Nga Mentor Kikia
Sot ka të tjerë çështje të nxehta, por unë dua të merrem sërish me problemin e ushqimeve.
Dy ditë më parë AKU bllokoi në Morinë nja 20 ton lëngje frutash që vinin nga Serbia, importuar nga kompania ALFA, e që ishin në prag të afatit të skadencës.
Duke hedhur dyshime, se produkte të cilat rrezikojnë të asgjësohen në vendet ku ka më shumë kontroll, hidhen në tregun shqiptar, ku ose falsifikohet data, ose shqiptarët për 20 Lekë më pak në çmim as denjojnë ti shikojnë datat e skadencës dhe as nga vijnë.
Ndërsa Klan Plus publikoi të dhëna mbi sasinë e vajit të palmës që futet në vend, (rreth 3.400 tonë janë importuar gjatë vitit 2018).
Dyshimet janë se ai përdoret masivisht në prodhimin e nënprodukteve të qumështit, si djathë, gjalp etj. Para një muaji, në një fabrikë të tillë po AKU zbuloi rreth 30 ton vaj palme.
Sërish duhet të kujtojmë se i përdorur në norma të caktuara, vaji i palmës nuk është i rrezikshëm pasi nuk është as Acid Sulfurik as helm për minjtë.
Por asnjë prodhues nuk e reklamon në etiketë vajin e palmës si përbërës të produkteve që hedhin në treg. Kështuqë nuk dihet se në çfarë dozash përdoret dhe mbi të gjitha, ne duhet ta dimë se kur një produket përmban vaj palme. Eshtë detyrim deklarimi i përbërësve,
Në çdo vend të Europës, idustria që e përdor, e deklaron përmbajtjen dhe sasinë në %. Shqiperia eshte i vetmi vend qe nuk e ben kete.
Ndaj mendoj se është shumë i nevojshëm një investim serioz në AKU, laboratore dhe burime njerëzore.
Sepse duhet të mbrojmë konsumatorin nga abuzuesit, duhet të mbrojmë prodhuesin e ndershëm nga konkurenca e padrejtë(atë që prodhon djathë nga qumështi dhe jo nga palma), dhe duhet të krijojmë besim edhe tek tregu ndërkombëtar për të eksportuar një ditë.
Forcimi i ligjit thjeshtë në letër është një manovër pa asnjë rezultat.
Alfa Glina!!???? Kush firme eshte se na japin dhe mend me seminar…..po kta e vene ne rresht doganen e tatimet