Kush mund ta pranojë ofertën për të qenë pjesë e “Komiteteve të Shpëtimit” të PD?

15 Qershor 2019, 19:37Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Të gjitha paralajmërimet ndërkombëtare kundër dhunës në zgjedhjet e 30 qershorit, kulmojnë me paralajmërimin e SHBA se njerëzit që do të prekin zgjedhjet, nuk do të munden të hyjnë kurrë në SHBA.

Kjo nëse ndodh pjesërisht, do të jetë paksa e vështirë për t’u identifikuar çdo rast, pasi me siguri do të duhet që këta njerëz, më parë të kalojnë një filtër gjykimi në gjykatat shqiptare dhe të ndëshkohen si të tillë.

Por Partia Demokratike dhe LSI, me sa duket po ua bëjnë gati listat SHBA-së, vendeve të BE dhe gjykatave shqiptare, para se të ndodhë një përplasje e mundshme.

Këtu nuk e kam fjalën që vet Basha, Kryemadhi dhe Meta do hyjnë në këto lista, me ato që thonë dhe nxisin, se ata ja vlen të sakrifikojnë për një ëndërr të madhe, siç është pushteti. Por për ata të tjerët që politika i përdor dhe pastaj i lë rrugëve.

Të ashtuquajturat “Komitete të Shpëtimit” që Partia Demokratike ka njoftuar se do t’i ngrejë zyrtarisht, janë listat e para që do të ketë çdo gjykatës, çdo prokuror, dhe çdo Ambasadë Perëndimore në tavolinën e saj, për të marrë një vendim të tillë.

Kjo strukturë duket që ka për të përfunduar në një institucion qesharak, siç ka përfunduar spekulimi me “Korpusin Azem Hajdari”, të gjoja djemve të fortë të PD, që do përmbysnin pushtetin, por nga ana tjetër do të ketë dhe një fund tragji-komik.

Edhe pse ata mund të mos hedhin asnjë pushkë kundër zgjedhjeve dhe as të mos dalin nga shtëpia 24 orët e fundit, do të shënohen si njerëzit që tentuan të prishin zgjedhjet me dhunë më 2017, duke e pasur kështu të garantuar futjen në listat e zeza për t’u izoluar përjetësisht në Shqipëri, përveç dënimit penal që mund të marrin.

Ndaj çdo demokrat duhet të jetë i qartë se kur Lulzim Basha e thërret për t’i vënë emrin në listë si pjesë e Komitetit të Shpëtimit (jo ato të Zani Çaushit më ’97), e ka thirrur për të ndarë mendjen, se ai njeri nuk e  kalon më pragun e shtëpisë pas 30 qershorit, edhe pasi të dalë nga burgu, pasi do të jetë në çdo listë të zezë dhe shënjestër e çdo institucioni që do të mbrojë zgjedhjet e 30 qershorit.

Për këtë arsye, të vetmit që mund ta pranojnë ofertën për të qenë në listat e “Komiteteve të Shpëtimit”, janë njerëz që nuk kanë çfarë humbasin, kriminelë, të dënuar në Perëndim që nuk ikin dot dhe kështu nga Shqipëria, apo njerëz me precedentë penal, që mendojnë se mund të rehabilitohen politikisht.

Dhe kështu, heronjtë e zgjedhjeve të lira do të jenë në të vërtetë, kriminelët e mbetur të lirë të Shqipërisë, që Lulzim Basha shpreson t’i bëjë kamikazë.

Nuk është se do t’i bëjnë hatanë shqiptarëve, por hatanë vetes është e sigurtë që janë duke ja bërë.

Shqipërisë i bëjnë nder, se së paku nuk eksportojmë më kriminelë në Holandë dhe Itali.

23 komente në “Kush mund ta pranojë ofertën për të qenë pjesë e “Komiteteve të Shpëtimit” të PD?”

  1. Edi says:

    BRAVO MERO NJE THIRJE E SINQERTE

  2. Shkelzeni says:

    Mendoj se keta kamikaze, sikurse edhe organizatoret e rekrutimit te tyre, e jane ndare mendjen dhe as duan t’ia dine fare per pasojat! Ndalimi per te udhetuar ne SHBA, nuk e pengon as Lulin, as Ilirin dhe as Monen, sepse Saliu dhe Titi i kane marre mandatet tashme! Zjarri qe duan t’i vene Shqiperise nuk eshte asgje ne krahasim me vizat! Edhe Komitetet e Shoetimit, me mire Komitetet e Maleve apo te Shpellave nuk tremben nga jeto qe thuhen ne kete artikull! Ajo qe duhet thene me force eshte pergjegjesia oara ligjit – kjo dhe vetem kjo duhet te funksionoje ketu tek ne!
    Sali Ram Berishoviqi nuk heq dore nga pjanet e tij pervta djehur e vrare Shqiperine edhe nje here tjeter!

  3. Paloqe thuthuqi says:

    SHBA dhe BE duhet te shpallin PD-LSI organizata terroriste dhe te fusin gjithe drejtuesit dhe anetaret e tyre ne listat e zeza.

  4. Arben says:

    SHYQYR MI È SHQIPTAR MENDJE HAPUR KOMPLIMENTE ZOTI MERO BAZE

  5. Usa says:

    Te mbrosh ligjin e kushtetuten nuk eshte krim. Dekreti i presidentit nese deri me 30,qershor nuk hidhet poshte nga gjykata kushtetuese , eshte i ligjshem.Cdo perpjekje qytetare e nevojshme per mbrojtjen e ketij dekreti , te pakten deri ne shprehjen e gjykates, eshte thjeshte e pandeshkueshme, nuk e di nese e lavderueshme. Nuk ka gjykate ne bote qe mund te denoje kend per sa me siper.Perndryshe sajoni nje gjykate kushtetuese para dates 30 e detyrojeni te marre vendim Brenda dates 30 qershor dhe atehere te pakten alibia e ndeshkimeve politike do vlente sadopak.Por persa eshte krize politike dhe mjetet per zgjidhjen e saj Jane vetem politike.Te tjerat Jane gjera pa bereqet. Kujtojme se kemi nje kushtetute qe nuk e kane votuar me 1998 me shume se gjysma e popullit , pavaresisht sa te drejta apo Jo kane qene motivet.Shba do te nderhyje dhe nuk besoj se do te kete nerva e kohe te lexoje rrumpallen juridike shqiptare e do te gjykojne mbi parimet e shenjta te rregullimit te shoqerive ne boten e lire e demokratike dhe ne perputhje me interesat strategjike kombetare shqiptare per sot e mot.

    1. Ed says:

      Ke tjere lesh kot miku nga USA! Amerika e ka dhene verdiktin ketu e disa jave me pare: Zgjedhjet ne afatin Kushtetues 30 qershor! Nuk besoj se ka President apo Gjykate Kushtetuse ne Shqiperi qe e rrezon verdiktin e USA ! Te gjithe ne Votime!

    2. Ed says:

      Ke tjere lesh kot miku nga USA! Amerika e ka dhene verdiktin ketu e disa jave me pare: Zgjedhjet ne afatin Kushtetues 30 qershor! Nuk besoj se ka President apo Gjykate Kushtetuse ne Shqiperi qe e rrezon verdiktin e USA ! Te gjithe ne Votime! Sa mire qe e di historine e Kyshtetutes ti !!!! Ashtu do ndodhe dhe me zgjedhjet lokale! Do mare pjese 33 % e zgjedhesve dhe do njihen nga USA dhe BE. Dhe mbaroi filmi 4 musketieret!!!

    3. Maverick says:

      Gjykata Kushtetuese do të krijohet herët a vonë. Dhe kur ajo të vendosë, ai vendim ka fuqi PRAPAVEPRUESE, si për burrin e filxhanit, si për marshallin, si për artistin, për filxhanin vetë ashtu edhe për ty apo të tjerë si ti, që truri i ka ikur në drejtim të paditur, por kusuri i mbetur do t’ju izolohet si ato mikrobet në karantinë.

    4. Saliu says:

      Jeton ne usa ami Cuba

  6. Andrea says:

    Bukur Mero nje shkrim, shume i qarte, dhe godites,

  7. Shpend Sollaku (oficer sigurimi në lushnje që kam bërë spiun jozef radin dhe babanë e tij) says:

    Kryevepër. E ke qarë Mero. Edhe unë që kam qënë oficer sigurimi dhe jam gjoja shkrimtar, nuk do ta bëja kaq bukur këtë Shkrim.

  8. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Ne 97, PD,shperndau kallashet me lista emerore,per te fortet dhe militante e saj ,per te luftuar ne jug !
    Me perjashtim te disa shiksave dhe punonjes te krimeve,qe merrnin rrogen,te tjeret i mbajten neper shtepit e tyre armatimet e shperndara per “mbrojtjen” e Berishes.
    Perballe forces duhet te kunder veproj e njejta force per ta ballancuar ose me e madhe per ta shkateruar.
    Mos i perkdhelni te “fortet” e Berishes dhe Metes,forces pergjigjuni me force,faza e bisedimeve eshte konsumuar,pritave te rrugeve ju tregoni vendin,i keni te gjitha mjetet.
    Meta eshte tashme kundershtar i hapur !

  9. Taraboshi says:

    Mero mjafte i perdore SHBA dhe BE si gogol per cubat e PD dhe LSI Shteti eshteshtet she me te gjitha format te mbroje zgjelljet duke perdorur edhe dhune po ta lyp nevoja.Nukduhet te lejohen nje grup cubash te bejne ligjin ndaj shtetit.si ne rastin e Bilishtit kuish deputeti PD kercenon zv drejtorin e Poplicise se shtetit.dhepjesa tjeter e shtetit bejne sehir.Me kete menyte do tju quajne te pa afte.
    Ndersa SHBA dhe BE le tebejne punen e vet.

    1. katarakti says:

      Te lumte Tarabosh. M’i ke marre fjalet nga goja. Do te shtonja se per kete renie ne kete nivel te shtetit shqiptar te gjitha fajet i ka ai Kalliri i Gjate. Dhe Merua mos t’i bej fresk dite per dite kesaj qeverie te paafte per te bere shtet. Eshte paaftesia e qeverise qe gjendja arriti ketu.

  10. Drejtesi says:

    Ka plot parzit e te paafte qe jetojne me fekalet e plotitikes. Ata edhe ti cosh ne Amerike jane te mbarum. E keta jane shume, prandaj jemi te fundit e Europes…

  11. Vironi i Drites says:

    Deshiroj qe te mos ndodh asgje. ketu ndryshojne vendet moderne ku nuk mer njeri hunjte dhe botes se trete. Kur doli Tosi nga burgu erdhi ne Vlore. pa hyre ne Bestrove u mbajt nje takim me Komitetet e athershme. Sumica kerkonte kthimin e koprativeve dhe ndermerjeve shteterore. Tosi i degjoj dhe buzeqeshi. Tani keta ose jane vrare ose jan bere milionere. Ata qe bejne remujen jane kryesisht ushtare te tipit te Tom Doshit qe i solli ne Tirane ne 21 Janar. E verteta eshte se shoqeria jone ka te tille me shumice. Ne 20 Janar vajten e i than Sales ik se do futemi ne ndertese me dhune. Hajdeni po ju mbajti tha doktori. Pra kemi te bejme me dy psikopate te certifikuar. Mjer ata djem nenash qe do ikin per lesh se Kurtin, Lubonjen. Imamin, Gjinushin akoma i keni shendoshe e mire . A s,ishin keta Komitetet e 97 ?

  12. epo kjo pune says:

    puna eshte se a do pranojne Hollanda e “virtyteve” qe na cau trapin me qendrimet antishqiptare, qe te mos lejoje Lulin te shkoje ne Hollande tek familja apo … do viza prej shqiptareve te thjeshte dhe LULJA hyje e dale ne vendin e tulipaneve… Europa kurve!!!

  13. visi says:

    Kater derra ka PDja, Salijani, Strazua(katunari baldushkut), çuni Fariut, dhe palofhoka, te kater keta duhet ti veni mend, se nuk hane mut kot.

  14. MH says:

    Duke mos eksportuar kriminel ne hollande dhe itali.Hollanda do na heqim vizat dhe mbeshtetjen per negocime me BE.
    Monizmi ato qe ngelnin i ngjeshte ne burge te tjeret qe iknin shpetoni po nuk kishin te drejte te vinin ne atdhe.
    Demokracia ben te kunderten.I mban te lire brenda ne shqiperi.Dhe nuk i lejon te dalin perjete te jetes jasht shqiperise.
    Per me dasht me e shikue holle holle kete muhabet duhet qe keto njerez “lufte per top” te mos pranojne te rregjistrohen ne keto “komitete te shpetimit” nese e duna vetveten pozitivisht.

  15. Lorenc Luka. Ish Kryetari i Bashkise Shkoder says:

    Ne Shkoder e ka formu kyt Komitet Xhod Amuli. Une jo, nuk jam budall un.
    Distancohem nga kto komitete.

  16. Kozmos says:

    ASKUSH NUK E VE NE DYSHIM, QE ARMATA DHE KRENARIA E BERISHES , SOT E LULIT TE VOCERR , KANE QENE DHE JANE FUNDRRIRAT E KOMBIT . KRIMINELE ,HAJDUTE , TE GJITHE ANALFABETET E KETIJ VENDI , NGA MALI NE MAL .
    ME KETE PJESE TE LLUMIT TE SHOQERISE SHQIPETARE ,QE I KA MBETUR , SHQUPI .KERKON ME CDO KUSHT TE SHKATARROJ SHQIPERINE , DHE TI QUAJ REVOLUCIONAR .

  17. Realisti says:

    MERO JE GAZETAR E ANALIST I SAKT.
    JENI KOMBETAR.
    TANI PO I SHERBENI MIRE KOMBIT.
    SHKRIMET E TUA DUHET TE PASQYROHEN NE SHUME MEDIA TE TJERA …TE KEN AKSES TI LEXIJNE HULIGANET E SALIUT E ILIR METES.
    39 QERSHORI DO KALOJ MIRE INCIDENTET E VOGLA NUK E NDALIN DOT PROCESIN.
    MJERE ATA QE DO BEHEN KURBAN PER BYTHEN E SALIUT E IKIRIT.

  18. Abdyllahu says:

    Komitetet e shpetimit ? = ISIS Shqiptar, Isis nuk ka brire, eshte se ben nga keto gjera, dhune .policia me forcen e ligjit duhet te reagoje forte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje