Rekorde botërore të temperaturave të larta në Arabinë Saudite dhe Kuwajt

15 Qershor 2019, 21:00Sociale TEMA

Një person ka vdekur dje në Dubai nga i nxehti ekstrem njofton “Al Rai daily”.

Personi në fjalë pësoj infrakt në zemër përderisa raportohet se ekipi i ndihmës së shpejt nuk arriti në kohë për ta shpëtuar përkundër përpjekjeve maksimale.

Ekipet e forensikës theksuan se shkaku i vdekjes ishte ekspozimi i tepruar në diell.

Kuwajti të shtunën regjistojë temperaturen më të lartë në botë 52.2 gradë celsius nën hije, ndërsa 63 gradë celsius u regjistura nën ndikimin direkt të rrezeve të diellit.

Kjo sipas gazetes Al-kabas. Në Arabinë Saudite temperatura maksimale arriti deri në 55 gradë celsius sa u regjistrua në Al-Majmah pasdite.

Websajtet meteorologjike të Arabisë Saudite kanë raportuar se vala ekstreme e nxehtësisë ka përfshirë edhe Katarin, Bahreinin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Meteorologët nga Kuwajti kanë parashikuar një verë jashtëzakonisht të nxehtë këtë vit duke parashikuar temperaturat deri në 68 gradë celsius gjatë muajit të ardhshëm nën rrezet direkte të diellit.

Edhe në Irak, në Provincën jugore të këtij vendi Maysan temperatura maksimale është regjistruar 55.6 gradë celsius.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje