kjo është gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë vendit.
Si e shihni vendimin për anulimin e datës së zgjedhjeve nga presidenti, Ilir Meta, vendim që ka zemëruar qeverinë. Presidenti Meta thotë, se bazohet në kushtetutë dhe ka përgjegjësi për paqen sociale në vend…
Nga pikëpamja kushtetuese ai është në rregull. Ai ka të drejtën e shtyrjes së zgjedhjeve, të paktën kështu e kuptoj unë nenin kushtetues, të cilit ai i referohet. Nëse është veprim i mençur politikisht, kjo varet nga cila anë e shikon.
Ka një rezolutë, mocion me debat presidentin Meta kundër çdekretimit të zgjedhjeve. Çfarë pasojash do të kishte një hap i tillë, nëse arrihet shkarkimi i tij?
Kriza kushtetuese do të bëhej më e thellë. Mund të ndodhë që kryeministri të kërkojë zgjedhjen e një presidenti të ri. Sido që të jetë të gjithë të pushtetshmëve në Tiranë u mungon legjitimiteti i nevojshëm. Edi Rama nuk ka legjitimitetin e opozitës, presidenti Meta nuk ka legjitimitetin apo mbështetjen e qeverisë, të socialistëve, pra është shumë e vështirë të gjendet një rrugëzgjidhje nga kjo krizë kushtetuese. Vetëm nëse të tre palët ulen në tryezë e gjejnë një kompromis. Kjo do të ishte më e mira për vendin. Vendi ka nevojë për qetësi, për pushtetarë me legjitimitet e jo për trazira e përplasje jashtë institucioneve demokratike.
Kryeministri, Edi Rama takoi në Bruksel para dy ditësh, kreun e Komisionit të KE, Jean-Claude Junkcer, ai mori mbështetje aty. Njerëzit nuk duhet të pengohen të votojnë, tha Juncker. Asnjë fjalë për pretendimet e opozitës, për lidhjet e PS e Ramës me mafian e drogës, se ai ka blerë zgjedhjet. Publikimet e gazetës “Bild” i dhanë një shtysë të re kësaj problematike. Mendon Brukseli se opozita po e ekzagjeron?
Këtë nuk e besoj. Për kryeministrin Rama është një problem që në Bruksel dhe në Berlin mbështetja për të po bie. Ai beson, se Merkelin e Junckerin e ka në anën e tij, por më duket se CDU/CSU nuk janë në anën e tij, ata duan ta shtyjnë vendimin e BE-së për hapjen e negociatave. Realisht duket, se po bëhet e vështirë për qeverinë Rama në Bruksel. BE është e zënë me veten, me Brexit. Tani do të shikohet me shumë vëmendje, se çfarë ka të vërtetë në akuzat për bashkëpunim me kartelet, me mafian e drogës. Duket se po mbyllet ajo dritare që shkonte në favor deri tani për qeverinë e Ramës.
A mund mbahen zgjedhjet lokale në këto kushte? Për Ramën ato janë legjitime, për Bashën janë moniste.
Më duhet të them, se edhe nëse do të mbaheshin tani zgjedhjet lokale ato nuk kanë shumë kuptim, kur ato i bojkoton partia më e madhe e opozitës. Edhe sikur të mbaheshin ato nuk çojnë në forcim të legjitimitetit të qeverisë e kryeministrit Rama.
Drejtësia që mund të thoshte fjalën e saj, duket e paralizuar në Shqipëri për shkak të vetingut. Gjykata Kushtetuese nuk mund të marrë vendime, po për këtë arsye. Ndërkohë kriza thellohet. Kush mund të ndihmonte në këtë situatë?
E vërteta është, se nuk shoh se si në këtë gjendje të kemi një rrugëdalje politike e sidomos që të mos ketë dhunë. Nuk shoh ndonjë palë që është e gatshme për kompromise. Nuk shoh as edhe një figurë të tretë nga jashtë apo brenda që mund të ndërmjetësojë. Në kuadër të reformës në drejtësi, drejtësia, sidomos instanca më e lartë është e paralizuar. Pra, as drejtësia, si një pushtet i pavarur në Shqipëri nuk ndërmjetëson dot vërtet në këtë konflikt, nuk e shoh këtë mundësi që drejtësia në një lloj mënyre ta çojë përpara këtë proces. Pra ose të thuhet qartësisht, bazuar në ligj, se nuk ka prova të qarta për bashkëpunimin e Partisë Socialiste me mafian e drogës, ose që ajo të tregojë qartë, se ka një bashkëpunim të tillë e të ngrejë akuzë kundër kryeministrit. Por siç e thashë drejtësia duket e paralizuar dhe jo e aftë të veprojë.
BE, në të shkuarën ka dërguar gjithmonë misione ndërmjetësuese, kësaj here ajo duket se është e rezervuar…
Edhe mua më duket kështu, por siç e thashë impulsi i BE për të vënë gjërat në vend në Shqipëri, apo për të përshpejtuar hapjen e negociatave, ky impuls po dobësohet gjithnjë e më shumë. Pra si nga brenda Shqipërisë zor se duket një rrugëdalje, ashtu edhe BE ka pak mundësi ndikimi. Pas zgjedhjeve europiane ajo ka halle brenda saj. Kush do jetë komisioneri i ri i zgjerimit, kush do jetë i ngarkuari për politikën e jashtme, si do të pozicionohen këta komisionerë të rinj kundrejt Shqipërisë. Gjithçka është pezull, e të shpresojmë që kjo gjendje të mos çojë në shpërthim dhune.
Por nëse nuk ndërhyn askush për të arritur një kompromis rreziku i shkallëzimit të situatës është i madh…
Për fat të keq është kështu. Edhe përvoja e tregon që ka pasur rrëzime qeverish me dhunë në Shqipëri, e që kanë pasur madje sukses për partinë që ka qenë në opozitë. Pra, joshja e partisë që nuk ka qenë në qeveri për të ndryshuar pushtetet me fuqinë e rrugës, madje me dhunë është e madhe, e kam frikë, se kjo joshje është e madhe edhe për Partinë Demokratike.
Por Shqipëria ka përvojë të hidhur në këtë drejtim, partitë duhet të kenë mësuar diçka nga e kaluara…
Do të dëshiroja që të thoja Shqipëria ka mësuar nga e kaluara, por për momentin shenjat janë për stuhi dhe jo për qetësim politik. Shpresoj që unë të gaboj dhe të që kemi një kompromis e një zgjidhje politike.
Cili do të ishte skenari më i mirë për vendin në këtë moment dhe çfarë mund të shkonte më keq?
Skenari më i mirë do të ishte që zgjedhjet lokale të shtyhen me ujdi, pra që Rama të mos këmbëgulë që të bëhen zgjedhje në fund të qershorit. Skenari më i keq do të ishte, nëse Partia Demokratike e forcon momentin e rrugës, kur mund të ketë trazira e ndoshta situata të ngjashme me një luftë civile. Ka ende mundësi që të gjendet një kompromis e të gjithë aktorët politikë janë të thirrur ta kërkojnë atë.
*Matthias Rüb është gazetar i njohur i Frankfurter Allgemeine Zeitung, me përvojë si korrespondent i saj për Europën Juglindore në vitet 1994-2002. Ai është kthyer sërish si korrespondent i FAZ për Europën Juglindore me qendër në Romë, duke mbuluar edhe zhvillimet në Shqipëri
or mik, skenari me i mire te zgjidhet kriza eshte te hapni negociatat sepse keshtu u bie hovi atyre ne rruge per hallin nga drejtesia. Se nuk behet muhabet me murin prandaj dhe ka krize por kriza zgjidhet me vote, ajo qarteson dhe i jep hakun kujtdo dhe jo me llogje kavaje qe po i provojme per 30 vjet, e di ti ate shprehjen si qente ne kasaphane… dmth ti hane kokat njeri-tjetrit, sot Edi atyre, neser ata atij e keshtu me rradhe, behet drejtesi dhe qartesohen gjerat. Boll me sugjerime leshi te sterstersterprovuara, jane ne mision ca per te shkaterruar kete vend dhe nuk do ndalojne derisa te mbeten te vetem ne kete vend se te gjithe do ikin nga halli se kane femije.
E po kjo pune edhe gjermani e di me mire se si zgjidhet politika e shtrigave mafjoze ne albaniatanin e ripjellur te Dr Allaramutit, lol
Na cane bythen gjermanet. Merruni me koalicionin e leshit ne gjermani pastaj zgjidhni problemet tona. Apo Luli paguan aq shume sa po krijoni opinion per shqiperine tash pas 30 vitesh biles pa e vizituar asnjehere. Lekun e pa deklaruar dhe kash e pelqejne edhe gjermanet . Lereni kete pune boll kemi lutfi dervishin dhe ylli rakipin per analize gazetareske dhe opinione leshi.
Po ketij cfare i duhet me Shqiperine; ne spyesem njeri tjetrin e jo keta niperit e Hitlerit Njerez te cuditshem! Do kete marre ndonje euro se vetel ajo te hedh ne buze.
Ky eshte imazhi qe ka krijuar kjo klase politike ne keta tridhjete vjet. Gazetari eshte empirik ne vleresimin e tij. Ne fund te fundit politiken nuk e ben media. Perfaqesues te BE dhe SHBA e dine mire se cfare po ndodh ne Shqiperi dhe do behet cfare urdherojne ata dhe shyqyr qe i kemi.
Ky “modeli gazetar ” qe duket si buzhal berati , I duket vehtja interesant… sepse ndoshta eshte hera e pare ne “karrieren” e tij qe disa “bashkegazetare” nga tanet , I bejne ca pyetje “shume interesante”…!
LULZIM BASHA, TE PASKA PAGUAR MIRE ZOTEROTE ,
Sa lek paskemi pasur !!!
Nje vella I Andit te jep mend !
Po pse mor gjerman e bir gjermani, me ujdi?! Ne kemi ligje , kushtetute. Pse ne dashkemi lene ne meshiren e ketyre pylloreve qe i zgjidhin ceshtjet me tym gure dhe ujdi? Ne dacin te ndryshojne ligjin per zgjedhjet bujrum atje ku flitet e behen ujdite, ne kuvend! Cpalo parti politike jane keta qe nuk vihen as paralel as kryq por diagonal. Nuk duan dialog, jo me nje dosido, por me ate qe eshte ne krye te qeverise shumices politike dhe partise me te madhe ne vend. Ky eshte qartazi nje pozicion qe nuk kerkon fjale por kerkon dhune dhe kerkon te justifikoje te gjitha gomarlleqet qe ka ne tru doktor psikoja dhe shpura e tij familjare…qe ne o gjermano spo na hiqet qafe prej kohes se murit te berlinit. Aman ere gjermanooo
Deri ne nje perqindje te intervistes kisha ndijesine,sikur po intervistohej nje militant gjerman i PD-se.Me pas e morra vesh se kemi te bejme me nje gazetar gjerman,te paguar mire per profesionalizmin dhe pa anesine.
I nderuar gazetar,e gjithe intervista permblidhet me dy fjale: Teori ne xungth.
Interesohu dhe t’a shpjegon ndonje tirons i motshem si Dash Shehi p.sh,qe t’a morresh vesh tamom,c’do me thone e c’dua te te them.
Ne kete interviste mungon nje pyetje shume e rendesishme: – ne qofte se opozita ne Gjermani do vepronte si ne Shqiperi( ose te kargohet Merkel ose nuk ka zgjedhje ) cila do te ishte pergjigja e ketij gazrtari?
Ka qene ky miku ndonjehere ketu/ Te flase ebisedoje me njerezt per te krijuar mendim pastaj se cfare mendojne te bejne shqiptaret? Nga menyra si mendon nuk besoj se e njeh Shqiperine e shqiptaret. Edhe drejtimi konservator i gazetes per te cilen punon nuk e ndihmon qe te jete me mendje te kthjellet.
Zgjidhja ?
Eshte shume e thjeshte .
1-Dorheqja e Rames
2- Shtyrja e dates se Zgjedhjeve me konsensus .
E dini ju komsomolas se ciet ja kandiduar ky K/m yne garip ne Durres , Lushnje , Mat , Vlore dhe ne te tjera Bashki ?
Pse nuk e ben si Senastian Kruz i Austrise apo Tspirasi i Greqise , dorhiqu , rifillo nga E para dhe po e more perseri do te veme disa Kushte :
1-Ndalo Vjedhjen me Rruget duke i dhene me Konçension qe populli te paguaje Taksat per 25 vitet e ardhshme .
2- Ndalo fasadizimin e Qyteteve te rrangut re trete e te katert .
3-Fut nd burg Hajdutet qe ke ne qeverri bashkepuntore dhe merru Pasurine dhe mos fut ne burg ata qe vjedhin energjine .
4- Hiqu ekskluzivitetin te gjithe atyre Politikaneve , Majtas e Djathtas dhe Investo ne Bujqesi qe njerzit te meren me pune .
5-Po pate by.. hap vende te reja pune .
6 -Nuk ka nevoje njeri te dutoje karagjozlleqet e tua por kerkoju llogari Vartesve etj etj .
7 -Po çfare them dhe une .
Harrova qe ti Keshtu ke lindur dhe nuk Ndryshon dot .
Ky fakiri kerkon Hitlerin………HEIL!
Jo re keshtu beni ju ne GJERMANI….sa mire na mesoke….njerez te blere
Komentuesi Ujku Plak :
Persa i perket Greqise Tsipras u fut ne zgjedhje vendore edhe humbi me nje diference shume te madhe , prandaj vajti ne zgjedhje te pergjithshme .Biles kete e kishte thene “ne qoftese humbas do vete ne zgjedhje”.Nuk krahasohet me situaten ketu.Ketu Luli do zgjedhje te pergjithshme me qeveri tranzintore dhe pastaj zgjedhje lokale.Dicka qe ska ndodhur kurre ne bote.