Ylli Manjani: Pse Ilir Meta, nuk mund ta shpërndajë dot Parlamentin

14 Qershor 2019, 20:20Politika TEMA

Orët e fundit ka pasur spekulime, se Ilir Meta mund të nxjerrë një dekret për shpërndarjen e Parlamentit.

Kjo, duke u nisur dhe nga kërkesa e tij drejtuar Parlamentit, për ta pyetur se sa është numri i deputetëve aktualë, ndërkohë që në një dalje për mediat paradite, tha se se ky Parlament nuk është legjitim.

Por ish-ministri i Drejtësisë nga radhët e LSI-së, Ylli Manjani, thotë se Ilir Meta nuk mund ta shpërndajë dot Parlamentin.

Reagimi i Manjanit

Nuk mendoj se do gjendej një arsyetim i plotë e shterrues kushtetues e ligjor, që të mbështesë idenë e shpërndarjes së Parlamentit ekzistues nga Presidenti i Republikës.

Kushtetuta i ka të përcaktuara rastet se kur e në ç’rrethana ndodh shpërndarja e parlamentit.

Në asnjë rast ulja e numrit të deputetëve në mes mandati, por jo e shumicës së domosdoshme për të marrë vendime, çon në shpërndarje të Parlamentit.

Pra e thënë më thjesht, vërtetë parlamenti nuk i ka 140 deputetë, por ka mjaftueshëm numra për të siguruar seanca parlamemtare dhe për të marrë vendime.

Ka një boshllëk kjo llogjike, sepse ç’kuptim ka numri total 140, por Kushtetuta nuk e sheh si rast për ta shpërndarë parlamentin.

Shpërndarja e parlamentit ndodh kur ky i fundit humb funksionin e tij për të marrë vendime.

Ky është arsyetimi kushtetues në mënyrë të përmbledhur.

Pra çështja e shpërndarjes së Parlamentit nuk është njësoj si anulimi i ditës së zgjedhjeve. JO!

Pa asnjë dyshim, politikisht ky parlament nuk duhet të rrijë asnjë sekond më, sepse nuk është më pluralist dhe nuk përfaqëson popullin shqiptar.

Pa asnjë dyshim, nuk ka asnjë moral që ta justifikojë ekzistencën e kësaj poshtërsie që vjen në fakt nga kalbja e sistemit politik bë vend.

Pa asnjë dyshim, që shkrirja e tij dhe ndërtimi i një parlamenti të ri e përfaqësues është e domosdoshme dhe detyra numër 1.

Por, ligjërisht Presidenti nuk mund ta bëjë këtë gjë me nismën e tij.

Kjo llogjike, do ishte njësoj idiote si shkarkimi i Presidentit…

16 komente në “Ylli Manjani: Pse Ilir Meta, nuk mund ta shpërndajë dot Parlamentin”

  1. Sqepari says:

    Ky, juristi politik, nuk thote kryesoren: parlamentin mund ta sbperndaj nje President i nje rep. Presidenciale, qe eshte zgjedhur drejte per drejte nga populli. Ne rep. Parlamentare, qe ka atributin e zgjedhjes se presidentit honorifik, kjo smund te ndodhe.

    1. Kalec Dega says:

      Ca bohet mi jahu n Albaniston . Floriri mbi Kushtetuten. Sikur do ta zbonin Floririn pas Fleterrufeve te Kapter Ramiut.

  2. Only cure to democracy is more democracy says:

    Ti po thua qe parlamenti per me shume se dy vjet te rrije me 123 deputete kur kushtetuta thote taksativisht 140? Nuk thua o Ylli shyqyr qe ekziston nje gjysmemundesi e tille me I vene drynin ketij fare parlamenti quasi si i PPSH?

    1. Bureto says:

      Ylli po thotë që ka zero mundësi, ndërsa ti @only… po thua shyqyr që ka gjysëm mundësi. Por edhe sikur të jetë kështu bile dhe më shumë 90% mundësi, ku e sheh PPSh ti këtu, apo pse partitë që thonë se janë parti, bile aspirojnë pushtet, nuk duan të jenë as në parlament dhe nuk duan të hynë as dhe në zgjedhje. Pra fakti se janë tregon se pluralizmi ekziston, apo jo. Në regjimin komunist pluralizmi nuk njihej me kushtetutë (Musine Kokalari në vitin 1946, u burgos e u internua deri sa vdiq, vetëm se tentoi të krijonte një parti) dhe po me kushtetutë partia udhëheqëse ishte PPSh për 45 vjet. Ti e di këtë ndryshim, por i bie fyellit të atyre që duan për interesa jo demokratike dhe antikushtetuese dmth antisistem, siç thotë populli mutin që kanë bërë vetë, ta lajnë me shurrë!!!…?

  3. Ne jemi Republike Parlamentare, ku orwsudenti zgjidhet nga Parlamenti. Pra, atributet i merr nga vullneti i Parlanentit. Keshtu, logjikisht Presidenti ne rrethanat aktuale nuk mund te ushtroje te drejten e shperndarjes se Parlamentit. Ky ka shumicen e thjeshte, por edhe te cilesuar qe i kejon marrjen e vendimeve, ushtrimin e pushtetit legjislativ ne kushte krejt normale….

  4. jurist tranzicioni says:

    Cligje e kushtetute leshi keni bere ju juristet ku I ve ne dyshim dhe gomari i xha Tasit? E keni kurajo e flisni prape? Meqe numri 140 nuk ka rendesi dhe vendimet merren me maksimumi 94 pse nuk i kursejme shqiptareve 46 deputete?? Na gjej nje klecke ligjore ta bejme te pakten kete e tregoje veten jurist!

  5. ¬ says:

    Duhet të jesh Tironc, me patur një forcë të tillë.

  6. BRSS says:

    O KOKE TRASH JA KE FUTUR VETES ME KETE QE BERE AMERIKA TE SHKERDHEN BREKET KE VEJTUR SI CJAPI TE KASAPI AMERIKA SKA PJERDHUR PER BURRA ME TOPE E JO ME TY QE STE KA NE REFENE PRANDAJ THIRRI MENDJES SA KE KOHE O TRAP

  7. Bureto says:

    Ylli po thotë që ka zero mundësi, ndërsa ti @only… po thua shyqyr që ka gjysëm mundësi. Por edhe sikur të jetë kështu bile dhe më shumë 90% mundësi, ku e sheh PPSh ti këtu, apo pse partitë që thonë se janë parti, bile aspirojnë pushtet, nuk duan të jenë as në parlament dhe nuk duan të hynë as dhe në zgjedhje. Pra fakti se janë tregon se pluralizmi ekziston, apo jo. Në regjimin komunist pluralizmi nuk njihej me kushtetutë (Musine Kokalari në vitin 1946, u burgos e u internua deri sa vdiq, vetëm se tentoi të krijonte një parti) dhe po me kushtetutë partia udhëheqëse ishte PPSh për 45 vjet. Ti e di këtë ndryshim, por i bie fyellit të atyre që duan për interesa jo demokratike dhe antikushtetuese dmth antisistem, siç thotë populli mutin që kanë bërë vetë, ta lajnë me shurrë!!!…?

  8. Aleksander says:

    Dy Burra shtetit ka pas Shqipnia, te parin nuk ka njeri i gjadh qe ta ket njoft, e asht Gjergj Kastrioti, te dytin ka shum Shqiptar qe kam pas kenaqsin e madhe me e njoft, e asht ENVER HOXHA, te tjert jan langareça, tipo berisha , sala etjetjetjetj.

    1. Operacioni Zjarri says:

      Respekte Aleksander!

  9. alphade says:

    Ky Manjani eshte nje mashtrues e vagabond i jurisprudences
    shqiptare sepse e perdhunon keqazi Kushtetuten shqiptare.
    Zoti mut juristi: Shqiperia eshte Republike Parlamentare dhe
    jo Presidenciale. Mutit Meta mos i jep atributet e Presidentit
    Amerikan Trump,kur nuk i ka ! Jepi Cezarit ate qe i takon,mo-
    re te shitur politikisht. Pftttuuuuuu race e ndyre ……!
    Se dyti, Ti more edepsez juristi megalloman, shperndarja e par-
    lamenti behet kur ka krize parlamentare, kur nuk jane numurat
    per ligjberje dhe per te marre vendime. Tash nga 140 vota jane
    te pranishme 110 vota , a e kupton se me keto vota jo vetem qe
    nuk mund te shperndahet parlamenti por Parlamenti “shperndane”
    dhe e con ne te semes presidentin hajdut e mafioz te Shqiperise.
    Shqiptaret jane te bindur se Ky Metushi do te shkoje ne REC duke
    qene president..,,…!!!

    1. Studenti 1 says:

      Thjesht per saktesim…..sot qe diskutojme ketu ne kete faqe, jane 122 deputet ne Kuvend.
      Flm per mirkuptimin.

  10. ta says:

    eshte dhe kjo, po u mesuan opozitat me dorzim mandatesh nuk ka per tu bere shtet,ndesa ti nuk e ze ne goje, je dhe avokat…………….

  11. PPSH says:

    LESHONI KOMENTET, MJAFT I MBAJTET PENG, O DELENXHINJ TE temes meros

  12. sb says:

    Ajo qe me ben pershtypje ne kete rast eshte nje gje fare
    e thjeshte. A e kupton ky popull se nese shkrihet ky parlament
    rrezikohet qe ne Shqiperi te mos kete me Parlament.E dini pse?
    per nje gje fare te thjeshte.
    E zeme se do te behen zgjedhje te reja dhe Pd ,LSI fitojne 80
    deputete. Ps nuk pranon zgjedhjet dhe nuk futet ne parlament.Edhe rezervat
    e saj nuk futen dhe parlamenti ngelet perseri me 80 deputete.Cfare do te
    ndodhe? Futini Ilirit dhe Lsi nje hu ne bythe dhe cdo gje zgjidhet.Pike,te fala
    Rrokut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje