VIDEO+FOTO/ Këngëtares së njohur i nxjerrin videon me "pullë të kuqe": Në lidhje me balerinin, para se të ndahej nga i fejuari miliarderi

14 Qershor 2019, 10:21Lifestyle TEMA
VIDEO+FOTO/ Këngëtares së njohur i nxjerrin videon me

Këngëtares Mariah Carey i ka dalë një video ku shihet duke vallëzuar në mënyrë provokative me balerinin Bryant Tanaka, të cilit i ulet dhe në prehër, ndërkohë që ishte e fejuar me James Packer.

Videoja është xhiruar brenda Hotel D’Angleterre në Kopenhagen, Danimarkë, në mars të vitit 2016, ku këngëtarja ndodhej për një koncert.

Në videon e publikuar nga Daily Mail, Carey shihet duke i grisur këmishën balerinit dhe i ulet në prehër, më shumë se gjashtë muaj para se të ndahej nga i fejuari James Packer.

Kur u xhirua video, Carey ishte ende e angazhuar me miliarderin Packer.

Pronari i kazinove i kishte propozuar asaj në janar të 2016-ës me një unazë diamanti prej 10 milion dollarësh pas më pak se gjashtë muaj takimesh.

Marrëdhënia u prish përfundimisht në tetor të vitit 2016 dhe miliarderi tani ka gjetur një tjetër partnere, ashtu sikurse dhe këngëtarja është lidhur pikërisht me balerinin që shihet në video.

Videoja e publikuar sugjeron se mes këngëtares dhe balerinit kishte diçka, ndërkohë që ajo ishte e fejuar.

Një burim i tha “DailyMail”:

“Ata ishin qartë më shumë se thjesht miq edhe atëherë. Ajo ishte aq flirtuese dhe ishte aq e qartë se diçka po ndodhte. James do të kishte vdekur nëse do të kishte qenë atje.”

3 komente në “VIDEO+FOTO/ Këngëtares së njohur i nxjerrin videon me “pullë të kuqe”: Në lidhje me balerinin, para se të ndahej nga i fejuari miliarderi”

  1. ¬ says:

    Sot është dita botërore e dhurimit të gjakut., ndaj vagina është symbol dashurie.

  2. Ali Pasha says:

    Hahahah krejt me pulla te kuqe jane keta, rralle noj njera e ka jeshile hahaha

  3. Saliu 100% DJALI I kARAXHICIT says:

    keto kurvat kur fillon dhe i kalon mosha fillojn e nxjerin zogun perjashta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje