FOTOT: Ku i ka sytë Donald Trump? Kim Kardashian sërish në Shtëpinë e Bardhë

14 Qershor 2019, 11:03Lifestyle TEMA
FOTOT: Ku i ka sytë Donald Trump? Kim Kardashian sërish në

Kim Kardashian i vodhi të gjithë vëmendjen presidentit amerikan në Shtëpinë e Bardhë. Ylli i Reality Show ju bashkua presidentit për promovuar një nismë që synon të ndihmojë personat që lirohen nga burgu të gjejnë një punë e të integrohen në shoqëri.

“Jam në një moment të jetës time, ku dua të bëj ndryshimin dhe gjënë e duhur. Këta njerëz duan të punojnë dhe unë jam shumë e lumtur që jam këtu mes njerëzve që duan të njëjtën gjë dhe që besojnë me të vërtetë në riintegrimim e tyre”, tha Kim Kardashian

Ndërsa Presidenti Trump, nga ana e tij, tha se ishte një fans i Kardashians, duke vlerësuar rolin e saj në miratimin e të ashtuquajturit “First Step Act”, që parashikon ndër të tjera programe suporti për të ish të burgosurit.

“Kur ish të burgosurit rikthehen në shtëpi gjëja më e rëndësishme që mund të bëjmë për ta është t’i ndihmojmë të gjejnë një punë të mirë”, u shpreh kreu i Shtëpisë së Bardhë. Ylli I televizionit e ka vizituar edhe herë të tjera Shtëpinë e Bardhë, ku ka diskutuar për çështje të reformës në drejtësi. Ajo loboi me sukses për faljen e Alice Marie Johnson, e dënuar për drogë.

1 komente në “FOTOT: Ku i ka sytë Donald Trump? Kim Kardashian sërish në Shtëpinë e Bardhë”

  1. lani says:

    ka maru bota kurva ne shtepin e bardhe pa lidhje kto jane fmilja me e degjeneruar ne rruzullin toksore palidhje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje